×
  • Lajme
  • Lajme

    Haliti: Deklaratat e këshilltarit të Kurtit për UÇK-në janë shpifje

    FrontOnline
    25 Prill 2020

    Anëtari i PDK’së dhe ish-anëtari i Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së, Xhavit Haliti ka reaguar ndaj këshilltarit të kryeministrit, Shkëlzen Gashi.

    Haliti ka shkruar në Facebook se asnjë raport ndërkombëtar nuk ka nxjerrë përfundime se UÇK-ja ka kryer krime të luftës.

    Ai ka thënë se pas akuzave të Gashit prokuroria e Kosovës dhe ajo e Gjykatës Speciale duhet të ndërmarrin veprime hetimore.

    “Asnjë raport kredibil ndërkombëtar nuk ka nxjerrë përfundime se UÇK ka kryer krime të luftës.
    Mbi bazën e dyshimeve, ëshë ngritur Gjykata Speciale. Ajo është institucioni i vetëm kredibil i drejtësisë, që mund të ngritë akuza, duke i mbështetur ato në fakte, larg çdo anshmërie. Në këtë drejtim, pas akuzave publike të Shkelzen Gashit, prokuroria e Kosovës si dhe ajo e Gjykatës Speciale duhet të ndërmarrin veprime të shpejta hetimore”, ka shkruar Haliti.

    Ai ka thënë se akuzat e Gashit mbesin vetëm shpifje që tentojnë të njollosin luftën çlirimtare.

    “Deri në shpallje gjykimesh të plotfuqishme nga Specialja, akuzat e Gashit mbeten vetëm shpifje. Përmes tyre tentohet të njolloset pastërtia e luftës çlirimtare të UÇK-së. Ato i provokojnë në mënyrë flagrante dhe i lëndojnë ndjenjat e themeluesve, drejtuesve, pjesëtarëve dhe mbështetësve të saj, çlirimit dhe pavarësisë së Kosovës.
    Në institucionet e shtetit të Kosovës, i cili qëndron mbi sakrificat sublime dhe luftën e UÇK-së, individët e tillë janë tërësisht në vendin e gabuar”, ka shkruar ai.

    Nga Rubrika
    Lajme04 Mars 2026
    Dëshmia e holandezit, Koen Herlaar do të vazhdojë edhe sot në gjyqin ndaj Hashim Thaçit, Bashkim Smakajt, Isni Kilajt, Fadil Fazliut dhe...
    Lajme04 Mars 2026
    Autoriteti Kosovar i Konkurrencës ka pezulluar përkohësisht nga puna Gresa Latifin, e cila ka shërbyer si inspektore hetuese në Divizionin e Marrëveshjeve...
    Lajme04 Mars 2026
    Mbi vendin tonë mot sot pritet të jetë i vranët, me intervale dielli. Sipas parashikimit të Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, temperaturat do...
    Të tjera
    Lajme03 Mars 2026
    Ish-deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Nasuf Bejta, ka deklaruar se aktualisht nuk ekziston “matematikë” që do ta mundësonte zgjedhjen e Vjosa Osmani për...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Forcat e Mbrojtjes së Izraelit (IDF) thonë se kanë vrarë komandantin e Forcës Quds të Iranit në Liban, Daoud Ali Zadeh, në...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Franca njoftoi se po e dërgon aeroplanmbajtësen e saj të vetme, Charles de Gaulle, në Mesdheun lindor si përgjigje ndaj përshkallëzimit të...
    Lajme03 Mars 2026
    Opinionistja Aida Dërguti deklaroi se kryeministri Albin Kurti nuk do ta lejojë presidenten Vjosa Osmani që të mbajë njëkohësisht rol si anëtare...
    Sport03 Mars 2026
    Barcelona ka shënuar fitore 3-0 ndaj Atletico Madrid në ndeshjen kthyese gjysmëfinale të Kupës së Mbretit, por kjo nuk ka mjaftuar për të...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Një zyrtar i lartë i Shtëpisë së Bardhë ka thënë se pikëpamja e tyre përputhet me atë të Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë...

    FrontOnline, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.