×
  • Ekonomi
  • Ekonomi

    Bedri Istrefi u drejtohet punëtorëve: Thotë se po duan ta shkarkojnë në kohë pandemie

    FrontOnline
    20 Prill 2020

    Kryeshefi i Telekomit Bedri Istrefi, iu është drejtuar me një video mesazh punëtoreve të Telekomit, përmes të cilës ka prezantuar një strategji për transformim të kompanisë.

    Sipas tij kjo strategji do të bënte ndryshim thelbësor në punën e secilit punëtor të Telekomit, por edhe në rritjen e përformances.

    Duke folur për ndikimin e COVID 19 në ekonomi, Istrefi thotë se edhe Telekomi po përballet me rënie të përqindjes së të hyrave si pasojë e pandemisë.

    Madje ai në këtë video mesazh thotë se “ka informacione” se së shpejti do të shkarkohet nga pozita e Kryeshefit të Telekomit.

    Fjalimi i plotë :

    Të dashur Kolege,
    Në pamundësi që të ju takoj secilin personalisht po ju drejtohem me kete video dhe ju inkurajoj qe te respektoni dhe ta përkrahni njeri-tjetrin. Vetëm ne kete menyre do te kemi rezultate pozitive.
    Ne presim që ndikimi i COVID-19 të korrespondojë me një rënie të të hyrave te telekomit. Ne kompanitë e telekomit në vendet e zhvilluara kjo renie pritet te jete prej 3.4% gjatë vitit 2020. Ndersa tek ne presim qe kjo % te jete edhe me e larte.
    Vlerësimet e ndikimit ekonomik të COVID-19 janë shumë variabile dhe lidhen direkt me përparimin e
    kësaj pandemie. Skenari makroekonomik bazohet në një sërë parashikimesh të GDP-së prandaj eshte mjaft sfiduese te dihet efekti direkt ne të hyratë e Telekomit.
    Sidoqofte, ne si Telekomi duhet të qëndrojmë më mirë se çdo industri tjeter në këtë krizë.
    Rënia në EBITDA është e pashmangshme për vitin 2020 dhe 2021 pasiqë baza e të ardhurave veq
    ka filluar te zvogëlohet.
    Te dashtun,
    Te gjithe e dini se vitin e kaluar u ballafaquam me veshtiresi te shumta ne raport me MVNO-ne, por ne dëgjuam zerin e secilit nga ju dhe ne nuk vazhduam tutje partneritetin .
    Kjo ka qene nje pikekthese per Telekomin e Kosoves. Pas kësaj ne bëmë te gjitha pergaditjet qe te rritet ARPU mobile por jashte çdo parashikimi u sfiduam me pandemine.
    Ju siguroj të gjithëve se edhe kete sfide do ta kalojme bashkë dhe rritja e Telekomit do te filloj.
    Une kam prezantuar nje strategji te transformimit te kompanise, ne te cilen besoj shume se do te
    bente ndryshim thelbesor ne punen e secilit por edhe ne rritjen e performances, ndërsa deri më sot nuk kemi pranuar perkrahje qe te vazhdojme me këtë strategji.
    Madje kemi zera qe jemi pjese e trendit te shkarkimeve sikur ne ndermarrjet e tjera publike.
    Gjate diteve te kaluara kam pasur momente kur kam menduar se a do te ishte me mire të paraqes doreheqejen time. Por per dallim nga homologet e mije qe jane prane familjeve të tyre une kam
    vendosur te jem edhe prane familjes tjeter, prane juve kolegeve te Telekomit, ku pa asnjë hezitim keni
    treguar perkushtimin tuaj maksimal.
    Javet e kaluara jemi sfiduar edhe me nje problem jo te zakonshem brenda telekomit, ku nje ish-koleg
    nga koha e ekselences teknologjike te telekomit tani zyrtar I lartë në ministrinë e linjës ka ftuar disa koleg ne intervista per KE. Kjo ka shkaktuar perqarje brenda kolektivit te telekomit.
    Në fund dua të falenderoj ekipet teknike, ekipet e mirëmajtjes, ekipet e shitjes dhe te gjithe ju qe jeni duke kontribuar nga zyra apo distanca, ju inkurajoje qe te vazhdoni punen me profesionalizem dhe perkushtim.
    Shendet per juve dhe me te dashurit e juaj

    Nga Rubrika
    Sport03 Mars 2026
    Mërgim Vojvoda ka humbur një mundësi të artë të kalonte Comon në epërsi ndaj Interit, në gjysmëfinalen e Kupës së Italisë. Mbrojtësi...
    Sport03 Mars 2026
    Barcelona ka synim që sonte ta bëjë “të pamundurën, të mundur”, në përballje me Atletico Madridin. Në ndeshjen që luhet sonte me...
    Sport03 Mars 2026
    Real Madridi pësoi humbjen e katërt nën drejtimin e Alvaro Arbeloa kundër Getafes të hënën mbrëma, një rezultat që i lë “Los...
    Të tjera
    Lajme03 Mars 2026
    Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka deklaruar se i ka thënë Bedri Hamzës se nëse kandidon për President,...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Presidenti amerikan, Donald Trump, ka deklaruar se Marina e SHBA-së do të fillojë shumë shpejt të shoqërojë cisternat që kalojnë nëpër Ngushtica...
    Lajme03 Mars 2026
    Kreu AAK-së, Ramush Haradinaj deklaroi se një numër i deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosje i kanë premtuar votën nëse ai do të kandidojë...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Asambleja e Ekspertëve të Iranit këtë të marte ka zgjedhur liderin e ri suprem të vendit. Mediat iraniane raportojnë se lideri i ri është...
    Vip03 Mars 2026
    Rogerti është kthyer në shtëpinë e Big Brother VIP Albania. Pasi u përplas me Monika Kryemadhin për sjelljen e tij, Rogerti vullnetarisht...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Sekretari Amerikan i Shtetit, Marco Rubio, ka konfirmuar se një dron ka goditur një parking në afërsi të Konsullatës Amerikane në Dubai,...

    FrontOnline, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.