×
  • Lajme
  • Lajme

    Kroacia ngre aktakuzë për spiunazh ndaj pilotit të KFOR-it dhe partneres serbe

    FrontOnline
    22 Gusht 2026

    Prokuroria Shtetërore e Qarkut në Split të Kroacisë ka ngritur aktakuzë për spiunazh ndaj një shtetasi kroat dhe një shtetaseje të Serbisë, të dyshuar për përcjellje të të dhënave të klasifikuara.

    Sipas autoriteteve kroate, shtetasi kroat, i lindur në vitin 1971, pilot i Forcave Ajrore të Kroacisë, i cili ka shërbyer në kuadër të KFOR-it, akuzohet se gjatë shërbimit në Forcat e Armatosura të Kroacisë, nga shkurti deri në dhjetor të vitit 2022, i ka vënë në dispozicion partneres së tij (e punësuar më herët në EULEX) informacione të klasifikuara, raporton Index.hr.

    Prokuroria pretendon se ai ishte në dijeni se partnerja e tij, shtetase e Serbisë e lindur në vitin 1979, po i mblidhte këto të dhëna për një shtet të huaj, persona juridikë të huaj dhe persona që vepronin për ta.

    Sipas aktakuzës, shtetasja serbe me banim në Mitrovicë të Veriut më pas dyshohet se informacionet e siguruara i ka përcjellë në disa adresa jashtë vendit.

    Prokuroria në Split i ka propozuar Gjykatës së Qarkut vazhdimin e masave të kujdesit ndaj të akuzuarës së dytë, për shkak të rrezikut të arratisjes.

    Sipas mediumit kroat çifti ishte arrestuar në gusht të vitit të kaluar, ndërsa në hetime kishin marrë pjesë policia civile dhe ajo ushtarake, me përfshirjen edhe të Europolit.

    Sipas raportimeve të publikuara gjatë hetimeve, piloti kroat kishte qenë i angazhuar edhe në misionin e KFOR-it në Kosovë. Hetuesit dyshonin se ai i kishte përcjellë partneres informacione konfidenciale, të cilat më pas ajo dyshohet se i kishte transmetuar më tej.

    Ndër informacionet që dyshohet se kanë qenë objekt i hetimit përmenden të dhëna lidhur me lëvizjen dhe pozicionet e forcave të KFOR-it, si dhe zhvillimet në veri të Kosovës, veçmas në Zubin Potok.

    Sipas Index.hr gjatë hetimeve, piloti ka mohuar se i kishte dhënë partneres së tij informacione konfidenciale, duke pretenduar se dikush po i kurdiste rastin. Edhe partnerja e tij ka mohuar akuzat për spiunazh.

    Prokuroria Shtetërore e Kroacisë kishte nisur zyrtarisht hetimet ndaj tyre më 28 gusht 2025.

    Piloti ishte dërguar në paraburgim për shkak të dyshimit se mund të ndikonte te dëshmitarët, ndërsa ndaj partneres së tij paraburgimi ishte caktuar edhe për shkak të rrezikut të arratisjes.

    Gjatë hetimeve janë marrë në pyetje tetë dëshmitarë, kryesisht pjesëtarë aktivë të forcave ushtarake. Në fund të tetorit të vitit të kaluar, piloti ishte liruar nga paraburgimi me masa kujdesi dhe ndalesë për kontakt me një nga dëshmitaret.

    Për shkak të këtij rasti, ai ishte pezulluar nga detyra në Forcat Ajrore të Kroacisë.

    Me ngritjen e aktakuzës, hetimet kanë përfunduar dhe rasti tashmë hyn në një fazë të re të procedurës penale.

    Nga Rubrika
    Lajme 22 Gusht 2026
    Ka dështuar të mbahet takimi i paralajmëruar i kryeministrit në detyrë, Albin Kurti, me komandantin e KFOR-it, gjeneralmajorin Ozgan Ulutash. Sipas një...
    Lajme 22 Gusht 2026
    Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit, ka njoftuar se nesër, do të ketë kufizime në autoudhë për kamionët më mbi 20 tonë. Në...
    Lajme 22 Gusht 2026
    Zëvendësministri i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Avni Zogiani, ka reaguar ndaj restorantit “Liqeni i Dukagjinit”, të cilët, kanë thënë se nuk ka...
    Të tjera
    Lajme 22 Gusht 2026
    Një punëtor i KEK-ut humbi jetën tragjikisht në vendin e punës para pak ditësh. 32 vjeçari, Arbenit Ahmeti u varros dje në...
    Lajme 22 Gusht 2026
    Edhe pse gushti po përfundon, vera vazhdon në shtator. Madje, për shumë pushues, shtatori është koha ideale për të shijuar detin: plazhet...
    Bota/Rajoni 22 Gusht 2026
    Presidenti amerikan, Donald Trump, ka deklaruar se nuk beson që Irani është i gatshëm të arrijë atë që ai e quajti “marrëveshja...
    Lajme 22 Gusht 2026
    Policia e Kosovës, ka gjobitur një person me shumë prej 100 eurosh, dhe, një pikë negative, pasi që i njëjti, duke drejtuar...
    Lajme 22 Gusht 2026
    KFOR’i ka njoftuar se karabinierët italianë kanë zhvilluar patrullime në Gjakovë, të cilat i bëjnë ‘’rregullisht’’, dhe për ‘’të ruajtur një mjedis...
    Lajme 22 Gusht 2026
    Policia e Shqipërisë ka publikuar pamje nga operacioni “Anchor” në Durrës, ku është goditur një skemë e dyshuar e trafikimit të kanabisit...

    FrontOnline, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.