×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    Kryetari i Pragës nën mbrojtjen e policisë – raportohet se është në shënjestër të një komploti rus

    FrontOnline
    27 Prill 2020

    Kryetari i Pragës së Çekisë, Zdenek Hrib, ka thënë se është nën mbrojtjen e policisë pasi është në “rrezik për jetë” – pasi një hetim çek raportoi se ai ishte në shënjestër të një komploti helmimi rus.

    Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, Hrib konfirmoi të hënën se policia e kishte vendosur atë nën mbrojtje disa javë më parë, pasi e kishte identifikuar kërcënimin kundër tij, mirëpo, refuzoi të tregonte nëse ishte në shënjestër të Rusisë apo edhe të zbulonte natyrën e këtij kërcënimi.

    “Duhet të them se është e rëndësishme për mua t’i qëndrojë mbrapa bindjes sime, edhe në qoftë se jam i rrezikuar për jetë”, tha Hrib në një intervistë në stacionin e pavarur të Rusisë Echo të Moskës.

    “Mbrojtja më është siguruar thjesht nga policia çeke. Me vendimin e tyre, unë nuk kam të drejtë të komentoj arsyet”, është shprehur ai.

    Hrib shtoi se ai kishte qenë nën mbrojtjen e policisë për më shumë se dy javë.

    Javën e kaluar, mediet çeke raportuan se ai ishte vendosur “nën mbrojtje të përkohshme të policisë”, pasi ngriti ankesë si pasojë e shqetësimeve që po ndiqej pranë shtëpisë së tij.

    Të dielën, revista e përjavshme çeke “Respekt”, raportoi se një person që mbante dokumente diplomatike ruse kishte mbërritur në Pragë tre javë më parë, me qëllim të vrasjes së Hrib dhe një politikani tjetër çek, Ondrej Kolar.

    Uebfaqja e lajmeve, duke cituar burime anonime të inteligjencës çeke, tha se atentatori i mundshëm kishte transportuar një valixhe që përmbante sasinë e helmit vdekjeprurës.

    Politikanë çekë nuk e kanë konfirmuar atë raport, po ashtu edhe Dmitry Peskov një zëdhënës i Presidentit rus Vladimir Putin e quajti atë të rremë.

    “Ne nuk dimë asgjë në lidhje me këtë hetim”, tha ai të hënën.

    “Ne nuk e dimë kush e bëri hetimin”, shtoi Peskov.

    Nga Rubrika
    Sport03 Mars 2026
    Barcelona ka shënuar fitore 3-0 ndaj Atletico Madrid në ndeshjen kthyese gjysmëfinale të Kupës së Mbretit, por kjo nuk ka mjaftuar për të...
    Sport03 Mars 2026
    Mërgim Vojvoda ka humbur një mundësi të artë të kalonte Comon në epërsi ndaj Interit, në gjysmëfinalen e Kupës së Italisë. Mbrojtësi...
    Sport03 Mars 2026
    Barcelona ka synim që sonte ta bëjë “të pamundurën, të mundur”, në përballje me Atletico Madridin. Në ndeshjen që luhet sonte me...
    Të tjera
    Lajme04 Mars 2026
    Autoriteti Kosovar i Konkurrencës ka pezulluar përkohësisht nga puna Gresa Latifin, e cila ka shërbyer si inspektore hetuese në Divizionin e Marrëveshjeve...
    Lajme04 Mars 2026
    Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit njofton se të mërkurën, më 4 mars 2026, në kuadër të punimeve në projektin e zgjerimit të...
    Lajme04 Mars 2026
    Mbi vendin tonë mot sot pritet të jetë i vranët, me intervale dielli. Sipas parashikimit të Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, temperaturat do...
    Lajme04 Mars 2026
    Në kohën kur institucionet e vendit tashmë janë të konstituuara dhe qeveria në funksion, mundësia për shkuarje sërish në zgjedhje po konsiderohet...
    Lajme03 Mars 2026
    Ish-deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Nasuf Bejta, ka deklaruar se aktualisht nuk ekziston “matematikë” që do ta mundësonte zgjedhjen e Vjosa Osmani për...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Forcat e Mbrojtjes së Izraelit (IDF) thonë se kanë vrarë komandantin e Forcës Quds të Iranit në Liban, Daoud Ali Zadeh, në...

    FrontOnline, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.