
Aleanca ka zhvilluar sot një aksion simbolik para objektit të Qeverisë, duke kritikuar qeverisjen e Albin Kurtit dhe Lëvizjes Vetëvendosje për dështimet në sektorin e energjisë dhe krizën politike në vend.
Me mesazhin “Kurti dhe LVV, nga terri energjetik në terrin politik”, përfaqësuesit e Aleancës hodhën edhe thëngjill para Qeverisë, duke e lidhur aksionin me krizën energjetike dhe pasojat e politikave të pushtetit.
Para mediave, deputeti i Aleancës, Burim Ramadani, deklaroi:
“Nga terri energjetik në terr politik!
Me Vetëvendosjen, nga terri energjetik, Kosova ka blerë rreth 1 miliard euro rrymë. Fort ka përfitu dikush, pra mafia energjetike.
Punëtorët po paguajnë me jetë! Askush nuk jep përgjegjësi!
Por, kjo nuk po mjafton për këta politikanë dëmtues.
Sot, Kosova po paguan edhe një çmim tjetër. Institucionet janë bllokuar. Kosova po mbahet peng. Ndërsa qytetarët vuajnë, Vetëvendosje po kalkulon veç për pushtet.
Nëse nga terri energjetik u blenë rreth 1 miliard euro rrymë dhe po përfiton mafia energjetike, pyetja sot është: Nga terri politik, kush po përfiton? Kosova nuk është pronë e pushtetit uzurpues. Kosova është e qytetarëve.
Mjaft me terr. Mjaft me bllokadë.”