
Në Malishevë, as të dielën mbrëma nuk u lajmërua as një rast me Coronavirus, raporton Front Online.
Ndërsa për gjendjen e të infektuarve me këtë virus për Front Online ka folur kryetari i Komunës së Malishevës, Ragip Begaj.
Ai tha se pacientët e infektuar janë në gjendje stabile.
“Në Malishevë as mbrëmë nuk ka pasur raste të reja me Coronavirus, ndërsa gjendja e të prekurve të tjerë është stabile”, tha ai për Front Online.
Begaj tha se në këtë komunë janë shëruar 55 persona të cilët kanë qenë të preku me Coronavirus.
“Në Malishevë deri më tani janë shëruar 55 persona me Coronavirus, një ka vdekur, ndërsa 17 janë ende të prekur, gjendja e të prekurve me këtë virus momentalisht është stabile”, potencoi Begaj për Front Online.
Ai tha se QKMF-ja në Malishevë është e furnizuar me barna esenciale për qytetarët e saj.
“QKMF në Malishevë ka barna edhe për një javë, këto ditë na ka furnizuar edhe Ministria e Shëndetësisë”, tha ai për Front Online.