
Ka filluar të mbahet takimi konsultativ i Presidentit Hashim Thaçi me krerët e partive politike, raporton Front Online.
Albulena Haxhiu nga Vetëvendosje i ka dërguar letrën e kreut të partisë se saj, Albin Kurtit përmes së cilës thotë se Presidenti Thaçi po shkel Kushtetutën duke anashkaluar partinë e parë fituese të zgjedhjeve të 6 tetorit.
Haxhiu ka deklaruar se as Kushtetuta e as Aktgjykimi me i lartë nuk ja lejojnë një gjë të tillë Thaçit. Ajo ka thënë se Thaçi ende nuk i është pergjigjur Vetëvendosjes se në cilin paragraf të Kushtetutës po thirret Thaçi duke vepruar në këtë mënyre.
Nuk e keni në mandat e as kompetencë të veproni në këtë mënyre. Na njoftoni cilit paragraf dhe cilës pikë po i referoheni. Nuk Mund të ketë qeveri pa respektuar vendimin e partisë se parë fituese të zgjedhjeve”, tha Haxhiu.
/Front Online/