×
  • Lajme
  • Lajme

    Kurti rehaton njerëzit e VV-së në pozita kryesore të Telekomit

    FrontOnline
    29 Prill 2020

    Ndonëse gjatë kohës së opozitës e periudhës së fushatës ishin thirrur në depolitizimin e ndërmarrjeve publike, Vetëvendosja e Albin Kurtit e ka vazhduar avazin e emërimit të bordeve, duke vënë kështu në pozita kyçe të Telekomit, zyrtarë e militantë të kësaj partie.

    Para pesë ditësh, Burbuqe Hana u emërua Ushtruese e Detyrës së Kryeshefes së Telekomit.

    Hana në këtë pozitë e zëvendësoi Bedri Istrefin, që u shkarkua nga kjo pozitë nga Bordi i emëruar nga kryeministri në detyrë, Albin Kurti, shkruan Insajderi.

    Më 2016-të, Burbuqe Hana kishte qenë pjesë e protestave të Vetëvendosjes në sheshet kryesore të Prishtinës, raporton Lajmi.net.

    Madje, pjesëmarrja e Hanës faktohet edhe nga fotografitë. Lajmi.net ka mësuar se Burbuqe Hana e ka edhe vëllanë të punësuar në Telekom, Burim Hana si dhe gruan e vëllait, Luljeta Maloku Hana.

    Emërimi i Burbuqe Hanës në Telekom, nuk është i vetmi emërim partiak që ka bërë Vetëvendosje ditët e fundit.

    Feim Kelmendi është emëruar po ashtu ushtrues detyre në pozitën e zyrtarit kryesor financiar në Telekomin e Kosovës.

    Kelmendi duket se është përkrahës shumë i madh i kryeministrit në detyrë, Albin Kurti dhe partisë së tij, Vetëvendosje.

    Kelmendi madje këtë e shpreh haptazi edhe në postimet që ai bën në rrjete sociale.

    Kjo nuk është hera e parë që Vetëvendosje, ende pa i bërë tre muaj në pushtet, 40 ditë prej të cilave në një qeveri në detyrë, bën emërime politike në Ndërmarrjet Publike dhe në bordet e tyre.

    Veprime të tilla të partisë së Kurtit, së fundmi ishin kritikuar shumë ashpër për faktin se ishte vet Vetëvendosja ajo që kishte ngritur më së shumti zërin për siç e quanin ata “kapjen” e bordeve.

    Madje, Kurti gjatë fushatës elektorale as nuk kishte hezituar që ta nënshkruante një dokument, në të cilin zotohej për depolitizim të bordeve, si dhe emërim të njerëzve profesional.

    Nga Rubrika
    Sport03 Mars 2026
    Mërgim Vojvoda ka humbur një mundësi të artë të kalonte Comon në epërsi ndaj Interit, në gjysmëfinalen e Kupës së Italisë. Mbrojtësi...
    Sport03 Mars 2026
    Barcelona ka synim që sonte ta bëjë “të pamundurën, të mundur”, në përballje me Atletico Madridin. Në ndeshjen që luhet sonte me...
    Sport03 Mars 2026
    Real Madridi pësoi humbjen e katërt nën drejtimin e Alvaro Arbeloa kundër Getafes të hënën mbrëma, një rezultat që i lë “Los...
    Të tjera
    Lajme03 Mars 2026
    Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka deklaruar se i ka thënë Bedri Hamzës se nëse kandidon për President,...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Presidenti amerikan, Donald Trump, ka deklaruar se Marina e SHBA-së do të fillojë shumë shpejt të shoqërojë cisternat që kalojnë nëpër Ngushtica...
    Lajme03 Mars 2026
    Kreu AAK-së, Ramush Haradinaj deklaroi se një numër i deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosje i kanë premtuar votën nëse ai do të kandidojë...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Asambleja e Ekspertëve të Iranit këtë të marte ka zgjedhur liderin e ri suprem të vendit. Mediat iraniane raportojnë se lideri i ri është...
    Vip03 Mars 2026
    Rogerti është kthyer në shtëpinë e Big Brother VIP Albania. Pasi u përplas me Monika Kryemadhin për sjelljen e tij, Rogerti vullnetarisht...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Sekretari Amerikan i Shtetit, Marco Rubio, ka konfirmuar se një dron ka goditur një parking në afërsi të Konsullatës Amerikane në Dubai,...

    FrontOnline, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.