×
  • Lajme
  • Lajme

    Shqiptarët e Luginës së Preshevës frikësohen të trajtohen në spitale, nëse preken me Covid-19

    FrontOnline
    24 Prill 2020

    Ragmi Mustafa, kryetar i Këshillit Kombëtar të Shqiptarëve në Serbi ka bërë të ditur se asnjë shqiptarë në Luginën e Preshevës nuk është i prekur me koronavirus.

    “Situata në Luginën e Preshevës tashmë është vështirësuar edhe më shumë me shpalljen e gjendjes së jashtëzakonshme për shkak të përhapjes së Covid-19. Ajo që vlen të theksohet që të dhënat zyratare që japin nga Ministria e Shëndetësisë nuk janë kredibile, përderisa autoritetet lokale kanë theksuar që në Preshevë nuk ka deri më tash të infektuar, në komunën e Bujanovcit ka një të infektuar dhe një viktimë përderisa në komunën e Medvegjës ka një të infektuar dhe një viktimë. Megjithatë deri më tash nuk ka ndonjë shqiptarë të prekur me koronavirus”, ka thënë ai.

    Mustafa ka bërë të ditur se shqiptarët në këtë anë janë të frikësuar që nuk do të marrin shërbimin e duhur në spitalet e Luginës në rast se preken me Covid-19.

    Në spitalet e specializuara në këtë pjesë nuk kanë të punësuar asnjë shqiptarë, e kjo ka vënë në pah frikën e banorëve.

    “Kjo për shkakun se shqiptarët e Luginës së Preshevës kanë qenë shumë më shumë të kujdesshëm, nga pasiguria se nuk do të marrin trajtimin e duhur në spitalet regjionale.

    Deri më tash i vetmi spital i specializuar në Luginën e Preshevës që edhe shqiptarët janë të përfshirë, ku përbëjnë 30% të fqinjësisë shqiptare, por nuk ka asnjë të punësuar në këtë spital. Kjo ka rritur pasigurinë dhe ndjesinë e shqiptarëve se nuk do të marrin trajtimin e duhur në rast se preken me koronavirus. Njejtë është edhe në Medvegjë”, ka thënë ai për Indeksonline.

    Deri më tash sipas tij, nuk ka nisur ndonjë dialog me Serbinë dhe kanë injoruar Qeveria Republiken kërkesën e shqiptarëve të Luginës për mbrojtje sekondare.

    “Në Bujanovc,Preshevë edhe Medvegjë ka ambulanca të cilat kanë nevojë për ndihmë që personeli shëndetësor të pasien me mjete mbrojtëse kundër infeksionit me koronavirus sepse të gjithë banorët i adresohen fillimisht ambulancave e më pas institucioneve të specializuara atje ku nuk punon asnjë shqiptarë”, ka thënë ai.

    Mustafa ka bërë të ditur se deri tani shqiptarët e Luginës së Preshevës deri tani nuk kanë marrë asnjë ndihmë nga Qeveria e Kosovës ose e Serbisë.

    Sipas tij, ka pasur paralajmërime edhe nga Qeveria e Shqipërisë se do të jetë një pako ndihmëse për shqiptarët , por deri tash nuk ka asnjë konkreve nga asnjëa republikë.

    “Përveq ndihmave që kanë nevojë stafi mjekësor për mbrojtje gjithashtu frikoj që në ta ardhmen pandemia do të reflektoj edhe në ekonomi pasiqë ekonomia e Preshevës bazohen në dy faktorë: ekonomia familjare – bizneset dhe remitancat që vijnë nga diaspora. Deri më tash situata e pandemisë i ka paralizuar këta dy faktorë duke qenë kështu frikoj se do të vijmë deri në një katastrofë humanitare”

    “Kemi pas kontakte me institucionet e Qeverisë së Kosovës dhe të Shqipërisë të cilët kanë premtuar se mund të ndihmojnë me një proces të pakove ekonomike megjithatë deri më tash nuk kemi asgjë konkrete edhe nga Republika e Serbisë, kanë qenë këto paralajmërime por uroj që kjo ndihmë e ide të vijnë që të ndihmojnë shqiptarët e Luginës së Preshevës sa më shpejtë pasi që gjindemi në një situatë të vështirë jetike”, ka thënë ai.

    Por dje Qeveria Kurti ka marrë vendim për ndarjen e mjeteve financiare në vlerë prej 500 mijë euro për Komunën e Preshevës, Bujanovcit dhe Medvegjës.

    Ky vendim është bërë në mënyrë që tri komunat në Luginë ta përballojnë më lehtë gjendjen e krijuar nga pandemia COVID-19.

    Nga Rubrika
    Sport03 Mars 2026
    Mërgim Vojvoda ka humbur një mundësi të artë të kalonte Comon në epërsi ndaj Interit, në gjysmëfinalen e Kupës së Italisë. Mbrojtësi...
    Sport03 Mars 2026
    Barcelona ka synim që sonte ta bëjë “të pamundurën, të mundur”, në përballje me Atletico Madridin. Në ndeshjen që luhet sonte me...
    Sport03 Mars 2026
    Real Madridi pësoi humbjen e katërt nën drejtimin e Alvaro Arbeloa kundër Getafes të hënën mbrëma, një rezultat që i lë “Los...
    Të tjera
    Lajme03 Mars 2026
    Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka deklaruar se i ka thënë Bedri Hamzës se nëse kandidon për President,...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Presidenti amerikan, Donald Trump, ka deklaruar se Marina e SHBA-së do të fillojë shumë shpejt të shoqërojë cisternat që kalojnë nëpër Ngushtica...
    Lajme03 Mars 2026
    Kreu AAK-së, Ramush Haradinaj deklaroi se një numër i deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosje i kanë premtuar votën nëse ai do të kandidojë...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Asambleja e Ekspertëve të Iranit këtë të marte ka zgjedhur liderin e ri suprem të vendit. Mediat iraniane raportojnë se lideri i ri është...
    Vip03 Mars 2026
    Rogerti është kthyer në shtëpinë e Big Brother VIP Albania. Pasi u përplas me Monika Kryemadhin për sjelljen e tij, Rogerti vullnetarisht...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Sekretari Amerikan i Shtetit, Marco Rubio, ka konfirmuar se një dron ka goditur një parking në afërsi të Konsullatës Amerikane në Dubai,...

    FrontOnline, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.