×
  • Lajme
  • Lajme

    Këto janë gjetjet që sollën shkarkimin e kryeshefit të Infrakosit, Agron Thaqi

    FrontOnline
    26 Prill 2020

    Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës Albin Kurti dhe ministrja në detyrë e Ekonomisë, Punësimit, Tregtisë, Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Investimeve Strategjike znj. Rozeta Hajdari, u janë adresuar mediave përmes një video-incizimi, raporton Front Online.

    Hajdari në video ka treguar edhe arsyejet e shkarkimit të kryeshefit të “Infrakos”, Agron Thaci.

    Disa nga keqmenaxhimet dhe shkeljet e Kryeshefit Ekzekuti, Agron Thaqi, Ndermarrja Pubklike Infrakos SH.A, sipas ministres në detyrë Rozeta Hajdari.

    1.Ka te ngritur aktakuzë nga Prokuroria Themelore në Prizren – Departamenti për Krime të Rënda për vepër penale keqpërdorimi i pozitës dhe autoritetit zyrtar.

    2. Janë duke zhvilluar hetime nga Policia e Kosovës, Departamenti i Krimeve të rënda, për keqpërdorim të Pronës së Hekurudhave të Kosovës Infrakos, në pronë te Stacioni i Trenit, Komuna Prishtine.

    3. Ka shkelje dhe keqmenaxhim në patundshmëri, në procedura si dhe ne dhënien me qira te pronave te Infrakosit.

    4. Infrakosit i kanë kushtuar me shumë se 4 milionë Euro borxhe si: Operatori i Trenave Trainkos, Telekomi i Kosovës si dhe furnitorë tjerë siç janë qiramarrësit e pronave etj. Po ashtu Infrakosi ka borxhe në obligime tatimore ndaj Institucioneve të shtetit dhe obligime ndaj furnitorëve tjerë mbi 2.5 milionë Euro. Nga Kryeshefi Ekzekutiv z.Agron Thaqi nuk janë marrë masat e duhura për shlyerjen e këtyre borxheve.

    5. Shkelje dhe keqpërdorime në punësime, punësimet nga Kryeshefi Ekzekutiv z.Agron Thaqi, janë bërë në kundërshtim me krijimin e kushteve të barabarta për punë dhe punësim si; punësimi dhe sistemimi i punëmarrësve jo sipas meritës por sipas lidhjeve miqësore e familjare etj. Po ashtu te disa zyrtarë nuk korrespodon vendi i punës (pozitës) që e mbajnë me kontratën që e kanë për punë (pozitë). Në konkursin e fundit të datës 16.01.2020 të shpallur për punësime (17 pozita), nga Kryeshefi Ekzekutiv z.Agron Thaqi, në kohën më të vështirë financiare të Infrakosit, ku Infrakosi nuk ka mjete të mjaftueshme për paga për stafin ekzistues e jo më të pranohen punëtorë të tjerë.

    “Lista e të punësuarve në këtë konkurs në ndërmarrje tregon për parregullsi dhe nepotizëm, në procedura të rektutimit, ku zyrtarët e Infrakosit kanë arritur të punësojnë të afërmit e tyre, për të mundësuar punësime të reja. Kryeshefi Ekzekutiv z.Agron Thaqi, gjatë rekrutimit e ka rritur numrin e pozitave pas datës së konkursit, pa arsye dhe pa ecuri ligjore nga 17 pozita sa kanë qenë në konkurs, në fund të rekrutimit i ka pranuar në pune 27 pozita. Si dhe ka nënshkruar kontrata në mënyrë jo ligjore të këtyre punëtorëve të rinj, sepse kontratat për punëtorët e rinj nënshkruhen me një afat të caktuar të punës provuese e jo të nënshkruhet kontrata e përhershme.

    6. Mos transparencë rreth zbatimit të projektit- Rehabilitimi i pjesës jugore te linjës 10-të hekurudhore Fushë Kosovë – Hani i Elezit.

    7. Ka ankesa nga Sindikata e Pavarur e Infrastrukturës së Hekurudhave të Kosovës Infrakos, për keqpërdorim dhe keqmenaxhim nga Kryeshefi Ekzekutiv z.Agron Thaqi, si në: Punësimi i tepërt në administratë, dhe jo vetëm, pa asnjë kriter, dhe nepotizëm, keqpërdorime në Sektorin e Patundshmërisë, ku është dëmtuar kompania në masë të madhe, Keqpërdorimi i mjeteve financiare përmes tenderëve në sektorë të veçantë, Keqpërdorimi i Projektit për rehabilitimin e Hekurudhës, si dhe mos pagesa e Trustit dhe Tatimit në paga e stafit të Infrakosit.

    “Prandaj duke u bazuar në të gjitha këto shkelje dhe keqpërdorime Kryeshefi Ekzekutiv z.Agron Thaqi ka vepruar në kundërshtim me detyrat fiduciare (të besuara), si: Drejtësi, llogaridhënie, ndershmëri, përgjegjësi dhe besim.”

    Nga Rubrika
    Lajme04 Mars 2026
    Dëshmia e holandezit, Koen Herlaar do të vazhdojë edhe sot në gjyqin ndaj Hashim Thaçit, Bashkim Smakajt, Isni Kilajt, Fadil Fazliut dhe...
    Lajme04 Mars 2026
    Autoriteti Kosovar i Konkurrencës ka pezulluar përkohësisht nga puna Gresa Latifin, e cila ka shërbyer si inspektore hetuese në Divizionin e Marrëveshjeve...
    Lajme04 Mars 2026
    Mbi vendin tonë mot sot pritet të jetë i vranët, me intervale dielli. Sipas parashikimit të Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, temperaturat do...
    Të tjera
    Lajme03 Mars 2026
    Ish-deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Nasuf Bejta, ka deklaruar se aktualisht nuk ekziston “matematikë” që do ta mundësonte zgjedhjen e Vjosa Osmani për...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Forcat e Mbrojtjes së Izraelit (IDF) thonë se kanë vrarë komandantin e Forcës Quds të Iranit në Liban, Daoud Ali Zadeh, në...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Franca njoftoi se po e dërgon aeroplanmbajtësen e saj të vetme, Charles de Gaulle, në Mesdheun lindor si përgjigje ndaj përshkallëzimit të...
    Lajme03 Mars 2026
    Opinionistja Aida Dërguti deklaroi se kryeministri Albin Kurti nuk do ta lejojë presidenten Vjosa Osmani që të mbajë njëkohësisht rol si anëtare...
    Sport03 Mars 2026
    Barcelona ka shënuar fitore 3-0 ndaj Atletico Madrid në ndeshjen kthyese gjysmëfinale të Kupës së Mbretit, por kjo nuk ka mjaftuar për të...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Një zyrtar i lartë i Shtëpisë së Bardhë ka thënë se pikëpamja e tyre përputhet me atë të Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë...

    FrontOnline, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.