×
  • Lajme
  • Lajme

    Zyra e BE i kërkon Kosovës të përafrohet më shumë me Ukrainen dhe t’i ndihmojë në fushën e energjisë

    FrontOnline
    24 Gusht 2026

    Bashkimi Evropian në Kosovë dhe Shoqata Ukrainase e Kosovës – Urat e Miqësisë kanë shënuar 35-vjetorin e Pavarësisë së Ukrainës në Europe House në Prishtinë, katër vjet e gjysmë pas nisjes së luftës së Rusisë kundër Ukrainës.

    Në ngjarje morën pjesë zëvendëskryeministri dhe ministri në detyrë i Punëve të Jashtme, Glauk Konjufca, përfaqësues të institucioneve të Kosovës, trupit diplomatik, mediave dhe shoqërisë civile.

    Shefja në detyrë e BE-së në Kosovë, Eva Palatova, tha se ukrainasit, me guximin dhe qëndrueshmërinë e tyre, nuk po mbrojnë vetëm vendin e tyre, por edhe Evropën. Ajo theksoi se BE-ja do të vazhdojë ta mbështesë Ukrainën politikisht, financiarisht, humanitarisht, ushtarakisht dhe diplomatikisht, përfshirë edhe në rrugën e saj drejt integrimit evropian.

    Palatova falënderoi Kosovën për solidaritetin me Ukrainën dhe për përafrimin me Politikën e Përbashkët të Jashtme dhe të Sigurisë së BE-së, përfshirë sanksionet ndaj Rusisë dhe Bjellorusisë.

    Ajo inkurajoi Kosovën që ta rrisë këtë mbështetje, përfshirë në fushën e energjisë, ndërsa theksoi se BE-ja ka ofruar 3.7 miliardë euro ndihmë financiare për Kosovën që nga viti 1999 dhe se synimi është që si Kosova, ashtu edhe Ukraina, të zënë vendin e tyre në Bashkimin Evropian.

    Nga Rubrika
    Lajme 24 Gusht 2026
    Deputeti i PDK-së, Rrustem Mustafa, ka reaguar në lidhje me situatën politike, duke thënë se është koha për të lëvizur tani. Ai...
    Lajme 24 Gusht 2026
    Bordi i Drejtorëve dhe Menaxhmenti i Korporatës Energjetike të Kosovës kanë zhvilluar takime me përfaqësuesit sindikalë, ku është diskutuar për rastet e...
    Hulumtime 24 Gusht 2026
    Një inspektim i kryer pas një ankese në barnatoren “O2 Pharmacy” në Prishtinë ka përfunduar me konfiskimin e disa produkteve medicinale dhe...
    Të tjera
    Lajme 24 Gusht 2026
    Ndërmarrja Publike “Trainkos” ka reaguar lidhur me riparimin e pesë vagonëve të saj në Zrenjanin të Serbisë, duke thënë se kontrata për...
    Sport 24 Gusht 2026
    Java e parë e sezonit 2026/27 në Serie A ka sjellë disa paraqitje shumë të mira nga futbollistët italianë, me një grup...
    Sport 24 Gusht 2026
    Boksierja kosovare Donjeta Sadiku i ka siguruar Kosovës medaljen e parë në Lojërat Mesdhetare “Taranto 2026”, pasi triumfoi në çerekfinale ndaj turkes...
    Lajme 24 Gusht 2026
    Deputetja e Aleancës, Time Kadriaj, ka rrëfyer për sulmin me vezë ndaj Albin Kurtit në sallën e Kuvendit të Kosovës. Kadriaj ka...
    Lajme 24 Gusht 2026
    Flurim Ramaj, 49-vjeçar nga fshati Senik i Malishevës, është punëtori që humbi jetën tragjikisht në një vendpunishte në lagjen Veternik të Prishtinës....
    Sport 24 Gusht 2026
    Gabriel Martinelli është gjithnjë e më pranë largimit nga Arsenal për t’iu bashkuar Al-Hilal, ndërsa negociatat mes dy klubeve kanë hyrë në...

    FrontOnline, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.