
Adil Behramaj i cili është këshilltar i Presidentit Hashim Thaçi, e ka kritikuar Kryeministrin në detyrë, Albin Kurtin për heqjen e rrethojave të Qeverisë.
Sipas tij, me këtë veprim Kurti ua ka hapur shtegun militantëve të tij për t’iu krijuar qasje që ta djegin Qeverinë e udhëhequr nga një kryeministër i ri.
“Kurti në shenjë pakënaqësie ndaj politikës amerikane, me heqjen e rrethojave të Qeverisë e paska kënaqur egon e tij dhe ua paska hapur shtegun militantëve të tij. Egon e tij duke i hequr shumicën e flamujve amerikanë nga rrethojat. Kurse, hapjen e shtegut për militantët e tij, për t’iu krijuar qasje që ta djegin Qeverinë e udhëhequr nga një kryeministër i ri”.
https://www.facebook.com/adil.behramaj/posts/10158214274726670