×
  • Lajme
  • Tenderët
  • Lajme

    Shefat e shtetit mbeten pa inventar për zyre, kompania paralajmëron tërheqjen e bredit botëror nga Kosova

    FrontOnline
    13 Shkurt 2020

    Përfaqësuesi i kompanisë private “Katër A”, Arsim Selimi, ka paralajmëruar në seancën e së mërkurës (dje) të Organit Shyrtues të Prokurimit (OSHP) se po detyrohen t’i largojnë nga Kosova brendet e njohura ndërkombëtare për shkak, siç ka thënë ai, parregullsive në tender.

    Ky paralajmërim i përfaqësuesit të kësaj kompanie private ka ardhur pasi që Agjencia Qendrore e Prokurimit (AQP) ka anuluar aktivitetin e prokurimit në vlerë prej rreth 250 mijë euro për furnizim më inventar për zyre-Lot 1, raporton portali “Front Online”.
    Në këtë tender është paraparë furnzimi me invetar për zyrën e Presidentit, kryetarit të Parlamentit, kryeministrit, kryeprokurorit, kryetarit të Gjykatës Kushtetuese, kryetarit të Gjykatës Supreme, shefit të Agjencisë Kosovare për Inteligjencë (AKI), etj, shkruan “Front Online”.

    “AQP nuk do të duhej ta anulonte këtë aktivitet prokurimi. Në Kosovë dhe shtetet përreth nuk ka prodhues të karrigeve për zyre, ne kemi ofertuar me një brend të nivelit botëror, siç është Flekssit, për të cilin jemi përfaqësues. Por, në këtë mënyrë do të detyrohemi që t’i largojmë nga Kosova këto brende dhe të ofertojmë me karrige njëpërdorimshe, apo të atyre që përdorimi mund të zgjasë maksimum dy muaj”, ka thënë Selimi.

    Ndërsa përfaqësuesi i operatorit ekonomik “Mobelland”, Hysni Veseli, ka deklaruar se kjo kompani i ka plotësuar kushtet e kërkuara në dosje të tenderit, mirëpo, siç ka thënë ai, nuk sheh ndonjë arsye që aktiviteti i prokurimit të anulohet.

    Megjithatë, në këtë aktivitet të prokurimit që parashihej të kushtonte rreth 250 mijë euro, kompania “Mobelland” ka ofertuar me çmim minimal, përkatësisht vetëm me 28400 euro, përderisa oferta më e lartë në këtë tender ka arritur në 225 mijë euro.

    Në anën tjetër, përfaqësuesi i AQP-së, Mehmet Rama, ka deklaruar se ka qenë kryetar i Komisionit për vlerësimin e këtij tenderi dhe sipas tij, nuk ka pasur rrugë tjetër përpos që të anulohet ky aktivitet i prokurimit, pasi që tre ankuesit kanë qenë të papërgjegjshëm, raporton “Front Online”.
    Ndërsa eksperti shqyrtues Visar Bibaj ka thënë se ka propozuar që të mbetet në fuqi vendimi i autoritetit kontraktues për anulim të Lot-it 1.
    Vendimi i Panelit Shqyrtues për këtë aktivitet Prokurimit do të merret në ditët në vijim, deri sa portali “Front Online” do t’u mbaj të informuar në vazhdimësi për rrjedhën e këtij procesi të prokurimit.

     

     

    Dyfish n’plus me ArtMotion
    Nga Rubrika
    Lajme06 Maj 2024
    Sot janë bërë 27 vjet që prej rënies së dëshmorit të kombit, Luan Haradinajt. Ramush Haradinaj, kryetar i Aleancës për Ardhmërinë e...
    Lajme06 Maj 2024
    Ngjarjet e ditës 6 maj 2024: 09:00: Kuvendi Komunal i Shtimes mban mbledhje solemne me rastin e dorëzimit të çmimit “Qytetar nderi”...
    Lajme06 Maj 2024
    Moti sot në Kosovë do të jetë me diell, por do të ketë ngapak edhe vranësira. “Për të hënën parashikohet të mbajë...
    Të tjera
    Bota/Rajoni05 Maj 2024
    Një ngjarje e rëndë raportohet të ketë ndodhur ditën e sotme, ku një 39-vjeçare bashkë me tre fëmijët e saj (trupi i...
    Lajme05 Maj 2024
    Një studim i publikuar në revistën “Plus One”, ka analizuar pasojat fizike dhe emocionale të angazhimit qytetar në politikë nëpërmjet lajmeve. Sipas...
    Bota/Rajoni05 Maj 2024
    Konfliktet në çift kishin muaj që kishin nisur dhe praktikisht çifti ishte i ndarë pasi martesa nuk konsumohej më dhe Ergys Arrazi...
    Vip05 Maj 2024
    Ajo po vazhdon të marrë vëmendje të madhe çdo ditë e më shumë në rrjetet sociale. Bëhet fjalë për modelen dhe ish-banoren...
    Lajme05 Maj 2024
    Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka shkruar për nënën e tij e njohur si ‘Nëna Rukë’, e...
    Lajme05 Maj 2024
    Nesër, më 6 maj shënohet 27-vjetori i rënies së ish-ushtarit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Luan Haradinaj. Në nderim të figurës së...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.