×
  • Ekonomi
  • Ekonomi

    ​OAK kërkon të zgjatet afati i pagesës së tatimit në fitim për 2019

    FrontOnline
    27 Prill 2020

    Oda e Afarizmit të Kosovës (OAK) i adresoi ministrit të Financave, Besnik Bislimi një kërkesë për shtyrjen dhe deklarimin e afatit të pagesës së Tatimit në Fitim prej 10%, të vitit fiskal 2019, raporton “Front Online”

    OAK thotë se në kërkesë u theksua që sipas vendimit të mëhershëm, bizneset janë të obliguara që realizimin e pagesës së Tatimit në Fitim ta bëjnë më së largu deri më 30.04.2020, që nënkupton se kanë edhe tre ditë në dispozicion, mirëpo tek një pjesë e madhe e tyre për shkak të gjendjes së krijuar kohëve të fundit është shumë vështirë e realizueshme duke pas parasysh që kjo pagesë ka një kosto të lartë.

    “Propozim i Odës së Afarizmit të Kosovës është të mundësohet që realizimi i kësaj pagese të bëhet në fund të muajit Korrik, pasi që një pjesë e bizneseve dy muajt e fundit nuk kanë realizuar veprimtarinë e tyre, kanë pas obligime për të realizuar dhe janë duke hasur në vështirësi financiare”, thuhet në komunikatën e OAK. /Front Online

    Nga Rubrika
    Sport03 Mars 2026
    Mërgim Vojvoda ka humbur një mundësi të artë të kalonte Comon në epërsi ndaj Interit, në gjysmëfinalen e Kupës së Italisë. Mbrojtësi...
    Sport03 Mars 2026
    Barcelona ka synim që sonte ta bëjë “të pamundurën, të mundur”, në përballje me Atletico Madridin. Në ndeshjen që luhet sonte me...
    Sport03 Mars 2026
    Real Madridi pësoi humbjen e katërt nën drejtimin e Alvaro Arbeloa kundër Getafes të hënën mbrëma, një rezultat që i lë “Los...
    Të tjera
    Lajme03 Mars 2026
    Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka deklaruar se i ka thënë Bedri Hamzës se nëse kandidon për President,...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Presidenti amerikan, Donald Trump, ka deklaruar se Marina e SHBA-së do të fillojë shumë shpejt të shoqërojë cisternat që kalojnë nëpër Ngushtica...
    Lajme03 Mars 2026
    Kreu AAK-së, Ramush Haradinaj deklaroi se një numër i deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosje i kanë premtuar votën nëse ai do të kandidojë...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Asambleja e Ekspertëve të Iranit këtë të marte ka zgjedhur liderin e ri suprem të vendit. Mediat iraniane raportojnë se lideri i ri është...
    Vip03 Mars 2026
    Rogerti është kthyer në shtëpinë e Big Brother VIP Albania. Pasi u përplas me Monika Kryemadhin për sjelljen e tij, Rogerti vullnetarisht...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Sekretari Amerikan i Shtetit, Marco Rubio, ka konfirmuar se një dron ka goditur një parking në afërsi të Konsullatës Amerikane në Dubai,...

    FrontOnline, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.