×
  • Lajme
  • Lajme

    Pas vdekjes së 53 vjeçarit nga Coronavirusi, flasin nga komuna e Prizrenit

    FrontOnline
    23 Prill 2020

    Drejtori i drejtorisë të Shëndetësisë në Komunën e Prizrenit, Visar Shehu, ka treguar se në Prizren janë të prekur 37 raste me Covid-19, ndërsa një person nga kjo komunë sot ka ndërruar jetë, raporton Front Online.

    “Në këto momente kemi 4 persona të Shtrirë në Klinikën Infektive, njëri nga ta në gjendje më kritike. Sipas informacioneve që kam njëri nga ta ka ndërruar jetë, por ende nuk ka diçka zyrtare”, tha Shehu për Front Online.

    Ndërsa, vdekjen e këtij personi e ka konfirmuar për Front Online, zëdhënësi i Ministrisë së Shëndetësisë, Faik Hoti.

    Ndërsa, Shehu ka bërë të ditur  se sot do të testohen edhe 18 presona nga kjo komunë.

    “Sot nga komuna e Prizrenit  do të testohen edhe 18 persona të cilët kanë qenë në kontakt me infermieren në Spitalin e Prizrenit, pasi mbrëmë prej shtatë mostrave që janë testuar, një ka rezultuar pozitive e cila është infermiere”, tha Shehu për Front Online.

    Më tej ai tha se gjendja e të infektuarve tjerë me Coronavirus është e mirë.

    “22 persona janë në vetizolim dhe katër janë në Klinikën Infektive të QKUK-së. Gjendja e të infektuarve është e mirë, përveç njërës që është në QKUK, e cila është në gjendje më të rëndë”, tha ai.

    Sipas tij, thotë se i kanë ndihmuar edhe familjet e të prekurve me virus.

    “Po ju kemi dërguar pako ushqimore dhe higjienike të gjitha familjeve që janë të vetizoluara, por edhe familjeve të tjera që për shkak të pandemisë janë detyruar ta lënë punën”, potencoi Shehu për Front Online

    Shehu, thotë se kanë përkrahje nga Ministria e Shëndetësisë dhe se nuk kanë mungesë  të mjeteve mbrojtëse  për stafin mjekësor në këtë komunë.

     

    Deri tash në Kosovë kanë vdekur 19 persona nga ky virus, 630 janë të infektuar dhe 138 të shëruar./Front Online/

    Nga Rubrika
    Sport03 Mars 2026
    Mërgim Vojvoda ka humbur një mundësi të artë të kalonte Comon në epërsi ndaj Interit, në gjysmëfinalen e Kupës së Italisë. Mbrojtësi...
    Sport03 Mars 2026
    Barcelona ka synim që sonte ta bëjë “të pamundurën, të mundur”, në përballje me Atletico Madridin. Në ndeshjen që luhet sonte me...
    Sport03 Mars 2026
    Real Madridi pësoi humbjen e katërt nën drejtimin e Alvaro Arbeloa kundër Getafes të hënën mbrëma, një rezultat që i lë “Los...
    Të tjera
    Lajme03 Mars 2026
    Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka deklaruar se i ka thënë Bedri Hamzës se nëse kandidon për President,...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Presidenti amerikan, Donald Trump, ka deklaruar se Marina e SHBA-së do të fillojë shumë shpejt të shoqërojë cisternat që kalojnë nëpër Ngushtica...
    Lajme03 Mars 2026
    Kreu AAK-së, Ramush Haradinaj deklaroi se një numër i deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosje i kanë premtuar votën nëse ai do të kandidojë...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Asambleja e Ekspertëve të Iranit këtë të marte ka zgjedhur liderin e ri suprem të vendit. Mediat iraniane raportojnë se lideri i ri është...
    Vip03 Mars 2026
    Rogerti është kthyer në shtëpinë e Big Brother VIP Albania. Pasi u përplas me Monika Kryemadhin për sjelljen e tij, Rogerti vullnetarisht...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Sekretari Amerikan i Shtetit, Marco Rubio, ka konfirmuar se një dron ka goditur një parking në afërsi të Konsullatës Amerikane në Dubai,...

    FrontOnline, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.