×
  • Lajme
  • Front TV
  • Front TV

    Raka: Kosova s’ka teste, u kalua piku i Coronavirusit

    FrontOnline
    23 Prill 2020

    Aq sa ka teste për Coronavirus, aq edhe bëhen.

    Por të tilla, në Kosovë, nuk ka shumë.

    E mikrobiologu Lul Raka e di arsyen e mungesës së tyre.

    Ai për portalin Front Online tha se problemi qëndron te hezitimi i shteteve që prodhojnë teste për t`i shitur ato tek shtetet tjera.

    “Problemi është me furnizim, sepse sot krejt bota ka problem testimin. E kanë SHBA-të që janë superfuqi botërore, e kanë sidomos ato shtete që nuk prodhojnë teste, na nuk prodhojmë duhet me i ble. Sot nuk është që nuk kemi pare, buxhet ka, mirëpo nuk ka teste sepse secili shtet dëshiron t`i mbajë për veti. Do t’iu nevojiten edhe atyre edhe neve muajt e ardhshëm. Problemi është te furnizimi”, u shpreh ai për Front Online.

    Raka është i vetëdijshëm që bërja e sa më shumë testeve ndihmon në gjurmimin dhe parandalimin e përhapjes se virusit Corona.

    Megjithatë, thotë se e kupton, zemërngushtësinë e shteteve tjera sa i përket mosshitjes së testeve.

    “Sa më shumë teste që bëhen ma shumë mundesh me gjetë raste në komunitet. Por kjo varet prej kapaciteteve tua, nëse nuk ke ku i blen, nuk ke as si t`i bësh ato teste. Faji është të kërkesa e madhe. Krejt bota ka nevojë për teste. Sikur ta kishim një fabrikë që prodhon teste na, a i kishim lanë me i shit në shtetet tjera. Jo. Do t`i kishim ndal këtu”, theksoi ai.

    Vetëm 100 respiratorë në dispozicion

    Hall tjetër është kapaciteti i vogël i respiratorëve.

    Janë rreth 100 të tillë, për 100 pacientë.

    Raka e cilëson si fat të mirë mosmbushjen dhe mostejkalimin e këtij kapaciteti, ngase thotë se ndryshe do të ishin punët.

    “Afër 100 janë, po ka edhe ofertë prej sektorit privat që nëse paraqitet nevoja, ato do të na ndihmojnë. Fatmirësisht deri tash nuk janë mbush ato kapacitete. Ato janë kapaciteti menaxhuese aktuale për shtetin e Kosovës. Epidemia ka shkuar në mënyrë graduale duke mos i rënduar kapacitetet. Edhe kjo është në fakt epidemi e menaxhueshme në aspektin e përdorimit të respiratorëve, sepse sikur t`i kishmi 100 ose 200 pacientë me sëmundje të rëndë, edhe i ke 100 respiratorë, atëherë zgjidhja dihet se cila do të ishte”, theksoi ai.

    Raka: Kosova e ka kaluar pikun e Coronavirusit

    Raka bëri të ditur se Kosova e ka tejkaluar pikun e saj të pandemisë.

    “Është tejkaluar piku. Do të kemi raste të menaxhueshme deri më 4 maj, kur është paraparë të kalojë kjo masë izoluese. Në kohën e izolimit e mira e saj është që ata persona veç janë në izolim dhe nuk e përhapin më tej, ata që kanë pasur nevojë për trajtim spitalor janë në spital,  kurse të tjerët janë në shtëpi. Ky është pozitiviteti i masave të izolimit”, deklaroi ai për Front Online.

    “Ka hulumtime në Kore e disa shtete, por nuk besoj që virusi kthehet prapë të pacientët”

    Mikrobiologu Raka ka thënë se nuk beson që virusi Corona kthehet prapë tek personat që e kanë pasur më herët atë.

    “Ka hulumtime në Kore e në disa shtete të tjera, po nuk besoj se virusi kthehet prapë të pacientët:”, ka thënë ai për Front Online.

    Pandemia kalon pas 28 ditëve pas rastit të fundit të infektuar

    E për periudhën e kalimit të pandemisë ka thënë se ajo kalon 28 ditë prej rastit të fundit të infektimit.

    Koha për ta kaluar pandeminë është së paku dy periudha të inkubacionit. Inkubacioni i ka 14 ditë. 14×2=28 ditë, prej rastit të fundit që është vërtetuar në një shtet. Duhet të kalojnë 1 muaj. Nëqoftëse çdo 3 javë ka infeksion, atëherëmbyllja zyrtare e pandemisë shtyhet”

    Mes tjerash, ai tha se Kosova po e menaxhon shumë mirë situatën me COVID-19.

    E po ashtu, theksoi se është e preferueshme të mbahen dorëzat dhe maskat.

    Nga Rubrika
    Sport03 Mars 2026
    Mërgim Vojvoda ka humbur një mundësi të artë të kalonte Comon në epërsi ndaj Interit, në gjysmëfinalen e Kupës së Italisë. Mbrojtësi...
    Sport03 Mars 2026
    Barcelona ka synim që sonte ta bëjë “të pamundurën, të mundur”, në përballje me Atletico Madridin. Në ndeshjen që luhet sonte me...
    Sport03 Mars 2026
    Real Madridi pësoi humbjen e katërt nën drejtimin e Alvaro Arbeloa kundër Getafes të hënën mbrëma, një rezultat që i lë “Los...
    Të tjera
    Lajme03 Mars 2026
    Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka deklaruar se i ka thënë Bedri Hamzës se nëse kandidon për President,...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Presidenti amerikan, Donald Trump, ka deklaruar se Marina e SHBA-së do të fillojë shumë shpejt të shoqërojë cisternat që kalojnë nëpër Ngushtica...
    Lajme03 Mars 2026
    Kreu AAK-së, Ramush Haradinaj deklaroi se një numër i deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosje i kanë premtuar votën nëse ai do të kandidojë...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Asambleja e Ekspertëve të Iranit këtë të marte ka zgjedhur liderin e ri suprem të vendit. Mediat iraniane raportojnë se lideri i ri është...
    Vip03 Mars 2026
    Rogerti është kthyer në shtëpinë e Big Brother VIP Albania. Pasi u përplas me Monika Kryemadhin për sjelljen e tij, Rogerti vullnetarisht...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Sekretari Amerikan i Shtetit, Marco Rubio, ka konfirmuar se një dron ka goditur një parking në afërsi të Konsullatës Amerikane në Dubai,...

    FrontOnline, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.