×
  • Hulumtime
  • Hulumtime

    Spitali Amerikan për dy vjet mori 19 milionë €, ndërsa deklaron 1,7 milionë € humbje

    FrontOnline
    27 Janar 2020

    Spitali Amerikan në Prishtinë për dy vjet i ka ngarkuar rreth 19 milionë euro financiarisht pacientët kosovarë për shërbime të ndryshme shëndetësore, përderisa ka paguar zero euro tatim në fitim në arkën e shtetit, pasi që ka deklaruar rreth 1.7 milionë euro humbje, raporton portali “Front Online”.

    Sipas dokumenteve zyrtare të siguruara nga portali “Front Online”  gjatë viteve 2017/2018 spitali më i madh privat në vend përkundër të hyrave rreth 19 milionë euro, ka përmbyllur vitet me 1.7 milionë euro humbje, duke mos paguar asnjë cent në emër të tatimit në fitim për akrën e shtetit.

    Sipas raportit të Auditorit të siguruar nga “Front Online” shihet se gjithsej të hyrat në vitin 2018 figurojnë rreth 9 milionë euro, deri sa ketë vit shpenzimet e deklaruara kishin arritur vlerën prej mbi 10.1 milionë euro, duke mbyllur vitin financiar kështu me një humbje prej 1 milionë e 269 mijë e 683 euro.

    Sipas raportit në fjalë, pjesa më e madhe e shpenzimeve i takon kategorisë së pagave dhe mëditjeve, ku për këtë kategori Spitali Amerikan kishte shpenzuar 4,593,285 euro,  për shpenzimet e mallit të shitur ishin shpenzuar 2,010,526 euro, deri sa për shpenzime tjera afariste vetëm për një vit ky spital privat ka shpenzuar 2,147,363 euro.

    Po ashtu, sipas dokumentit në fjalë shihet se të hyrat e spitalit gjatë vitit 2017 kishin qenë 9,714,677 euro, deri sa shpenzimet e deklaruara sipas raportit të auditorit të siguruar nga “Front Online” ishin 10,125,593 euro, duke përfunduar vitin me 410 mijë euro humbje.

    “Front Online” i ka dërguar pyetje Spitalit Amerikan në Prishtinë, por as pas disa ditë pritjesh nga ata nuk janë përgjigjur në pyetjet e dërguara / Front Online /

    https://frontonline.net/pacienti-padit-spitalin-amerikan-per-vendosjen-e-baterise-ne-zemer-dhe-dy-stendave-pa-pasur-nevoje-dokumente/

    FITO 10.000 EURO ME PAKO PREMIUM PLUS!
    Nga Rubrika
    Hulumtime08 Prill 2024
    Mbi 26 milionë euro janë shpenzuar nga buxheti i Kosovës për udhëtime zyrtare brenda dhe jashtë Kosovës gjatë tri viteve të fundit,...
    Ekonomi03 Prill 2024
    Komuna e Prishtinës e cila drejtohet nga Përparim Rama si dhe ajo e Fushë Kosovës që drejtohet nga Burim Berisha janë në...
    Ekonomi03 Prill 2024
    Për 12 muaj të vitit 2023, Ministria e Ekonomisë, e cila udhëhiqet nga Artane Rizvanolli, ka shpenzuar vetëm 11% të buxhetit të...
    Të tjera
    Bota/Rajoni27 Prill 2024
    Ilir Meta është sërish president, kësaj here jo në krye të shtetit, por të Partisë së Lirisë. Në Konventën e zhvilluar këtë...
    Lajme27 Prill 2024
    Kori “Siparantum” nën dirigjimin e Memli Kelmendit ka arritur të fitojë vendin e parë në kategorinë G në “European Festival for Young...
    Vip27 Prill 2024
    Talenti dhe pasioni i Dafina Zeqirit për muzikën nuk njeh kufij, dhe kjo vërtetohet sërish me publikimin e këngës së saj më...
    Lajme27 Prill 2024
    Kryetari i LDK-së në Ferizaj, Visar Azemi ka thënë se gjendja me mbeturinat në këtë qytet është shqetësuese. Ai tha se Ferizaj...
    Sport27 Prill 2024
    Borussia Dortmund me mendjen në ndeshjen gjysmëfinale të  Champions League me Paris Saint-Germain është mposhtur të shtunën në Bundesliga nga Leipzig. Ndeshja...
    Lajme27 Prill 2024
    Ministri i Mbrojtjes i Kosovës, Ejup Maqedonci ka marrë pjesë në konferencën e Dialogut të Sigurisë në Budapest të Hungarisë. Aty ai...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.