×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    Ditëlindje në kohën e COVID-19/ Një surprizë e veçantë për mjekun e Urgjencës së Tiranës

    FrontOnline
    24 Prill 2020

    Në emisionin “Shqipëria Live” me anë të një lidhjeje direkte ishte i ftuar Bashkim Abdulli. Bashkimi, është babai i mjekut të Urgjencës së Tiranës, Adi Abdulli. Adi, sot mbushte 26 vjeç, por kjo ditëlindje atë e gjeti në shërbim. Për të surprizuar të birin, Bashkimi së bashku me disa miq të Adit, shkuan në spitalin ku punon mjeku dhe i dhuruan një tortë. Adi u duk shumë i emocionuar nga kjo surprizë, sepse këtë vit për shkak dhe të situatës së krijuar nga pandeima e koronavirusit, nuk kishe menduar ta festonte.

    Sakaq, mjeku dha dhe një mesazh për të gjithë shqiptarët. “Historia na ka mësuar që kur shqiptarët bëhen bashkë”, thotë Adi “nuk ka asgjë që e mposht”.

    “Me thënë të vërtetën jam pa fjalë. Jam i emocionuar. Nuk e prisja një surprizë të tillë. Prisja një ditë të zakonshme dhe urimet mendoja se do t’i merrja vetëm nga telefoni. Do të doja që të falenderoja të gjithë kolegët e mi, të cilët këto ditë janë në krye të detyrës për t’i ofruar njerëzve siguri, shpresë dhe qetësi. Ditëlindja është një ditë e veçantë. Plani i parë ishte puna dhe më pas të takoja disa kolegë, aq sa më lejohej. Ju faleminderit shumë, jam njeriu më me fat në botë që kam miq dhe kolegë që më duan. E di që është situatë e vështirë, kini durim, bashkëpunim dhe bashkëpunim, dëgjoni këshillat e mjekëve. Historia ka treguar që kur shqiptarët bëhen bashkë, nuk ka asgjë që i mposht. Do të jetë gjithmonë në mendjen time ky moment”, u shpreh mjek Adi.

    Nga Rubrika
    Bota/Rajoni04 Mars 2026
    Ministrja e Tregtisë, Industrisë dhe Ndërmarrësisë, Mimoza Kusari, ka nënshkruar vendimin për caktimin e çmimeve të produkteve të naftës, pas rritjes si...
    Lajme04 Mars 2026
    Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Avni Dehari tha se “nuk e di” nëse sot do të ketë seancë për zgjedhjen e Presidentit. Pasi...
    Lajme04 Mars 2026
    “Nëse vjen puna, votoj për.” Kështu tha Nezir Kraki i GUXO-s shkurt për gazetarë pyetur se a është për Vjosa Osmanit për...
    Të tjera
    Bota/Rajoni04 Mars 2026
    Presidenti i Republikës Bajram Begaj dekretoi këtë të mërkurë ndrsyhimet në qeveri, të propozuara nga kryeministri Edi Rama. Belinda Balluku lë kabinetin...
    Lajme04 Mars 2026
    Emri i Justina Pulës është përmendur sot në media si e propozuar nga PDK-ja për postin e presidentes. Rreth kësaj çështjeje, ka...
    Lajme04 Mars 2026
    Kryetari i PDK-së, Bedri Hamza, ka mohuar se partia e tij ka një kandidat për President pas disa raportimeve se kryeakademikja Justina...
    Lajme04 Mars 2026
    Policia e Rajonit të Prishtinës ka njoftuar se vetëm gjatë muajit shkurt janë shqiptuar 18 mijë e 616 gjoba, lidhur me mosrespektimin...
    Bota/Rajoni04 Mars 2026
    Sistemet e mbrojtjes ajrore të NATO-s kanë rrëzuar një raketë iraniane që po shkonte drejt hapësirës ajrore të Turqisë, ka deklaruar sot...
    Sport04 Mars 2026
    Muaji mars këtë vit po shënohet me një iniciativë të veçantë që përçon 31 mesazhe përgjatë 31 ditëve, nga figura të njohura...

    FrontOnline, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.