×
  • Lajme
  • Lajme

    Osmani: Kosova vazhdon ta mbështesë Ukrainën deri në fitore

    FrontOnline
    10 Tetor 2024

    Presidentja Vjosa Osmani ka bërë një postim në rrjetin social Facebook lidhur me Ukrainën.

    Teksa po qëndron në Dubrovnik të Kroacisë për Samitin Ukrainë-Evropë Juglindore, e para e shtetit tha se ashtu siç dështuan në Kosovë, forcat barbare do të dështojnë edhe në Ukrainë.

    Më tutje, presidentja thotë se Kosova do të vazhdojë ta mbështesë të drejtën e popullit ukrainas për liri, sovranitet dhe integritet territorial deri në fitore, njofton Klankosova.tv.

    “Agresori nuk duhet asnjëherë të shpërblehet me tokën e viktimës! Ashtu siç dështuan në Kosovë, Kroaci, Slloveni e Bosnje-Hercegovinë, forcat barbare do të dështojnë edhe në Ukrainë. Liria dhe demokracia gjithmonë do të triumfojnë! Dje, para liderëve të tjerë në Samitin Ukrainë-Evropë Juglindore në Dubrovnik, theksova se mësimet e së kaluarës na kujtojnë se akomodimi i agresorëve nuk sjellë kurrë paqe të qëndrueshme. Solidariteti ynë për popullin e Ukrainës është i rrënjosur thellë në vet përvojën e dhimbshme të popullit tonë. Prandaj, do të vazhdojmë të mbështesim të drejtën e popullit ukrainas për liri, për sovranitet dhe integritet territorial. Deri në fitore”, shkruan Osmani, njofton Klankosova.tv.

    KEDS e KESCO, përmes aktiviteteve të shumta, i bashkohen fushatës kundër Dhunës me Bazë Gjinore
    Nga Rubrika
    Lajme10 Tetor 2024
    Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde ka thënë se nuk kërkohet që Kosova të ketë vendim final për Asociacionin. “Ne kemi...
    Lajme10 Tetor 2024
    Sazan Ibrahimi nga Asociacioni i Komunave të Kosovës, ligjin për tatimin në pronë e sheh të pa koordinuar mirë dhe ligj që...
    Lajme10 Tetor 2024
    Një person ka humbur jetën në fshatin Jashanicë të Klinës, pasi që i njëjti u godit mbrëmë nga një veturë. Policia e...
    Të tjera
    Lajme10 Tetor 2024
    Viteve të fundit në Kosovë, ka rritje të rasteve me divorce. Në bazë të dhënave nga Agjencia e Statistikave të Kosovës, bëhet...
    Shëndetësi10 Tetor 2024
    10 tetori është shpallur nga OKB si Dita Ndërkombëtare e Shëndetit Mendor. Kjo datë është e rëndësishme, veçanërisht për shoqëri ende të...
    Lajme10 Tetor 2024
    Kuvendi i Kosovës sot do të mbajë seancë. Kjo seancë pritet të fillojë në ora 11:00. Rendi i ditës 5. Votimi për...
    Lajme10 Tetor 2024
    Zëvendësndihmës Sekretari i Shtetit amerikan, Alexander Kasanof, do të vizitojë sot Kosovën. Së gjatë kësaj jave do të ndodh kjo vizitë, pati...
    Lajme10 Tetor 2024
    Rritje marramendëse e tatimit në pronë për bizneset pritet të aplikohet nga viti i ardhshëm në Kosovë, raporton portali Front Online. Pas...
    Bota/Rajoni10 Tetor 2024
    Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan do të zhvillojë të enjten një vizitë zyrtare në Tiranë. Sipas mediave turke ai pritet të mbërrijë...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.