×
  • Lajme
  • Front TV
  • Front TV

    Gashi: Deri nesër presim t`i përfundojmë negociatat për koalicion me partitë e tjera

    FrontOnline
    28 Prill 2020

    Ka përfunduar mbledhja e Grupit Parlamentar (GP) të LDK-së.

    Shefi i këtij grupi, Arben Gashi tha se në praninë e deputetëve të kësaj partie në këtë takim është diskutuar për propozimet fillestare të Qeverisë së re.

    Pas këtij takimi koordinues, ai tha se brenda ditës së sotme dhe nesër presin ta harmonizojnë koalicionin me AAK-në, Nisma-n dhe Listën Serbe.

    Ndërsa për partinë e Behgjet Pacollit, AKR, Gashi tha se janë në komunikim të vazhdueshëm mirëpo që ende nuk është vendosur se a do të jenë pjesë e koalicionit me LDK-në.

    “Shprsojmë se brenda ditës së sotme ose nesër të mbyllim çështje e koalicionit. Sapo ta përfundojmë koalicionin ne do të procesojmë seancë të re në Kuvend për votimin e këtij koalcioni qeverisës”, tha Gashi.

    Ai tha se LDK-ja ende nuk e ka marrë mandatin nga Presidenti Hashim Thaçi, raporton Front Online.

    Ndërkaq sa i përket Listës Serbe, Gashi tha se do të jetë pjesë e koalicionit, pasi që sipas tij, këtë të drejtë ua jepë edhe Kushtetuta e Kosovës.

    “Lista Serbe so të jetë pjesë e koalcionit qeverisës. Kushtetuta e Kosovës po ashtu ua mundëson të jenë pjesë e qeverisë. Njëri prej tyre do të jetë ministër ne Qeverinë e ardhshme”, tha më tutje ai, raporton Front Online.

    Takimi i sotëm sipas Gashit ishte vetëm për propozimet fillestare dhe që pas arritjes së koalicionit do të shqyrtohet në Këshillin e kësaj partie e më pas do të thirret seanca në Kuvend./Front Online.

    Nga Rubrika
    Sport03 Mars 2026
    Mërgim Vojvoda ka humbur një mundësi të artë të kalonte Comon në epërsi ndaj Interit, në gjysmëfinalen e Kupës së Italisë. Mbrojtësi...
    Sport03 Mars 2026
    Barcelona ka synim që sonte ta bëjë “të pamundurën, të mundur”, në përballje me Atletico Madridin. Në ndeshjen që luhet sonte me...
    Sport03 Mars 2026
    Real Madridi pësoi humbjen e katërt nën drejtimin e Alvaro Arbeloa kundër Getafes të hënën mbrëma, një rezultat që i lë “Los...
    Të tjera
    Lajme03 Mars 2026
    Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka deklaruar se i ka thënë Bedri Hamzës se nëse kandidon për President,...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Presidenti amerikan, Donald Trump, ka deklaruar se Marina e SHBA-së do të fillojë shumë shpejt të shoqërojë cisternat që kalojnë nëpër Ngushtica...
    Lajme03 Mars 2026
    Kreu AAK-së, Ramush Haradinaj deklaroi se një numër i deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosje i kanë premtuar votën nëse ai do të kandidojë...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Asambleja e Ekspertëve të Iranit këtë të marte ka zgjedhur liderin e ri suprem të vendit. Mediat iraniane raportojnë se lideri i ri është...
    Vip03 Mars 2026
    Rogerti është kthyer në shtëpinë e Big Brother VIP Albania. Pasi u përplas me Monika Kryemadhin për sjelljen e tij, Rogerti vullnetarisht...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Sekretari Amerikan i Shtetit, Marco Rubio, ka konfirmuar se një dron ka goditur një parking në afërsi të Konsullatës Amerikane në Dubai,...

    FrontOnline, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.