×
  • Lajme
  • Front TV
  • Front TV

    Kryesindikalisti i Kosovës: Shumë punëtorë do të mbesin pa punë, ndërtimtaria do ta pësojë keq

    FrontOnline
    29 Prill 2020

    Përhapja e Coronavirusit në Kosovë ka shkaktuar mjaft dëm tek bizneset dhe tek punëtorët e sektorit privat. Shumë prej  bizneseve në vend morën vendim për reduktim të stafit, e për disa të tjera Qeveria mori vendim për pezullim të aktivitetit të punës për to, shkruan “Front Online”.

    Një gjë e tillë ka ndikuar që shumë punëtorë të sektorit privat të mbesin pa punë dhe pa të ardhura për këta muaj.

    Kryetari i Bashkimit të Sindikatave të Pavarura të Kosovës (BSPK), Avni Ajdini, në një intervistë për “Front Online”, ka thënë se nga pandemia COVID-19 nuk është prekur vetëm sektori privat, por edhe ai publik.

    “Për fat të keq ky infeksion ose ky COVID-19, i padukshëm, i ka kapluar të gjithë punëtorët edhe të sektorit privat, por edhe të sektorit publik. Megjithatë më tepër ndihet tek sektori privat, për arsye se në këtë sektor janë diku mbi 110 mijë punëtorë. Gjatë sezonës pranverore dhe verore ky numër mund të rritet, për arsye të ndërtimtarisë”, ka thënë ai për Front Online.

    Sipas Ajdinit, situata më e ndjeshme për momentin është në sektorin e ndërtimtarisë.

    “Çështja më e ndjeshme për momentin tek sektori privat është çështja e ndërtimtarisë. Për fat të mirë që Ministria e Shëndetësisë ka marr një hap të guximshëm dhe një preventivë të cilën sugjeron që punëtorët ta përcjellin situatën që mos të vijmë në kontakt me Coronavirusin”, ka thënë ai për “Front Online”.

     Pakoja Emergjente Fiskale, e pamjaftueshme

    Mjetet financiare kundrejt punëtorëve nuk janë asnjëherë të mjaftueshme. Kështu ka thënë kryetari i BSPK-së Avni Ajdini për “Front Online”. Sipas tij punëtorët janë të pakënaqur edhe me pagën minimale në vend.

    “Asnjëherë mjetet ndaj punëtorëve nuk janë të mjaftueshme duke u bazuar në zhvillimin ekonomik dhe në pagën minimale. Ne asnjëherë nuk kemi qenë të kënaqur fare me pagën minimale. Edhe pse ka dështuar rritja e pagës minimale, edhe pse e kemi kërkuar që të rritet deri në 350 euro, megjithatë shkoi mjaft një kohë dhe qeveritë tona nuk u morën fare me punëtorët dhe me kushtet e punëtorëve por u morën me punët e veta dhe me karrierën e tyre”, ka thënë ai.

     Në sektorin privat punëtorët paguhen për 8 orë, punojnë 12 orë

    Kritika ndaj orarit të punës për punëtorët e sektorit privat pati edhe Avni Ajdini. Ai theksoi se është numër i madh i punëtorëve që punojnë më shumë se 8 orë.

    “Është evidente që në këtë sektor kontratat bëhen për 8 orë, punëtorët punojnë për 12 orë. Nuk kemi të dhëna nga frika e punëtorëve që ta lajmërojnë rastin dhe rasti është në heshtje për arsye që mund të ndodh largimi nga vendi i punës”, ka thënë ai për Front Online.

    Ajdini ka folur edhe për arsyet që pse rastet e shkeljes së kontratave nuk po lajmërohen në organet kompetente.

    “Të them sinqerisht punëtorët nuk kanë të drejtë që të veprojnë ashtu por nuk mundem edhe të ndërhyjë në privatësinë e atyre individëve duke mos e ditur gjendje financiare që e kanë në familje për këtë arsye bëhet edhe kjo shkelje flagrante e punëdhënësve ndaj punëtorëve”, ka thënë ai për “Front Online”.

    Ndërsa për sa i përket numrit të punëtorëve që punojnë pa kontrata të punës, ai theksoi se është një numër relativ dhe se nuk ka të dhëna të sakta.

    “Këtu nuk mundem të japim një përgjigje adekuate sepse asnjëherë nuk kemi numër të saktë. Numri është relativ. Kjo pasi që puna në sektorin privat ndryshon gjatë sezonave”, ka thënë ai.

     Ajdini: Shumë punëtorë do të mbesin pa punë

    Kryetari i BSPK-së Avni Ajdini në një intervistë për “Front Online” ka pohuar se një numër i madh i punëtorëve në sektorin privat do të mbesin pa punë gjatë kësaj periudhe.

    “Sipas parashikimeve dhe sipas disa statistikave unë mund të them që mjaft një numër i madh do të jetë i punëtorëve pa punë, por  edhe buxheti qeverisës nuk do të realizohet si në të kaluarën dhe do të jetë më i varfër”, ka thënë ai.

    Ajdini dha alarm edhe për sa i përket skemave tjera pensionale dhe humanitare.

    “Edhe skemat e tjera pensionale apo humanitare do të kenë defekt për arsye të Coronavirusit”, ka thënë ai.

     Ajdini: Ai që premton rritje të pagës është gënjeshtarë

    Ajdini është shprehur skeptik për sa i përket rritjes së pagës minimale në Kosovës. Sipas tij, rritja e saj është thjeshtë një iluzion.

    “Unë me kënaqësi do të thosha që ka, por kjo është e kundërta. Nuk mund të ketë. Kjo mund të jetë iluzion dhe ai që thotë se mund të ketë ngritje të pagës minimale mund të them që është një gënjeshtarë. Me rënien e ekonomisë nuk mund të ketë ngritje të pagës minimale, ku mund ta marrin atë fond të mjeteve. Kënaqësia ime është me e ngrit pagën minimale në 350 euro, por jo vetëm në fjalë, por në vepra”, ka thënë ai për Front Online.

     Përgjysmimi i pagës në sektorin publik krijon tollovi

    Ditëve të fundit është dhënë opsioni për përgjysmimin e pagave në sektorin publik. Këtë gjë Avni Ajdini e ka cilësuar si mendim të gabuar.

    “Është mendim i gabuar dhe krijon tollovi. Këtu duhet që të punojnë ekspertët, duhet të kërkohet ndihmë nga Banka Botërore, pagat nuk duhet të përgjysmohen, por duhet që tu ngritën të tjerëve”, ka thënë ai. /Front Online/

    Nga Rubrika
    Sport03 Mars 2026
    Mërgim Vojvoda ka humbur një mundësi të artë të kalonte Comon në epërsi ndaj Interit, në gjysmëfinalen e Kupës së Italisë. Mbrojtësi...
    Sport03 Mars 2026
    Barcelona ka synim që sonte ta bëjë “të pamundurën, të mundur”, në përballje me Atletico Madridin. Në ndeshjen që luhet sonte me...
    Sport03 Mars 2026
    Real Madridi pësoi humbjen e katërt nën drejtimin e Alvaro Arbeloa kundër Getafes të hënën mbrëma, një rezultat që i lë “Los...
    Të tjera
    Lajme03 Mars 2026
    Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka deklaruar se i ka thënë Bedri Hamzës se nëse kandidon për President,...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Presidenti amerikan, Donald Trump, ka deklaruar se Marina e SHBA-së do të fillojë shumë shpejt të shoqërojë cisternat që kalojnë nëpër Ngushtica...
    Lajme03 Mars 2026
    Kreu AAK-së, Ramush Haradinaj deklaroi se një numër i deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosje i kanë premtuar votën nëse ai do të kandidojë...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Asambleja e Ekspertëve të Iranit këtë të marte ka zgjedhur liderin e ri suprem të vendit. Mediat iraniane raportojnë se lideri i ri është...
    Vip03 Mars 2026
    Rogerti është kthyer në shtëpinë e Big Brother VIP Albania. Pasi u përplas me Monika Kryemadhin për sjelljen e tij, Rogerti vullnetarisht...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Sekretari Amerikan i Shtetit, Marco Rubio, ka konfirmuar se një dron ka goditur një parking në afërsi të Konsullatës Amerikane në Dubai,...

    FrontOnline, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.