Zëvendësministri i Infrastrukturës, Hysen Durmishi, tregoi kur përfundojnë dy rrugët në të cilat është duke u punuar, rruga Prishtinë – Mitrovicë dhe rruga Prishtinë – Podujevë.
Ai thotë se se RRUGA Prishtinë – Mitrovicë do të përfundojë në muajin shkurt 2025.
“Për një vit po e përfundojmë rrugën Prishtinë – Mitrovicë, e cila ka zgjatë që 15 vite më shumë. Në shkurt bëhen një vit kur kemi filluar rrugën për Mitrovicë. Në shkurt e ka afatin se e ka me ditë kalendarike. Në shkurt atij i përfundon afati për me e dorëzu projektin. Atje është rruga duke përfundua, deri në Vushtrri janë shtuar asfalt katër shiritat, janë duke u vendosur pajisjet elastike dhe trotuaret dhe ne presim deri në fund të nëntorit deri në Vushtrri me përfundu. Ndërkohë, strukturat janë duke përfundu në pjesën e ‘bypasit’ për me u lidhë ajo pjesa deri në Smrekonicë. Sipas dinamikës që është duke u zhvillua, ajo do të përfundojë në afatin që është paraparë”, tha Durmishi në emisionin CONTEXT në ATV.
Ndërsa rruga Prishtinë – Podujevë, sipas Durmishit, do të përfundojë në Vit të Ri.
“Në Podujevë, rruga përfundon deri në vit të ri, eventualist, mundemi me i pasë te strukturat, e kam fjalën për kur është me dy nivele, te Vranidolli dhe te ura e Lluzhanit, mund të mos përfundojë komplet pjesa e urave deri në vit të ri, por në fillim të vitit të ardshëm përfundon komplet si projekt, por rruga me katër korsi, përfundon me Vit të Ri”, tha Durmishi.