
Kryetari i Bashkimit të Sindikatave të Pavarura të Kosovës (BSPK), Avni Ajdini, në një intervistë për “Front Online”, ka thënë se nga pandemia COVID-19 nuk është prekur vetëm sektori privat, por edhe ai publik.
Kritika ndaj orarit të punës për punëtorët e sektorit privat pati edhe Avni Ajdini. Ai theksoi se është numër i madh i punëtorëve që punojnë më shumë se 8 orë.
“Është evidente që në këtë sektor kontratat bëhen për 8 orë, punëtorët punojnë për 12 orë. Nuk kemi të dhëna nga frika e punëtorëve që ta lajmërojnë rastin dhe rasti është në heshtje për arsye që mund të ndodh largimi nga vendi i punës”, ka thënë ai për Front Online.
Ajdini ka folur edhe për arsyet që pse rastet e shkeljes së kontratave nuk po lajmërohen në organet kompetente.
“Të them sinqerisht punëtorët nuk kanë të drejtë që të veprojnë ashtu por nuk mundem edhe të ndërhyjë në privatësinë e atyre individëve duke mos e ditur gjendje financiare që e kanë në familje për këtë arsye bëhet edhe kjo shkelje flagrante e punëdhënësve ndaj punëtorëve”, ka thënë ai për “Front Online”.
Ndërsa për sa i përket numrit të punëtorëve që punojnë pa kontrata të punës, ai theksoi se është një numër relativ dhe se nuk ka të dhëna të sakta.
“Këtu nuk mundem të japim një përgjigje adekuate sepse asnjëherë nuk kemi numër të saktë. Numri është relativ. Kjo pasi që puna në sektorin privat ndryshon gjatë sezonave”, ka thënë ai.