×
  • Tenderët
  • Tenderët

    “Erik” ankohet për eliminim të pa drejtë nga gara për tenderin e Spitalit të Gjakovës

    FrontOnline
    16 Janar 2020

    Kompania “Erik” po pretendon se zyra e Prokurimit e Spitalit “Isa Grezda” nga Gjakova e ka eliminuar padrejtësisht nga gara për tenderin “Pastrimi i hapësirave të brendshme në Spitalin e Përgjithshëm “Isa Grezda” Gjakovë” me nr. prokurimit: 70020-19-6017-2-1-1, raporton “Front Online”

    Në seancën e Organit Shqyrtues të Prokurimit (OSHP) të cilën e ka monitoruar “Front Online” Valmire Bujupi nga kompania “Erik” ka thënë se kompania që përfaqëson ajo qëndron mbrapa ankesës së bërë për këtë aktivitet. Ajo po ashtu bëri të ditur se pajtohen me mendimin e ekspertes në pothuaj të gjitha pikat e ekspertizës se saj për këtë aktivitet. “Pasi kjo lëndë ka qenë edhe njëherë në OSHP dhe është kthyer në Rivlerësim dhe Autoriteti Kontraktues (AK) ka nxjerra një vendim i cili bie ndesh edhe me kërkesat e Dosjes së Tenderit (DT)si dhe me Ligjin e Prokurimit Publik (LPP) , raporton “Front Online”

    “Autoriteti Kontraktues në këtë rast Spitali i përgjithshme ” ISA Grezda” Gjakove ka eliminuar kompaninë tone me arsyetimin se nuk kemi llogaritur siç duhet pushimet vjetore, mjekësore dhe të lehonisë, ndërsa ka shpërblyer me kontrate Operatorin Ekonomik i cili ka zvogëluar stafin e kërkuar nga AK dhe nuk ju është përmbajtur specifikimeve te kërkuara ne DT. Përderisa ne kemi caktuar një shume prej 6,275 € me TVSh për 12 muaj sa zgjat edhe kontrata, për pushimet vjetore, mjekësore dhe te lehonisë dhe kemi bere deklarate se do i përmbahemi specifikimeve teknike te detyruara dhe do respektojmë ligjet ne fuqi për te drejtat e punëtoreve, AK ka pare te arsyeshëm te shpërbleje një OE i cili ka zvogëluar stafin e kërkuar dhe nuk ka llogaritur fare menaxherin e kontratës” ka thënë ajo, raporton “Front Online”

    Ajo më tutje ka bërë të ditur se duke e ditur qe brenda 12 muajve sa edhe zgjat kontrata nuk mund te parashikohet a do ta shfrytëzojnë punëtoret pushimin mjekësore dhe te lehonisë sepse këto raste nuk mund te parashikohen shuma e cila kemi ndare është shume e mjaftueshëm dhe Brenda kornizës buxhetore te ndare për këtë aktivitet.

    “Çdo shume tjetër e dhënë do kalonte buxhetin parapare ose do konsiderohej si tender jo normalisht i ulet. Ne kemi sqaruar këtë edhe me sqarimin e bere për AK po edhe tani edhe ne ankese se nëse kemi përcaktuar këtë shume kjo nuk do te thotë qe ne nuk do ta zbatojmë ligjet ne fuqi ne rast se do kemi raste te pushimit mjekësor dhe te lehonisë ndërsa te drejtën për pushime vjetor do ta shfrytëzojnë te gjithë punëtoret, jemi deklaruar me deklarate për këtë çështje” ka thënë më tutje ajo, raporton “Front Online”

    Në anën tjetër Lulzim Goqi nga zyra e Prokurimit ka thënë së kompania ankuese nuk i ka plotësuar kriteret e dosjes së tenderit, deri sa sipas tij kompania e rekomanduar për kontratë ka plotësuar të gjitha kriteret e dosjes së tenderit. “Grup i Operatorëve Ekonomik: ‘ERIK” SH.P.K.; SCHAFBERGER  në ankesën  e tije pretendon se OE  i rekomanduar për dhënie te kontratës nuk i posedon te gjitha mjetet e kërkuar ne DT nga AK,  pa e caktuar se cilat mjete mungojnë konkretisht,  pra ky pretendim është tërësisht  i pa pabazuar,  sepse OE rekomanduar për dhënie  ka dëshmuar se posedon te gjitha mjetet  sipas  deklaratës se Noterit ne procedurën  EN-notes, po ashtu përmes faturave gjë te cilën mund te vërtetoj paneli gjate shqyrtimit te ofertës. Ne konsiderojmë se vete fakti se OE ankimues nuk ka arritur te precizoj se cilat mjete mungojnë është pretendim i pa qëndrueshëm” ka thënë ai, , raporton “Front Online”.

    Në fund të seancës Operatori Ekonomik ankues tha se kërkojnë qe te aprovohet ankesa në të gjitha pikat dhe nëse shkon ne rivlerësim prapë kjo lëndë AK te merr vendim qe te shpallet kompani e tyre si fituese ne këtë aktivitet sepse nuk ka analize financiare tjetër ne këtë aktivitet qe i përmbush te gjitha pikat sipas analizës se kërkuar ne DT.

    Në fjalën përfundimtare përfaqësuesi  i Autoritetit Kontraktues kërkoj nga Paneli Shqyrtues  qe te hedhë si te pa bazuar ankesat e Operativë Ekonomik, dhe të njoftimin mbi vendim te  Autoriteti Kontraktues

    Vendimi i Panelit Shqyrtues për këtë aktivitet Prokurimit do të merret në ditët në vijim, deri sa portali “Front Online” do të iu mbaj të informuar në vazhdimësi për rrjedhën e këtij procesi të prokurimi  / Front Online /

    Një delegacion i Prince Coffee viziton plantacionet e kafesë në Indi
    Nga Rubrika
    Lajme24 Prill 2024
    Komuna e Podujevës e cila drejtohet nga Shpejtim Bulliqi e ka shpërblyer me tender prej hiç më pakë se 413 mijë euro...
    Tenderët24 Janar 2024
    Ministria e Punëve të Brendshme (MB) që drejtohet nga Xhelal Sveçla, ka shpallur një tender prej 120 mijë euro për shërbime hoteliere,...
    Tenderët11 Janar 2024
    Telekomi i Kosovës ka shpërblyer me tender 15 milionësh kompaninë nga Kroacia “Ericsson Nikola Tesla d.d”, raporton Front Online. Në njoftimin e...
    Të tjera
    Lajme04 Maj 2024
    Tre monumente të Gjergj Kastriot Skënderbeut, iu shtuan sot komunave arbëreshe në Kalabri, në San Sofia, San Basile dhe Zangarona. Pothuajse në...
    Lajme04 Maj 2024
    Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka qëndruan për vizitë në Gjilan, ku bashkë me kreun e degës së kësaj partie atje bënë...
    Sport04 Maj 2024
    Real Madridi edhe zyrtarisht ka siguruar titullin kampion në La Liga, pasi Barcelona nuk ia doli që të fitojë tri pikët në...
    Sport04 Maj 2024
    Gara për titull në elitën e futbollit në Maqedoninë e Veriut është bërë mjaft e fortë, me Shkëndijën dhe Strugën që komandojnë...
    Lajme04 Maj 2024
    Largimi i mjekëve nga Kosovë për të kërkuar punë dhe kushte më të mira në vende të ndryshme të botës, mbetet sfidë...
    Lajme04 Maj 2024
    Deputeti i Kuvendit të Kosovës, Dimal Basha i ka reaguar AGK-së dhe RTK-së. Ai ka shkruar në ‘Facebook”, se asnjëherë nuk e...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.