×
  • Lajme
  • Lajme

    Veseli përkujton masakrën e Mejës: Të formohet tribunali për krimet serbe në Kosovë

    FrontOnline
    27 Prill 2020

    Kryetari i PDK-së Kadri Veseli, me rastin e 21-vjetorit të Masakrës së Mejës, ka thënë se nuk do të hiqet dorë nga sjellja para drejtësisë e autorëve të krimeve serbe dhe ka kërkuar nga Kuvendi i Kosovës të miratojë nismën e tij për formimin e tribunalit për krimet e Serbisë në vendin tonë.

    Ai ka thënë se Masakra e Mejës prej forcave ushtarake serbe, është një nga dëshmitë më të mëdha e makabre të krimeve të luftës, ndërkohë që Serbia po provon të mohojë krimet e luftës që forcat e saj ushtarake kanë bërë në Kosovë.

    “Ne kurrë nuk do të pranojmë që historia të manipulohet. Ne nuk do të lejojmë që të fshihen krimet dhe përgjegjësia e shtetit serb për ato si dhe që të njolloset lufta legjitime dhe fisnike e popullit tonë për liri e pavarësi. Ne nuk do qëndrojmë duarkryq para pa ndëshkueshmërisë dhe kurrë nuk do të heqim dorë për drejtësi. Prandaj, nisma ime për tribunalin për krimet e Serbisë në Kosovë duhet të marrë miratimin e Kuvendit te Kosovës sa më shpejt”, ka shkruar Veseli në Facebook.

    Postimi i plotë:

    Masakra e Mejës, e bërë 21 vjet më parë prej forcave ushtarake serbe, është një nga dëshmitë më të mëdha e makabre të krimeve të luftës. Serbia në mënyrë konstante, me të gjitha mjetet dhe me të gjithë njerëzit e saj, po provon të mohojë krimet e luftës që forcat e saj ushtarake kanë bërë në Kosovë.

    Por ne kurrë nuk do të pranojmë që historia të manipulohet. Ne nuk do të lejojmë që të fshihen krimet dhe përgjegjësia e shtetit serb për ato si dhe që të njolloset lufta legjitime dhe fisnike e popullit tonë për liri e pavarësi. Ne nuk do qëndrojmë duarkryq para pandëshkueshmërisë dhe kurrë nuk do të heqim dorë për drejtesi. Prandaj, nisma ime për tribunalin për krimet e Serbisë në Kosovë duhet të marrë miratimin e Kuvendit te Kosovës sa më shpejtë.

    Krimet kundër njerëzimit janë ndër krimet më të rënda të të drejtës ndërkombëtare dhe nuk parashkruhen kurrë. Sipas raportit të fundit të Qendrës Simon Wiesenthal për Hetimin dhe Ndjekjen Penale të Kriminelëve Nazist të Luftës, gjatë vitit të kaluar kanë nisur proceset gjyqësore për tre nazistë që kanë shërbyer në kampet e përqendrimit 75 vjet më parë. Njësoj edhe ne nuk do të ndalemi deri sa t’i nxjerrim para drejtësisë të gjithë kriminelët serbë të luftës që kanë përgjakur popullin tonë.

    Nga Rubrika
    Sport03 Mars 2026
    Mërgim Vojvoda ka humbur një mundësi të artë të kalonte Comon në epërsi ndaj Interit, në gjysmëfinalen e Kupës së Italisë. Mbrojtësi...
    Sport03 Mars 2026
    Barcelona ka synim që sonte ta bëjë “të pamundurën, të mundur”, në përballje me Atletico Madridin. Në ndeshjen që luhet sonte me...
    Sport03 Mars 2026
    Real Madridi pësoi humbjen e katërt nën drejtimin e Alvaro Arbeloa kundër Getafes të hënën mbrëma, një rezultat që i lë “Los...
    Të tjera
    Lajme03 Mars 2026
    Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka deklaruar se i ka thënë Bedri Hamzës se nëse kandidon për President,...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Presidenti amerikan, Donald Trump, ka deklaruar se Marina e SHBA-së do të fillojë shumë shpejt të shoqërojë cisternat që kalojnë nëpër Ngushtica...
    Lajme03 Mars 2026
    Kreu AAK-së, Ramush Haradinaj deklaroi se një numër i deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosje i kanë premtuar votën nëse ai do të kandidojë...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Asambleja e Ekspertëve të Iranit këtë të marte ka zgjedhur liderin e ri suprem të vendit. Mediat iraniane raportojnë se lideri i ri është...
    Vip03 Mars 2026
    Rogerti është kthyer në shtëpinë e Big Brother VIP Albania. Pasi u përplas me Monika Kryemadhin për sjelljen e tij, Rogerti vullnetarisht...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Sekretari Amerikan i Shtetit, Marco Rubio, ka konfirmuar se një dron ka goditur një parking në afërsi të Konsullatës Amerikane në Dubai,...

    FrontOnline, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.