×
  • Lajme
  • Lajme

    Kurti: Thaçi do një kryeministër tjetër që të kthehet te projekti për copëtimin e Kosovës

    FrontOnline
    20 Prill 2020

    Gjatë intervistës së tij për gazetarin Çim Peka në Syri Televizion, kryeministri në detyrë i Kosovës Albin Kurti ka komentuar letër-këmbimet me presidentin Hashim Thaçi.

    “Unë i kam bërë disa pyetje presidentit që nuk është më përgjigjur. Ai refuzon të flasë me mua por më thotë “të më çojë një emër”. Duhet të përgjigjet paraprakisht për pyetjet e mia”, u shpreh Kurti.

    Albin Kurti: Agim Veliu u soll si ministri i Thaçit, nuk e ka dashur qeverinë me ne

    Nëse presidenti vazhdon të tentojë një qeveri të re, çfarë do bëjë Albin Kurti?

    “Ai nuk është president me kompetenca për krijimin e një qeverie. Nëse nuk ia kam dërguar emrin në letrën e parë pse vazhdon të dërgojë letra. I kanë ngelur edhe pak muaj e do të merret me politikë. Të lerë postin e të futet në garë zgjedhore. Mos të kalojë kompetencat duke shkelur postin”, tha Kurti.

    “Presidenti do një kryeministër tjetër që të shpallë gjendjen e jashtëzakonshme e të marrë ushtrinë në dorë e të kthehet te projekti për ndarjen e Kosovës, që përshpejton anëtarësimin e Serbisë në BE. Ai do të jetë sa më larg gjykatës e Serbia pranë BE. Ky është një vit i rëndësishëm për Kosovën dhe Ballkanin në tërësi”, shtoi Albin Kurti.

    Nga Rubrika
    Sport03 Mars 2026
    Mërgim Vojvoda ka humbur një mundësi të artë të kalonte Comon në epërsi ndaj Interit, në gjysmëfinalen e Kupës së Italisë. Mbrojtësi...
    Sport03 Mars 2026
    Barcelona ka synim që sonte ta bëjë “të pamundurën, të mundur”, në përballje me Atletico Madridin. Në ndeshjen që luhet sonte me...
    Sport03 Mars 2026
    Real Madridi pësoi humbjen e katërt nën drejtimin e Alvaro Arbeloa kundër Getafes të hënën mbrëma, një rezultat që i lë “Los...
    Të tjera
    Lajme03 Mars 2026
    Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka deklaruar se i ka thënë Bedri Hamzës se nëse kandidon për President,...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Presidenti amerikan, Donald Trump, ka deklaruar se Marina e SHBA-së do të fillojë shumë shpejt të shoqërojë cisternat që kalojnë nëpër Ngushtica...
    Lajme03 Mars 2026
    Kreu AAK-së, Ramush Haradinaj deklaroi se një numër i deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosje i kanë premtuar votën nëse ai do të kandidojë...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Asambleja e Ekspertëve të Iranit këtë të marte ka zgjedhur liderin e ri suprem të vendit. Mediat iraniane raportojnë se lideri i ri është...
    Vip03 Mars 2026
    Rogerti është kthyer në shtëpinë e Big Brother VIP Albania. Pasi u përplas me Monika Kryemadhin për sjelljen e tij, Rogerti vullnetarisht...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Sekretari Amerikan i Shtetit, Marco Rubio, ka konfirmuar se një dron ka goditur një parking në afërsi të Konsullatës Amerikane në Dubai,...

    FrontOnline, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.