
Partia Demokratike e Kosovës ka marrë pjesë në takimin e ftuar nga kryeministri në detyrë, Albin Kurti për të diskutuar rreth situatës me pandeminë Covid-19.
Pas këtij takimi, është deklaruar deputeti i PDK-së, Memli Krasniqi.
Ai ka thënë se me pranimin e 1000 testeve të pranuara nga Serbia, Kurti ia mundësoi Vuçiqit të shpërlahet nga gjenocidi.
“I perserita qëndrimet e PDK-së për gabimet trashanike të cilat i ka bërë. Ky kryeminister e ka shkel Kushtetuten e vendit. Ky kryeministër është dorëzuar para Serbisë. I ka përligjur masat e jashtezakonshme të vendosura nga Serbia. I ka mundësuar Aleksander Vuçiqit të shperlahet nga gjenocidi. 1000 teste e kanë shfaqur Serbinë si humane. Ka bërë gabim të pafalshëm duke ia mundesuar këtë gjë”, u shpreh ai.
Sipas tij, PDK-ja i kalon interesat partiake kur janë në pyetje interesat e vendit.
“Ju them se prezenca e PDK-së është një dëshmi që Partia Demokratike kur janë në pyetje interesat e qyetarëve dhe interesat e vendit i kalojnë interesat partiake. Kemi ardhur t`I shprehim drejtperdrejt qendrimet dhe bindjet tona. Sot isha ketu per t`ia perseritur kyriministri, per te ju thane qe kane bere gabime te jashtezakonshme, ne vend qe te koordinohen, ata jane sjellur me nencim, me arrogance”, theksoi ai.
https://www.facebook.com/100224887998265/videos/159953305381914/