×
  • Lajme
  • Lajme

    Kurti i rriti pagat, Haradinaj e quan të “turpshme”: S’duhet të ketë pagë nën 1 mijë euro

    FrontOnline
    29 Tetor 2024

    Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka shprehur shqetësimin e tij në lidhje me vendimin e Qeverisë së Kosovës për rritjen e pagave në sektorin publik.

    Ai e ka quajtur rritjen e pagave si të “turpshme” dhe ka theksuar se pagat në vend nuk duhet të jenë më të ulëta se 1,000 euro.

    “E turpshme me vepru kështu. Besoj që shumë të punësuar në sektor publik do të dinë më ia kthy të njëjtin poshtrim që ky ua bën më këto. Pastaj shikoni si mashtrimi i tij, thotë 55 euro tani, në janar edhe thotë 11- euro në Korrik, në fakt nuk është 110 euro por edhe 55 euro të tjera. Rritja e pagave duhet të ndodh në sektorin publik, duhet të jetë kredibile. Koeficienti duhet të rritet i tillë, pra që mos me mbetet pagë nën 1 mijë euro. S’mund të vazhdojmë më një qasje që me kursye tek të punësuarit”, ka thënë Haradinaj në Debat Plus.

    Kritika e Haradinajt vjen pas vendimit të kryeministrit Albin Kurti, i cili njoftoi se rritja e pagave do të jetë 55 euro që nga janari i vitit 2025. Ai ka shtuar se rritja e dytë e pagave për 55 euro të tjera do të bëhet edhe verën e ardhshme.

    Haradinaj e përshkroi rritjen e pagave si një lëvizje të bërë në panik, duke theksuar se kjo ndodhi për shkak të rënies së popullaritetit të Kurtit.

    “Që në vitin e parë të ardhjes së kësaj qeverie, ka pas bazë, të paktën për shumën që ky e quan rritje, ka mund me i rritë nga 110 euro. Se ka pasur buxhet, s’ka pas asnjë problem. Në fakt unë mendoj që i urren të punësuarit në sektorin publik. Ky i konsideron diçka e keqe, e keni parë sjelljen e tij me sindikatat, me policinë. Si i ka trajtuar ata kur kanë pasur kërkesa, si i ka trajtuar mësimdhënësit. Mirëpo këtë lëvizje e ka bërë në panik. Se edhe shihet që nuk është mirë e ndërtuar. Në panik ët rënies së popullaritetit të tij”, ka shtuar Haradinaj.

    Nga Rubrika
    Lajme29 Tetor 2024
    Dy të burgosur kanë vdekur sot, për dy rastet ka dhënë detaje SHKK. Sipas tyre bëhet fjalë për vetëvrasjen e A.G., dhe vdekjen...
    Lajme29 Tetor 2024
    Zëvendësministri i Infrastrukturës, Hysen Durmishi, tregoi kur përfundojnë dy rrugët në të cilat është duke u punuar, rruga Prishtinë – Mitrovicë dhe...
    Kronika29 Tetor 2024
    Djali 27-vjeçar i familjes Podrimqaku nga Vitomirica e Pejës, Laurant Podrimaqku që u largua qe po kërkohej qe disa ditë, u gjet...
    Të tjera
    Sport29 Tetor 2024
    Mesfushori i Manchester Cityt, Rodri është shpallur fituesi i Topit të Artë të vitit 2024, me anësorin e Real Madridit, Vinicius Jr....
    Vip29 Tetor 2024
    Reperi i famshëm shqiptar, Rigels Rajku, nuk është lejuar të udhëtojë për në Shtete të Bashkuara të Amerikës të premten. Shkak është...
    Lajme29 Tetor 2024
    Deputetja e LDK-së, Doarsa Kica-Xhelili, ka reaguar lidhur me vendimin e Qeverisë së Kosovës për rritjen e pagave për sektorin publik. Për...
    Lajme29 Tetor 2024
    Këngëtari Labinot Tahiri, u raportua se do iu bashkohet Lidhjes Demokratike të Kosovës, por këtë e ka demantuar vetë Tahiri. Në një...
    Lajme29 Tetor 2024
    Kryetari i Komunës së Suharekës, Bali Muharremaj, ka njoftuar se tashmë është aktive xhirollogaria e kësaj komune, për të cilën njoftoi dje...
    Lajme29 Tetor 2024
    Sindikata e Policisë së Kosovës (SPK) nuk është pajtuar me vlerën e propozuar nga qeveria për rritjen e pagave. Duke u nisur...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.