×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    Moti ekstrem godet Evropën, zjarre, përmbytje dhe mijëra të evakuuar

    FrontOnline
    23 Gusht 2026

    Evropa po përballet me një valë të fortë moti ekstrem, me zjarre pyjore, përmbytje dhe stuhi që kanë detyruar mijëra persona të largohen nga shtëpitë e tyre, ndërsa ekipet emergjente vazhdojnë ndërhyrjet në disa vende.

    Situata është veçanërisht e rëndë në zonën kufitare mes Bosnje-Hercegovinës dhe Kroacisë, ku një zjarr i madh ka shpërthyer pranë Trebinjës.

    Për shkak të flakëve, autoritetet boshnjake kanë mbyllur rrugën kryesore që lidh Trebinjën me Dubrovnikun, ndërsa disa fshatra pranë Ivanicës janë evakuuar.

    Zjarri është përhapur në një zonë me diametër mbi 16 kilometra, ndërsa temperaturat e larta, erërat e forta dhe mungesa e reshjeve po e vështirësojnë punën e zjarrfikësve.

    Gjendje e rënduar paraqitet edhe në Spanjë. Në Tarragona, reshjet e dendura kanë shkaktuar përmbytje dhe kanë lënë 11 persona të lënduar, ndërsa është ndërprerë qarkullimi në disa rrugë dhe linja hekurudhore.

    Në Valencia, më shumë se 1 mijë banorë të Gatovës janë evakuuar për shkak të një zjarri pyjor që ka djegur rreth 630 hektarë. Situata është stabilizuar, por ekipet e emergjencës vazhdojnë të qëndrojnë në terren.

    Spanja është përballur ditët e fundit edhe me temperatura që në disa zona kanë arritur deri në 44 gradë Celsius.

    Ndërkohë, në Poloni janë regjistruar mbi 6,500 incidente të lidhura me stuhitë që nga e premtja. Për shkak të përmbytjeve dhe ndërprerjeve të energjisë elektrike, janë evakuuar edhe 12 kampe skautësh.

    Autoritetet polake kanë bërë të ditur se deri tani nuk ka viktima apo të lënduar, ndërsa paralajmërimet për stuhi mbeten në fuqi në disa pjesë të veriut të vendit./Sinjali

    Nga Rubrika
    Bota/Rajoni 23 Gusht 2026
    Temperaturat mesatare në Kosovë janë rritur gjatë dekadës së fundit, ndërsa fermerët po përballen me periudha më të gjata të thatësisë, valë...
    Bota/Rajoni 23 Gusht 2026
    Një 32-vjeçar është arrestuar në Tiranë pasi u kap duke qarkulluar me armë zjarri pa leje. Operacioni policor i koduar “Last Gun”...
    Bota/Rajoni 23 Gusht 2026
    Altin Allmuça është shqiptari që vrau të dashurën e tij, 45-vjeçaren Lulieta Obzova, dhe më pas kreu vetëvrasje mëngjesin e sotëm në...
    Të tjera
    Bota/Rajoni 23 Gusht 2026
    Detaje të reja kanë dalë në dritë lidhur me vrasjen te hotel Principote të 20-vjeçarit me kombësi portugeze, Luis Miguel Varela Mendes....
    Sport 23 Gusht 2026
    Kombëtarja e Kosovës në volejboll për meshkuj do të zhvillojë sot ndeshjen e tretë në kuadër të Lojërave Mesdhetare “Taranto 2026”. Pas...
    Lajme 23 Gusht 2026
    Sindikata e Policisë së Kosovës ka shprehur ngushëllime për familjen, të afërmit dhe kolegët e zyrtarit policor Altin Kryeziu, i cili ndërroi...
    Hulumtime 23 Gusht 2026
    Një kontroll i Inspektoratit Farmaceutik në barnatoren “MATI PHARM” në Gjakovë ka nxjerrë në pah një sasi të produkteve medicinale ilegale që...
    Bota/Rajoni 23 Gusht 2026
    Presidenti iranian Masoud Pezeshkian ka mbrojtur memorandumin e mirëkuptimit të arritur mes Iranit dhe Shteteve të Bashkuara, duke e cilësuar atë si...
    Lajme 23 Gusht 2026
    Aleanca ka zhvilluar sot një aksion simbolik para objektit të Qeverisë, duke kritikuar qeverisjen e Albin Kurtit dhe Lëvizjes Vetëvendosje për dështimet...

    FrontOnline, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.