×
  • Lajme
  • Lajme

    Mblidhet komisioni për buxhet, vërejtje ndaj RTK-së lidhur me shpenzimet

    FrontOnline
    27 Prill 2020

    Komisioni për Buxhet dhe Transfere, ka mbajtur sot mbledhje në mënyrë elektronike, nga distanca, në të cilën janë shqyrtuar programi i shpenzimeve të Radiotelevizionit të Kosovës (RTK) për periudhën prill-qershor 2020 dhe Korniza Afatmesme e Shpenzimeve (KASH) 2021 – 2023 të Kuvendit të Kosovës.

    Kryetari i komisionit, Hekuran Murati, i cili kryesoi mbledhjen, theksoi se në bazë të Ligjit të Buxhetit për vitin 2020, RTK-ja i ka dërguar Kuvendit Programin e shpenzimeve për tremujorin e dytë të këtij viti, por nuk ka dërguar raportin për tremujorin e parë, me arsyetimin se për shkak të situatës pandemike, nuk është arritur të mblidhen të gjitha faturat, e për rrjedhojë ende nuk është arritur të përgatitet raporti i plotë.

    Gjatë mbledhjes, u dhanë vërejtje lidhur me disa shpenzime të planifikuara nga ana e RTK-së.

    Duke pasur parasysh mungesën e raportit financiar dhe nevojën për transferin e mjeteve, komisioni vendosi dhe i rekomandoi Ministrisë së Financave, përkatësisht Drejtorit të Thesarit, që të bëjë transferimin e mjeteve buxhetore për RTK-në për periudhën prill – maj 2020.

    Njëkohësisht komisioni kërkoi nga RTK-ja që deri më 22 maj të dërgojë në Kuvend raportin financiar të shpenzimeve për tremujorin e parë të vitit 2020.

    Mbledhja vijoi me shqyrtimin e Kornizës Afatmesme të Shpenzimeve të Kuvendi të Kosovës për periudhën 2021 – 2023, të cilën e prezantoi sekretari i Kuvendit, Ismet Krasniqi.

    Gjatë fjalës së tij, sekretari Krasniqi tha se kërkesat buxhetore të Kuvendit për këtë periudhë janë brenda kufijve të përcaktuar nga Ministria e Financave dhe Transfereve.

    Pas diskutimeve dhe sqarimeve përkatëse, komisioni përkrahu KASH-in e Kuvendit dhe i rekomandoi Kryesisë miratimin e saj.

    Nga Ministria e Financave, ndërkaq, kërkohet që e njëjta të përfshihet në Kornizën Afatmesme të Shpenzimeve të Kosovës për periudhën 2021 – 2023.

    Nga Rubrika
    Kronika04 Mars 2026
    Dy persona janë rrahur mes vete, si pasojë e një mosmarrëveshjeje në komunikacion në Fushë Kosovë. Sipas njoftimit të Policisë, rasti ka...
    Lajme04 Mars 2026
    Analisti politik, Arton Demhasaj në një prononcim për “Front Online” ka folur lidhur me zhvillimet e fundit rreth çështjes së zgjedhjes së...
    Lajme04 Mars 2026
    Deputeti i Kosovës, Xhavit Haliti, ka komentuar rreth çështjes së zgjedhjes së presidentit të Kosovës, duke theksuar se koalicioni politik me Lëvizjen...
    Të tjera
    Lajme04 Mars 2026
    Ish-anëtari i Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, Blerim Burjani, për FrontOnline ka komentuar mundësinë e organizimit të zgjedhjeve të reja në vend, duke...
    Kronika04 Mars 2026
    Një rast i vjedhjes së rëndë është raportuar mbrëmjen e së martës në Gjakovë. Në raportin 24-orësh të policisë, bëhet e ditur...
    Kronika04 Mars 2026
    Një person ka ndërruar jetë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, ku po trajtohej pas vetaksidentit që kishte pësuar në autostradën “Ibrahim...
    Bota/Rajoni04 Mars 2026
    Garda Revolucionare e Iranit tha të mërkurën se kontrollon Ngushticën e Hormuzit, një rrugë jetësore transporti për naftë dhe gaz, dhe çdo...
    Lajme04 Mars 2026
    Ish-kryetari i Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, Mazllum Baraliu, ka folur për FrontOnline për një shkuarje eventuale të vendit në zgjedhje të reja,...
    Kronika04 Mars 2026
    Një 10 vjeçar me origjinë shqiptare ka vdekur para disa ditësh në Itali. Ngjarja tragjike ndodhi para disa ditësh në Foggia, raportojnë...

    FrontOnline, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.