
Kryetari i BSPK-së Avni Ajdini në një intervistë për “Front Online” ka pohuar se një numër i madh i punëtorëve në sektorin privat do të mbesin pa punë gjatë kësaj periudhe.
LEXO EDHE: Ajdini: Ai që premton rritje të pagës është gënjeshtarë
“Sipas parashikimeve dhe sipas disa statistikave unë mund të them që mjaft një numër i madh do të jetë i punëtorëve pa punë, por edhe buxheti qeverisës nuk do të realizohet si në të kaluarën dhe do të jetë më i varfër”, ka thënë ai.
Ajdini dha alarm edhe për sa i përket skemave tjera pensionale dhe humanitare.
“Edhe skemat e tjera pensionale apo humanitare do të kenë defekt për arsye të Coronavirusit”, ka thënë ai për “Front Online”.