×
  • Lajme
  • Lajme

    PDK: Vetëvendosje po përfiton nga tenderët në kohën e pandemisë

    FrontOnline
    20 Prill 2020

    Partia Demokratike e Kosovës i ka dënuar keqpërdorimet financiare dhe abuzimet me pushtetin që po kryhen nga Lëvizja Vetëvendosje nën mbulimin e masave kundër koronavirusit.

    Sipas PDK-së veprimet e fundit të ndërmarrë nga Lëvizja Vetëvendosje në kuadër të qeverisjes së Komunës së Prizrenit janë qartazi shkelje ligjore që kërkojnë angazhimin e menjëhershëm të prokurorisë së shtetit për t’i hetuar për korrupsion e keqpërdorim.“Ditëve të fundit është publikuar nga Komuna e Prizrenit e qeverisur nga Lëvizja Vetëvendosje, tenderi “Furnizim me material shpenzues sanitar për nevojat e shërbimeve shëndetësore për mbrojtje nga Korona virusi në komunën e Prizrenit” në shumën prej 102.040 euro. Në këtë kontratë, duket qartë që çmimet janë shumë herë më të larta se çmimet normale që ekzistojnë në tregun e lirë sot, si dhe krahasuar me çmimet e të njëjtave produkte të kontratave të lidhura deri më tani nga Ministria e Shëndetësisë dhe komunat tjera në Kosovë”.

    Komunikata e plotë e PDK-së:

    Partia Demokratike e Kosovës dënon keqpërdorimet e mëdha financiare dhe abuzimet me pushtetin që po kryhen nga Lëvizja Vetëvendosje nën mbulimin e masave kundër koronavirusit. Veprimet e fundit të ndërmarrë nga Lëvizja Vetëvendosje në kuadër të qeverisjes së Komunës së Prizrenit janë qartazi shkelje ligjore që kërkojnë angazhimin e menjëhershëm të prokurorisë së shtetit për t’i hetuar për korrupsion e keqpërdorim.
    Ditëve të fundit është publikuar nga Komuna e Prizrenit e qeverisur nga Lëvizja Vetëvendosje, tenderi “Furnizim me material shpenzues sanitar për nevojat e shërbimeve shëndetësore për mbrojtje nga Korona virusi në komunën e Prizrenit” në shumën prej 102.040 euro”.

    Në këtë kontratë, duket qartë që çmimet janë shumë herë më të larta se çmimet normale që ekzistojnë në tregun e lirë sot, si dhe krahasuar me çmimet e të njëjtave produkte të kontratave të lidhura deri më tani nga Ministria e Shëndetësisë dhe komunat tjera në Kosovë.Ajo që e bën këtë kontratë edhe më të dyshimtë dhe shkeljen edhe më flagrante, është fakti që këtë tender e ka fituar kompania “EKA TRADEING” SH.P.K. e cila ka një fushë-veprimtarie që nuk lidhet me materialet që përfshihen në këtë tender dhe është themeluar vitin e kaluar.Po ashtu, është veçanërisht e ulët që kjo përpjekje korruptive është bërë duke abuzuar me një çështje kaq të rëndësishme për qytetarët sikurse është shëndeti dhe po bëhet pikërisht në një periudhë emergjente të luftës kundër koronavirusit.Ky veprim korruptiv nuk është aspak një rast i veçuar, përkundrazi, është dëshmi e një tradite të mbushur me korrupsion, abuzim e keqpërdorim që Lëvizja Vetëvendosje ka ndërtuar në komunën e Prizrenit. Në këto vite, Kryetari i Komunës së Prizrenit, z. Mytaher Haskuka, i cili i përket partisë Lëvizja Vetëvendosje e ka zhytur komunën në nepotizëm, krim e korrupsion. Partia që drejton Prizrenin e ka inkriminuar komunën duke mbajtur numrin më të lartë të zyrtarëve me së paku 5 drejtorë që kanë pasur aktakuza për korrupsion.

    Nga Rubrika
    Sport03 Mars 2026
    Mërgim Vojvoda ka humbur një mundësi të artë të kalonte Comon në epërsi ndaj Interit, në gjysmëfinalen e Kupës së Italisë. Mbrojtësi...
    Sport03 Mars 2026
    Barcelona ka synim që sonte ta bëjë “të pamundurën, të mundur”, në përballje me Atletico Madridin. Në ndeshjen që luhet sonte me...
    Sport03 Mars 2026
    Real Madridi pësoi humbjen e katërt nën drejtimin e Alvaro Arbeloa kundër Getafes të hënën mbrëma, një rezultat që i lë “Los...
    Të tjera
    Lajme03 Mars 2026
    Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka deklaruar se i ka thënë Bedri Hamzës se nëse kandidon për President,...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Presidenti amerikan, Donald Trump, ka deklaruar se Marina e SHBA-së do të fillojë shumë shpejt të shoqërojë cisternat që kalojnë nëpër Ngushtica...
    Lajme03 Mars 2026
    Kreu AAK-së, Ramush Haradinaj deklaroi se një numër i deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosje i kanë premtuar votën nëse ai do të kandidojë...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Asambleja e Ekspertëve të Iranit këtë të marte ka zgjedhur liderin e ri suprem të vendit. Mediat iraniane raportojnë se lideri i ri është...
    Vip03 Mars 2026
    Rogerti është kthyer në shtëpinë e Big Brother VIP Albania. Pasi u përplas me Monika Kryemadhin për sjelljen e tij, Rogerti vullnetarisht...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Sekretari Amerikan i Shtetit, Marco Rubio, ka konfirmuar se një dron ka goditur një parking në afërsi të Konsullatës Amerikane në Dubai,...

    FrontOnline, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.