×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    Maqedoni Veriore, shkurtohet ora policore – shtohen masat për mbrojtje personale

    FrontOnline
    23 Prill 2020

    Qeveria e Maqedonisë Veriore dje vendosi për lehtësime të lëvizjes së qytetarëve bazuar në rekomandimet e Komisionit të Sëmundjeve Ngjitëse. Kështu, pres sot ora policore do të nisë nga ora 19:00 deri në 05:00 të mëngjesit.

    Gjatë fundjavës, ora policore fillon nga dita e shtunë prej orës 15 deri të hënën në orën 5 të mëngjesit. Lëvizja e qytetarëve të moshës mbi 67 vjet do të jetë e kufizuar nga e hëna deri të premten, në periudhën kohore prej orës 05 deri në ora 12:00. Të rinjtë deri në moshën 18 vjeçe do të mund të dalin nga e hëna deri të premten prej orës 13:00 – 19:00.

    Pajisjet mbrojtëse prej sot duhet të mbahen në të gjitha vendet e mbyllura publike ku ka më shumë njerëz siç janë marketet, dyqanet, bankat, zyrat postare, objektet shëndetësore, si dhe kur përdorni transportin publik.

    Pajisjet mbrojtëse në sipërfaqe të hapura duhet të mbahen në tregje dhe sipërfaqe të hapura, kur nuk ka mundësi të ruhet distanca fizike prej dy metrash me njerëzit e tjerë që janë afër. Pajisjet mbrojtëse në sipërfaqe të hapur nuk mbahet vetëm nëse qëndroni në oborr, ose në tarracën e shtëpisë tuaj, me biçikletë, sportit në sipërfaqe të hapur ose automjet udhëtimi me njerëz me të cilët jetoni në bashkësi apo familjarë.

    Në banka dhe kursimore në të njëjtën kohë, së bashku me të punësuarit, nuk guxon të ketë më shumë se 5 persona në një hapësirë deri në 50 metra katrorë – më shumë se 10 persona në hapësirë prej 50 deri 100 metra katrorë, më shumë se 15 persona në hapësirë prej 100 deri në 200 metra katrorë dhe mbi 20 persona në hapësirë mbi 200 metra katrorë. Me Dekret me fuqi ligji është sjellë edhe masë për vetizolim të obliguar pas testimit deri në marrjen e rezultatit nga testi.

    Nga Rubrika
    Lajme04 Mars 2026
    Dëshmia e holandezit, Koen Herlaar do të vazhdojë edhe sot në gjyqin ndaj Hashim Thaçit, Bashkim Smakajt, Isni Kilajt, Fadil Fazliut dhe...
    Lajme04 Mars 2026
    Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit njofton se të mërkurën, më 4 mars 2026, në kuadër të punimeve në projektin e zgjerimit të...
    Lajme04 Mars 2026
    Mbi vendin tonë mot sot pritet të jetë i vranët, me intervale dielli. Sipas parashikimit të Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, temperaturat do...
    Të tjera
    Lajme04 Mars 2026
    Në kohën kur institucionet e vendit tashmë janë të konstituuara dhe qeveria në funksion, mundësia për shkuarje sërish në zgjedhje po konsiderohet...
    Lajme03 Mars 2026
    Ish-deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Nasuf Bejta, ka deklaruar se aktualisht nuk ekziston “matematikë” që do ta mundësonte zgjedhjen e Vjosa Osmani për...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Forcat e Mbrojtjes së Izraelit (IDF) thonë se kanë vrarë komandantin e Forcës Quds të Iranit në Liban, Daoud Ali Zadeh, në...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Franca njoftoi se po e dërgon aeroplanmbajtësen e saj të vetme, Charles de Gaulle, në Mesdheun lindor si përgjigje ndaj përshkallëzimit të...
    Lajme03 Mars 2026
    Opinionistja Aida Dërguti deklaroi se kryeministri Albin Kurti nuk do ta lejojë presidenten Vjosa Osmani që të mbajë njëkohësisht rol si anëtare...
    Sport03 Mars 2026
    Barcelona ka shënuar fitore 3-0 ndaj Atletico Madrid në ndeshjen kthyese gjysmëfinale të Kupës së Mbretit, por kjo nuk ka mjaftuar për të...

    FrontOnline, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.