
Presidenti i vendit Hashim Thaçi ka bërë homazhe tek memoriali Heroinat, në nderim të viktimave të dhunës seksuale gjatë luftës së fundit në Kosovë.
Thaçi në shkrimin e tij në Facebook thotë se këto janë ditët kur i përkujtojmë të gjitha viktimat e krimeve serbe në Kosovë, të përmasave të gjenocidit.“Po ashtu, si president shpreh mbështetje edhe për mbi 20 mijë gra shqiptare, që ishin viktima të dhunës seksuale nga shteti i Serbisë.
Për këto krime ende nuk ka drejtësi as lokale dhe as ndërkombëtare. Por, asnjëherë nuk do të ketë amnisti për gjenocidin dhe krimet kundër njerëzimit që shteti i Serbisë i ka kryer në Kosovë. HTH” shkruan Thaçi në Facebook.
Postimi i plotë:
Këto janë ditë kur i përkujtojmë të gjitha viktimat e krimeve serbe në Kosovë, të përmasave të gjenocidit. Po përkujtojmë mbi 10 mijë shqiptarë të vrarë nga shteti i Serbisë, në mbi 400 masakra masive kundër civilëve të pafajshëm, ku mbi 1300 ishin fëmijë. U bënë 21 vjet edhe nga dëbimi masiv i mbi 1 milion shqiptarëve të Kosovës.Në tërë përpjekjet tona për liri, pavarësi e shtet, kontributi i gruas shqiptare në istikame të luftës dhe në forma tjera të rezistencës ka qenë jetik dhe vendimtar. Për këtë shpreh mirënjohjen time më të lartë!
Po ashtu, si president shpreh mbështetje edhe për mbi 20 mijë gra shqiptare, që ishin viktima të dhunës seksuale nga shteti i Serbisë.Për këto krime ende nuk ka drejtësi as lokale dhe as ndërkombëtare. Por, asnjëherë nuk do të ketë amnisti për gjenocidin dhe krimet kundër njerëzimit që shteti i Serbisë i ka kryer në Kosovë. HTH
https://www.facebook.com/HashimThaciOfficial/posts/3712235448846787