×
  • Lajme
  • Lajme

    Blerim Reka: Kosova dhe Shqipëria të përkushtuar rreth BE-së

    FrontOnline
    24 Prill 2020

    Ministri në detyrë për Integrim Evropian, Blerim Reka, ka nënshkruar nga ana e tij marrëveshjen për bashkëpunim ndërmjet Ministrisë për Evropën dhe Punët e Jashtme të Republikës Së Shqipërisë dhe Ministrisë së Integrimit Evropian të Republikës së Kosovës për Mbështetjen e Ndërsjellë në Kuadër të Përgatitjes për Hapjen dhe Zhvillimin e Negociatave të Pranimit.

    Kjo marrëveshje parasheh bashkëpunimin e dy vendeve mbi shkëmbimin e përvojave në fushën e procesit të integrimit evropian, si dhe në procesin e negociatave të anëtarësimit në BE të Republikës së Shqipërisë.

    Më poshtë mund ta lexoni komunikatën e plotë:

    E njëjta, parasheh krijimin e strukturave negociuese për bisedimet e anëtarësimit; funksionimin e grupeve ndërinstitucionale të punës në kuadër të kapitujve të negociatave të anëtarësimit; si dhe shkëmbimin e informacionit dhe përvojës për sa i përket procesit të shqyrtimit analitik të legjislacionit (‘screening’).

    Gjithashtu, pjesë kryesore e kësaj marrëveshje është thellimi i dialogut politik mes dy Ministrive me qëllim të bashkërendimit të qëndrimeve institucionale në shërbim të procesit të integrimit evropian duke organizuar konferencën e përbashkët vjetore të dy Ministrive për çështje të integrimit evropian. 

    Në respektim të masave të emergjencës shëndetësore të përcaktuara nga Qeveritë e të dy vendeve për parandalimin e pandemisë së virusit korona COVID-19, kjo marrëveshje po nënshkruhet në distancë, si dhe po shkëmbehen materialet përmes komunikimeve diplomatike, por kjo nuk e zbehë qëllimin e saj: përgatitjet e përbashkëta të dy vendeve për rrugën integruese evropiane, konform përcaktimit  tonë të përbashkët strategjik, atë të bërit anëtar të ardhshëm të BE-së.

    Kjo marrëveshje për bashkëpunim, trason rrugëtimin tonë integrues evropian, brenda një kornize bilaterale ndër-institucionale përgatitore me: detyra, bartës, afate konkrete dhe shkëmbim përvojash e kuadrosh.

    Nga Rubrika
    Sport03 Mars 2026
    Mërgim Vojvoda ka humbur një mundësi të artë të kalonte Comon në epërsi ndaj Interit, në gjysmëfinalen e Kupës së Italisë. Mbrojtësi...
    Sport03 Mars 2026
    Barcelona ka synim që sonte ta bëjë “të pamundurën, të mundur”, në përballje me Atletico Madridin. Në ndeshjen që luhet sonte me...
    Sport03 Mars 2026
    Real Madridi pësoi humbjen e katërt nën drejtimin e Alvaro Arbeloa kundër Getafes të hënën mbrëma, një rezultat që i lë “Los...
    Të tjera
    Lajme03 Mars 2026
    Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka deklaruar se i ka thënë Bedri Hamzës se nëse kandidon për President,...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Presidenti amerikan, Donald Trump, ka deklaruar se Marina e SHBA-së do të fillojë shumë shpejt të shoqërojë cisternat që kalojnë nëpër Ngushtica...
    Lajme03 Mars 2026
    Kreu AAK-së, Ramush Haradinaj deklaroi se një numër i deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosje i kanë premtuar votën nëse ai do të kandidojë...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Asambleja e Ekspertëve të Iranit këtë të marte ka zgjedhur liderin e ri suprem të vendit. Mediat iraniane raportojnë se lideri i ri është...
    Vip03 Mars 2026
    Rogerti është kthyer në shtëpinë e Big Brother VIP Albania. Pasi u përplas me Monika Kryemadhin për sjelljen e tij, Rogerti vullnetarisht...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Sekretari Amerikan i Shtetit, Marco Rubio, ka konfirmuar se një dron ka goditur një parking në afërsi të Konsullatës Amerikane në Dubai,...

    FrontOnline, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.