Sipas situatës epidemiologjike këtë mëngjes, nuk ka raste të reja të të prekurve me koronavirus në Mal të Zi, kështu që numri i personave të infektuar atje deri më tani është 321.
Në 24 orët e kaluara janë analizuar 97 mostra, sipas Institutit për Shëndet Publik në Podgoricë, raporton RTCG.