×
  • Lajme
  • Lajme

    Osmani: Për Mejën dhe secilin vend të Kosovës ku u kryen krime nuk mund të ketë amnisti

    FrontOnline
    27 Prill 2020

    Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani, bashkë me Kryeministrin në detyrë, Albin Kurti, kanë bërë homazhe në Kompleksin Memorial në Mejë të Gjakovës, në 21 vjetorin e ekzekutimit të 376 burrave të këtij fshati nga forcat policore serbe dhe ushtria jugosllave.

    “Sikurse çdo vit, edhe në këtë 21 vjetor Lëndina e Pikëllimit në Mejë është vendi ku duhet të përkulemi, të ndjejmë dhimbje e të mos rreshtim së kërkuari drejtësinë. Sikurse çdo vit, do t`i kujtojmë 376 burra të këtij fshati të moshës 15 deri në 75 vjeç, të cilët u ndanë nga familjet e tyre dhe u ekzekutuan nga forcat policore serbe dhe ushtria jugosllave. Ekzekutimi brutal i civilëve tregoi se synim i forcave policore serbe dhe ushtrisë jugosllave nëpërmjet operacionit të quajtur “Reka”, ishte spastrimi etnik dhe gjenocidi”, ka thënë kryeparlamentarja Osmani.

    Sipas saj, më shumë se dy dekada më pas, përveç kujtimit për të vrarët, Srebrenica e Kosovës jeton me ankthin e 28 të pagjeturve.

    “Në Kompleksin Memorial “27 Prilli” në Mejë, ende varret e tyre janë të hapura, teksa ne nuk e kemi përfunduar punën që trupat e tyre të prehen në vendin e lindjes e familjet ta kenë një adresë ku përfalen për të afërmit e tyre”, është shprehur zonja Osmani.

    Sipas saj, në ditën kombëtare për të pagjeturit, secili duhet ta kthejë kokën nga Meja dhe të reflektojë me bindjen se borxhi ndaj këtyre të rënëve ende mbetet peng, derisa kryesit e këtij akti makabër nuk vihen para drejtësisë.

    “Për Mejën dhe secilin vend të Kosovës ku u kryen krime nuk ka dhe nuk duhet të ketë amnisti! Vetëm drejtësia mund ta përmbyllë këtë kapitull historie! Të rënëve lavdi, e familjeve të të pagjeturve kurajo, ngase fati i familjarëve të tyre do të jetë preokupim i vazhdueshëm deri në zbardhjen e fatit të tyre”, ka thënë Osmani.​

    Nga Rubrika
    Bota/Rajoni04 Mars 2026
    Katari është vënë në shënjestër të dy raketave balistike iraniane, thotë ministria e tij e mbrojtjes. Njëra prej këtyre raketave u kap...
    Bota/Rajoni04 Mars 2026
    Garda Revolucionare e Iranit tha të mërkurën se kontrollon Ngushticën e Hormuzit, një rrugë jetësore transporti për naftë dhe gaz, dhe çdo...
    Bota/Rajoni04 Mars 2026
    Ushtria amerikane të martën identifikoi katër nga ushtarët e parë amerikanë të vrarë në luftën kundër Iranit, ndërsa administrata Trump paralajmëroi se...
    Të tjera
    Lajme04 Mars 2026
    Analisti politik, Arton Demhasaj në një prononcim për “Front Online” ka folur lidhur me zhvillimet e fundit rreth çështjes së zgjedhjes së...
    Lajme04 Mars 2026
    Deputeti i Kosovës, Xhavit Haliti, ka komentuar rreth çështjes së zgjedhjes së presidentit të Kosovës, duke theksuar se koalicioni politik me Lëvizjen...
    Lajme04 Mars 2026
    Ish-anëtari i Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, Blerim Burjani, për FrontOnline ka komentuar mundësinë e organizimit të zgjedhjeve të reja në vend, duke...
    Kronika04 Mars 2026
    Një rast i vjedhjes së rëndë është raportuar mbrëmjen e së martës në Gjakovë. Në raportin 24-orësh të policisë, bëhet e ditur...
    Kronika04 Mars 2026
    Një person ka ndërruar jetë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, ku po trajtohej pas vetaksidentit që kishte pësuar në autostradën “Ibrahim...
    Bota/Rajoni04 Mars 2026
    Garda Revolucionare e Iranit tha të mërkurën se kontrollon Ngushticën e Hormuzit, një rrugë jetësore transporti për naftë dhe gaz, dhe çdo...

    FrontOnline, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.