×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    Hapen autostradat dhe dyqanet në Iran përderisa vazhdon përballja me pandeminë

    FrontOnline
    20 Prill 2020

    Irani filloi hapjen e autostradave që lidhin qytetet dhe qendrave kryesore tregtare për të stimuluar ekonominë e mbytur nga sanksionet, duke pretenduar se e ka shpërthimin e koronavirusit nën kontroll.

    Dyqanet nëpër rrugët e “Pazarit të Madh” historik të Teheranit hapën dyert e tyre, megjithëse qeveria kufizoi orarin e punës deri në orën 18:00 pasdite. Sidoqoftë, restorantet, palestrat dhe vendet e tjera mbesin të mbyllura.

    Ende ka shqetësime lidhur me shpërthimin e virusit në Iran dhe sigurinë e atyre që kthehen në punë.

    Përhapja e koronavirusit në Iran ka vrarë më shumë se 5,000 njerëz dhe 80,000 raste të konfirmuara – shifra këto që po vazhdojnë të rriten.

    Irani e minimizoi krizën me javë të tëra, madje edhe përderisa zyrtarët e lartë u prekën nga koronavirusi. Qeveria civile e vendit, e udhëhequr nga Presidenti Hassan Rouhani, nuk ka pranuar të zbatojë bllokimet 24 orëshe që janë duke u parë në vendet tjera të Lindjes së Mesme.

    Autoritetet kanë arsyeturar përgjigjen e tyre ndaj pandemisë duke treguar ndikimin e ashpër ekonomik që do të kishte një bllokim i tillë.

    Irani tashmë është nën sanksione të rrepta amerikane që bllokojnë shitjen e naftës së tij të papërpunuar jashtë vendit, masa të vendosura pasi Presidenti Donald Trump u tërhoq në mënyrë të njëanshme nga marrëveshja bërthamore e Teheranit me fuqitë botërore në vitin 2018.

    Nga Rubrika
    Sport03 Mars 2026
    Mërgim Vojvoda ka humbur një mundësi të artë të kalonte Comon në epërsi ndaj Interit, në gjysmëfinalen e Kupës së Italisë. Mbrojtësi...
    Sport03 Mars 2026
    Barcelona ka synim që sonte ta bëjë “të pamundurën, të mundur”, në përballje me Atletico Madridin. Në ndeshjen që luhet sonte me...
    Sport03 Mars 2026
    Real Madridi pësoi humbjen e katërt nën drejtimin e Alvaro Arbeloa kundër Getafes të hënën mbrëma, një rezultat që i lë “Los...
    Të tjera
    Lajme03 Mars 2026
    Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka deklaruar se i ka thënë Bedri Hamzës se nëse kandidon për President,...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Presidenti amerikan, Donald Trump, ka deklaruar se Marina e SHBA-së do të fillojë shumë shpejt të shoqërojë cisternat që kalojnë nëpër Ngushtica...
    Lajme03 Mars 2026
    Kreu AAK-së, Ramush Haradinaj deklaroi se një numër i deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosje i kanë premtuar votën nëse ai do të kandidojë...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Asambleja e Ekspertëve të Iranit këtë të marte ka zgjedhur liderin e ri suprem të vendit. Mediat iraniane raportojnë se lideri i ri është...
    Vip03 Mars 2026
    Rogerti është kthyer në shtëpinë e Big Brother VIP Albania. Pasi u përplas me Monika Kryemadhin për sjelljen e tij, Rogerti vullnetarisht...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Sekretari Amerikan i Shtetit, Marco Rubio, ka konfirmuar se një dron ka goditur një parking në afërsi të Konsullatës Amerikane në Dubai,...

    FrontOnline, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.