×
  • Lajme
  • Lajme

    Një pacient në gjendje të rëndë, 10 të shëruarit nga COVID-19 lirohen sot nga Infektiva

    FrontOnline
    29 Prill 2020

    Një person i infektuar me pandeminë COVID-19 është në gjendje të rëndë shëndetësore. Ndërsa, 10 persona të shëruar nga coronavirusi, pritet të lirohen sot nga Klinika Infektive në QKUK.

    Lajmin e bëri të ditur për “Front Online” Infektologu Valbon Krasniqi, duke treguar edhe komunat prej nga vijnë ata.

    “10 persona të infektuar lirohen sot. Që i bie se vetëm në dy ditët e fundit janë liruar nga Infektiva 21 pacientë në total. Pacientët janë nga komuna të ndryshme. Ka nga Malisheva, Prizreni, nga Gjakova, një është nga Prishtina si dhe nga komuna tjera”, tha Krasniqi për “Front Online”.

    Sipas Krasniqit, edhe gjendja e pacientëve të tjerë që ndodhen në Klinikë Infektive po shkon drejt shërimit.

    Ai më tej ka sqaruar se këto dy ditë gjendja në Klinikën Infektive po shkon duke u përmirësuar, ngase numri i shëruarve është më i madh se i atyre të infektuarve.

    Kujtojmë se deri më tani në Kosovë janë infektuar me coronavirus 790 persona dhe 22 kanë ndërruar jetë. /FrontOnline/

    Nga Rubrika
    Sport03 Mars 2026
    Mërgim Vojvoda ka humbur një mundësi të artë të kalonte Comon në epërsi ndaj Interit, në gjysmëfinalen e Kupës së Italisë. Mbrojtësi...
    Sport03 Mars 2026
    Barcelona ka synim që sonte ta bëjë “të pamundurën, të mundur”, në përballje me Atletico Madridin. Në ndeshjen që luhet sonte me...
    Sport03 Mars 2026
    Real Madridi pësoi humbjen e katërt nën drejtimin e Alvaro Arbeloa kundër Getafes të hënën mbrëma, një rezultat që i lë “Los...
    Të tjera
    Lajme03 Mars 2026
    Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka deklaruar se i ka thënë Bedri Hamzës se nëse kandidon për President,...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Presidenti amerikan, Donald Trump, ka deklaruar se Marina e SHBA-së do të fillojë shumë shpejt të shoqërojë cisternat që kalojnë nëpër Ngushtica...
    Lajme03 Mars 2026
    Kreu AAK-së, Ramush Haradinaj deklaroi se një numër i deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosje i kanë premtuar votën nëse ai do të kandidojë...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Asambleja e Ekspertëve të Iranit këtë të marte ka zgjedhur liderin e ri suprem të vendit. Mediat iraniane raportojnë se lideri i ri është...
    Vip03 Mars 2026
    Rogerti është kthyer në shtëpinë e Big Brother VIP Albania. Pasi u përplas me Monika Kryemadhin për sjelljen e tij, Rogerti vullnetarisht...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Sekretari Amerikan i Shtetit, Marco Rubio, ka konfirmuar se një dron ka goditur një parking në afërsi të Konsullatës Amerikane në Dubai,...

    FrontOnline, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.