×
  • Lajme
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    Si do të jenë çmimet e fluturimeve pas pandemisë?

    FrontOnline
    23 Prill 2020

    Duke marrë parasysh se udhëtimet turistike janë ndërprerë, natyrshëm lind pyetja se si do të jetë trendi i çmimit të biletave pas pandemisë. A do të jenë këto pushime të shtrenjta?

    Shoqata Ndërkombëtare e Transportit Ajror (IATA) u shpreh se udhëtimet ajrore kanë rënë me 80% javët e fundit dhe Europa është goditur rëndë. IATA përcakton standardet teknike për linjat ajrore, organizon konferenca si edhe shërben si mënyrë për rregullimin e çmimeve.

    Një mundësi është që çmimet e fluturimeve të rriten në vazhdën e pandemisë, pasi linjat ajrore mund të kërkojnë të frenojnë ose kompesojnë humbjen. Një burim pranë kësaj industrie tha se “nëse transportuesit do të detyrohen të mbajnë distancën sociale, gjasat janë që të mbushin vetëm gjysmën e avionit, domethënë kostoja rritet.”

    Megjithatë ekziston edhe mundësia tjetër që pritet të jetë më e besueshme: Linjat ajrore duhet të mbajnë çmime të ulëta për të inkurajuar kërkesën dhe për të tërhequr turistë.

    IATA vlerëson se numri i pasagjerëve do të ulet me 48% në vitin 2020, në krahasim me vitin që lamë pas. Në këtë pikë, do të kemi ulje çmimesh në mënyrë që agjencitë dhe linjat ajrore të tërheqin njerëzit, që këtë vit kanë një buxhet më të kufizuar. Referuar këtyre të dhënave, gjasat janë që të ketë edhe marrëveshje përsa i përket akomodimit në hotele, vendpushime apo shtëpi me qira.

    Nga Rubrika
    Sport03 Mars 2026
    Mërgim Vojvoda ka humbur një mundësi të artë të kalonte Comon në epërsi ndaj Interit, në gjysmëfinalen e Kupës së Italisë. Mbrojtësi...
    Sport03 Mars 2026
    Barcelona ka synim që sonte ta bëjë “të pamundurën, të mundur”, në përballje me Atletico Madridin. Në ndeshjen që luhet sonte me...
    Sport03 Mars 2026
    Real Madridi pësoi humbjen e katërt nën drejtimin e Alvaro Arbeloa kundër Getafes të hënën mbrëma, një rezultat që i lë “Los...
    Të tjera
    Lajme03 Mars 2026
    Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka deklaruar se i ka thënë Bedri Hamzës se nëse kandidon për President,...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Presidenti amerikan, Donald Trump, ka deklaruar se Marina e SHBA-së do të fillojë shumë shpejt të shoqërojë cisternat që kalojnë nëpër Ngushtica...
    Lajme03 Mars 2026
    Kreu AAK-së, Ramush Haradinaj deklaroi se një numër i deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosje i kanë premtuar votën nëse ai do të kandidojë...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Asambleja e Ekspertëve të Iranit këtë të marte ka zgjedhur liderin e ri suprem të vendit. Mediat iraniane raportojnë se lideri i ri është...
    Vip03 Mars 2026
    Rogerti është kthyer në shtëpinë e Big Brother VIP Albania. Pasi u përplas me Monika Kryemadhin për sjelljen e tij, Rogerti vullnetarisht...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Sekretari Amerikan i Shtetit, Marco Rubio, ka konfirmuar se një dron ka goditur një parking në afërsi të Konsullatës Amerikane në Dubai,...

    FrontOnline, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.