×
  • Lajme
  • Lajme

    Paralajmëron Rrustemi i LVV-së: Do t’i përdorim të gjitha mjetet kushtetuese për ta kundërshtuar Qeverinë e re

    FrontOnline
    21 Prill 2020

    Hapat e parë për formimin e Qeverisë pritet të ndodhin këtë javë.

    Ata do t`i ndërmarrë presidenti i vendit, Hashim Thaçi.

    Ky po planifikon që emrin e mandatarit të ri për postin e kryeministrit t`ia kërkojë LDK-së, partisë se dytë në zgjedhje, meqë  Vetëvendosje, që doli e para, nuk po i përgjigjet kërkesave të tij njëpasnjëshme për diçka të tillë.

    Realizimi i këtij skenari në ‘sytë’ e Vetëvendosjes do të shihej si rrënim i rendit Kushtetues.

    Anëtari i Vetëvendosjes, Adnan Rrustemi, përmend nenin, 84 – pika 14, kur thotë për Front Online se mandatari për krijimin e Qeverisë i takon vetëm partisë fituese të së zgjedhjeve.

    E po të njëjtit nen, i referohet edhe kur thekson se Presidenti nuk ka diskrecion për të caktuar mandatarin e as për të refuzuar atë.

    E tëra që i takon Presidentit  me Kushtetutë, sipas tij, është formalizimi i propozimit të emrit që vjen nga partia fituese dhe njoftimi për diçka të tillë i Kuvendit.

    “Po e theksoj, interpretimi i Gjykatës Kushtetuese i cili për nga fuqia juridike është burim i së drejtës kushtetuese, nuk lejon që të ketë Qeveri pa partinë e parë. Krejt kjo, vije si përgjigje për të garantuar legjitimitetin e Qeverisë, sepse qytetarët duhet të kenë Qeverinë për të cilën kanë votuar, respektivisht partinë politike që e kanë votuar. Qeveria dhe qeverisja ka rrënjët tek vullneti i votuesve. Kësisoj, do të ishte rrënim i rendit kushtetues dhe shkelje nga ana e Presidentit në rast të caktimit të një mandatari që nuk është propozuar nga partia që ka fituar zgjedhjet”, u shpreh ai për Front Online.

    Vetëvendosje do të ndjek të gjitha rrugët ligjore për të kundërshtuar Qeverinë e Re

    Deklaratat e shoqërisë civile e interpretuesve të ndryshëm të Kushtetutës nuk i ka marrë për bazë siç duket Lidhja Demokratike e Kosovës.

    Kjo parti ka shprehur gatishmëri ta pranojë mandatarin.

    Për ta, opsion më i mire është krijimi i një Qeverie të re me AAK-në e NISMA-n, sesa shkuarja në zgjedhje të reja.

    Arsyetimin e bazojnë, në  siç thonë ata, rrethanat pafavorshme për t`u drejtuar kutive të votimit, shkaku i krizës që ka shkaktuar pandemia e koronavirusit.

    Por krejt kjo situate është e papranueshme për Vetëvendosjen.

    Aq sa anëtari i saj, Adnan Rrustemi,  thotë se do t`i përdorin të gjitha mjetet Kushtetuese për kundërshtimin e diçkaje të tillë.

    “Nuk do të lejohet. Pa dyshim se do të përdorim të gjitha mjetet kushtetuese për ta kundërshtuar, jo vetëm për shkak të mbrojtjes së të drejtës sonë, por edhe të garantimit të një qeverisje me legjitimitet që del nga vullneti i votuesve. Nuk mund të lejohet që pesë persona që janë bashkuar nën një sigël politike siç është PLAN të rrënojnë rendin kushtetues dhe të shpallin të pavlefshëm vullnetin e qytetarëve”, theksoi ai.

    S`ka koalicion me PDK-në, zgjedhjet opsioni më i mirë

    Mundësia e një koalicioni mes Vetëvendosjes dhe PDK-së mund të përmendet në buzët e secilit.

    Por kjo ide nuk sillet as vërdallë në mendjen e figurave udhëheqëse të Vetëvendosjes.

    Këta kategorikisht e përjashtojnë mundësinë e një koalicioni me PDK-në për ta formuar Qeverinë e Re. Zgjidhjen adekuate e shohin te shpërndarja e Kuvendit dhe shkuarja në zgjedhje të reja.

    Rrustemi i VV-së tërheq paralele këtu. Thotë se njëjtë u veprua me 2010 dhe 2017

    “Presidenti para se të eksplorojë mundësi antikushtetuese dhe përtej kompetencave të tij, duhet të përmbush përgjegjësitë që i dalin nga Kushtetuta, respektivisht nga neni 82.2 që të shpërndajë Kuvendin pas mocionit të mosbesimit. Zgjidhja e duhur dhe kushtetuese është shpërndarja e Kuvendit ashtu siç parashihet, ashtu siç ka ndodhur gjithnjë në Kosovë sa herë që ka pasur mocion të suksesshëm të mosbesimit. Kushtetuta jonë nuk parasheh mocion konstruktiv të mosbesimit, i cili nënkupton se shkarkimi i një Qeverie mund të bëhet vetëm duke e zgjedhur një Qeveri tjetër”, deklaroi ai për Front Online.

    Heqja e reciprocitetit, shkelje e zotimit të Mustafëx

    Mustafa, pas mbledhjes dyorëshe me kryesinë e LDK-së ka theksuar se nëse partia e tij vjen në pushtet hapi i parë i saj do të jetë heqja e reciprocitetit, ashtu siç ka kërkuar i dërguari i posaçëm amerikan për dialogun, Richard Grenell.

    Me këtë deklaratë, sipas Rrustemit, Mustafa ka shkelur njërën prej dy zotimeve të bëra para zgjedhjeve të 6 tetorit.

    “ Për më tepër, Isa mustafa edhe në këtë çështje ka braktisur qëndrimet dhe zotimet e tij dhe po dëshmon se ka mashtruar votuesit e LDK-së. Isa Mustafa, në zgjedhjet e 6 tetorit, ka pasur dy zotime themelore. Së pari, se do ta heqim taksën dhe do të vendosim reciprocitetin, së dyti, se kurrë nuk do të bëjë koalicion me PAN-in. Ajo çfarë po shohim, është se z. Mustafa, të parën e ka zëvendësuar me heqjen e reciprocitetit si vendimin e parë, dhe kurrë me PAN-in, po e zëvendëson pikërisht me PAN-in”, u shpreh ai./Front Online/

    Nga Rubrika
    Sport03 Mars 2026
    Mërgim Vojvoda ka humbur një mundësi të artë të kalonte Comon në epërsi ndaj Interit, në gjysmëfinalen e Kupës së Italisë. Mbrojtësi...
    Sport03 Mars 2026
    Barcelona ka synim që sonte ta bëjë “të pamundurën, të mundur”, në përballje me Atletico Madridin. Në ndeshjen që luhet sonte me...
    Sport03 Mars 2026
    Real Madridi pësoi humbjen e katërt nën drejtimin e Alvaro Arbeloa kundër Getafes të hënën mbrëma, një rezultat që i lë “Los...
    Të tjera
    Lajme03 Mars 2026
    Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka deklaruar se i ka thënë Bedri Hamzës se nëse kandidon për President,...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Presidenti amerikan, Donald Trump, ka deklaruar se Marina e SHBA-së do të fillojë shumë shpejt të shoqërojë cisternat që kalojnë nëpër Ngushtica...
    Lajme03 Mars 2026
    Kreu AAK-së, Ramush Haradinaj deklaroi se një numër i deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosje i kanë premtuar votën nëse ai do të kandidojë...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Asambleja e Ekspertëve të Iranit këtë të marte ka zgjedhur liderin e ri suprem të vendit. Mediat iraniane raportojnë se lideri i ri është...
    Vip03 Mars 2026
    Rogerti është kthyer në shtëpinë e Big Brother VIP Albania. Pasi u përplas me Monika Kryemadhin për sjelljen e tij, Rogerti vullnetarisht...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Sekretari Amerikan i Shtetit, Marco Rubio, ka konfirmuar se një dron ka goditur një parking në afërsi të Konsullatës Amerikane në Dubai,...

    FrontOnline, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.