×
  • Lajme
  • Lajme

    Skorobishta, vatër e përhapjes së Covid-19, priten të dalin rezultatet edhe të 10 personave

    FrontOnline
    21 Prill 2020

    5 raste të reja janë konfirmuar me Covid-19 mbrëmë në Prizren duke e çuar numrin e të infektuarve në 32, shkruan Front Online.

    Të gjithë të prekurit janë raste kontakti.

    Ndërsa, vatër për përhapjen e këtij virusi në këtë qytet është shpallur fshati Skorobishtë, e nga ky fshat sot priten të testohen edhe 10 persona të tjerë të cilët kanë pasur kontakte me të infektuarit.

    Këtë për Front Online e ka konfirmuar drejtori për Shëndetësi në Komunën e Prizrenit, Visar Shehu .

    “Në komunën e Prizrenit janë 32 pacient të prekur me Coronavirus, nga këta një ka ndërruar jetë dhe dy të tjerë janë në gjendje më të rënduar, ndërsa mbrëmë janë  rreth 15 mostrave që janë testuar, kanë rezultuar pozitivë pesë persona. Të gjithë ata që kanë dal pozitivë janë familjarë të personave që janë infektuar më herët, janë  nga fshati Skorobishtë”, tha Shehu për Front Online.

    Ai tha se sot ka kontaktuar edhe Institutin Kombëtar të Shëndetit Publik ku pritet të testohen edhe 10 persona të tjerë nga kjo komunë.

    “Sot kam biseduar me  Institutin Kombëtar të Shëndetit Publik dhe sipas informatave do të testohen së paku 10 persona, edhe pse kjo shifër mund të rritet”, tha ai.

    Shehu ka treguar se janë në kontakt me familjet e të infektuarve dhe se iu kanë dërguar edhe ndihma.

    “Si komunë jemi në kontakt me familjet që janë të izoluara të prekurit, i kemi dërguar edhe disa ndihma”, shtoi ai.

    Ndërsa, sa i përket ndihmave nga ana e Ministrisë së Shëndetësisë, thotë se ka furnizim të mfjaftueshëm.

    “Kemi pasur ndihma nga ana e Ministrisë së Shëndetësisë, i kanë sjellë 3 kontingjente dhe gjëra të tjera si maska, dezinfektues, në komunën e Prizrenit nuk ka mungesë dhe gjendja është stabile”, përfundoi ai. /Front Online/

    Nga Rubrika
    Kronika04 Mars 2026
    Dy persona janë rrahur mes vete, si pasojë e një mosmarrëveshjeje në komunikacion në Fushë Kosovë. Sipas njoftimit të Policisë, rasti ka...
    Lajme04 Mars 2026
    Analisti politik, Arton Demhasaj në një prononcim për “Front Online” ka folur lidhur me zhvillimet e fundit rreth çështjes së zgjedhjes së...
    Lajme04 Mars 2026
    Deputeti i Kosovës, Xhavit Haliti, ka komentuar rreth çështjes së zgjedhjes së presidentit të Kosovës, duke theksuar se koalicioni politik me Lëvizjen...
    Të tjera
    Lajme04 Mars 2026
    Ish-anëtari i Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, Blerim Burjani, për FrontOnline ka komentuar mundësinë e organizimit të zgjedhjeve të reja në vend, duke...
    Kronika04 Mars 2026
    Një rast i vjedhjes së rëndë është raportuar mbrëmjen e së martës në Gjakovë. Në raportin 24-orësh të policisë, bëhet e ditur...
    Kronika04 Mars 2026
    Një person ka ndërruar jetë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, ku po trajtohej pas vetaksidentit që kishte pësuar në autostradën “Ibrahim...
    Bota/Rajoni04 Mars 2026
    Garda Revolucionare e Iranit tha të mërkurën se kontrollon Ngushticën e Hormuzit, një rrugë jetësore transporti për naftë dhe gaz, dhe çdo...
    Lajme04 Mars 2026
    Ish-kryetari i Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, Mazllum Baraliu, ka folur për FrontOnline për një shkuarje eventuale të vendit në zgjedhje të reja,...
    Kronika04 Mars 2026
    Një 10 vjeçar me origjinë shqiptare ka vdekur para disa ditësh në Itali. Ngjarja tragjike ndodhi para disa ditësh në Foggia, raportojnë...

    FrontOnline, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.