Situata është bërë edhe më interesante pas takimit të fundit mes drejtuesve të Barcelonës dhe agjentit të Baldes, Jorge Mendes, ku e ardhmja e 22-vjeçarit raportohet të ketë qenë një prej temave kryesore.
Në garë për mbrojtësin kanë hyrë edhe Manchester United dhe Milan, të cilët tashmë kanë shfaqur interesim për të.

Balde më herët kishte deklaruar se dëshironte të qëndronte në Camp Nou, por qëndrimi i tij ka ndryshuar pas pasigurive rreth rolit që do të ketë në skuadrën e Flickut.
22-vjeçari e humbi vendin në formacionin titullar gjatë pjesës së dytë të sezonit të kaluar, me Joao Cancelo që mori më shumë hapësira në krahun e majtë pas rënies së formës së Baldes.
Tani, pas ndryshimit të situatës, Barcelona mund të përballet me një largim të papritur, ndërsa Unitedi dhe Milani po monitorojnë nga afër zhvillimet./Telegrafi/