×
  • Lajme
  • Lajme

    Qeveria “Kurti” i vërsulet bizneseve: Nga 1 janari 2025 deri në rreth 600 mijë € në vit shkon fatura e tatimit në pronë

    Arbnor BUZHALA
    10 Tetor 2024

    Rritje marramendëse e tatimit në pronë për bizneset pritet të aplikohet nga viti i ardhshëm në Kosovë, raporton portali Front Online.

    Pas plotësimit dhe ndryshimit të Ligjit për Tatimin në Pronën e Paluajtshme-Prona komerciale, sipas një dokumenti të siguruar nga portali “FrontOnline”, nëse një pronë e paluajtshme me vlerë prej 7 milionë euro sivjet ka pasur 11.900 € tatim në pronë, vitin e ardhshëm fatura e tatimit në pronë do t’i arrijë 26.100 €.

    Nëse një pronë e paluajtshme me vlerë prej 20 milionë euro, për të cilën tatimi në pronë sivjet është paguar 34 mijë euro, vitin e ardhshëm do të shkojë në 91.100 €.

    Nëse një pronë e paluajtshme me vlerë 50 milionë euro, për të cilën tatimi në pronë sivjet është paguar 85 mijë euro, vitin tjetër fatura do të arrijë në 241.100 euro.

    Nëse një pronë e paluajtshme me vlerë prej 120 milionë euro, fatura e tatimit në pronë ka qenë 204 mijë euro, vitin e ardhshëm do të paguaj mbi 591 mijë euro.

    Hyrja në fuqi e këtij ligji po shihet si i dëmshëm dhe që do të shkaktoj krizë e po ashtu do të ndikojë që bizneset që përveç mos ngritjes së pagave për punëtorët, ky ligj mund të shkaktoj që të ndikoj në zvogëlimin e numrit të të punësuarve.

    Për ekonomistët, afaristët e biznesmenët, ky ligj po shihet si i dëmshëm dhe ligj që nuk është koordinuar me bizneset për përpilimin e tij.

     

    Ramiz Kelmendi: Kompania ime rreth 1 milionë € në vit do të detyrohet të paguaj veç tatim në pronë, po dëmtohen rëndë bizneset

    Ramiz Kelmendi, pronar i zinxhirit të marketeve ETC, thotë për FrontOnline se e sheh të paarsyeshëm ligjin për tatimin në pronë dhe që sipas tij, ky ligj e pengon zhvillimin e bizneseve dhe e zvogëlon fitimin e tyre dhe ndikon në mos hapjen e vendeve të punës.

    ‘’Kjo rritje është e paarsyeshme dhe  e pengon zhvillimin e bizneseve, ia zvogëlon fitimin dhe e zvogëlon hapjen e vendeve të reja të punës dhe rritjen e pagave paralelisht’’ thotë Kelmendi.

    Biznesmeni Kelmendi thotë se Qeveria e Kosovës duhet të zbret dhe të bisedoj me bizneset e mëdha për këtë ligj sepse sipas tij vetëm bizneset e mëdha mund të krijojnë vende pune.

    ‘’Kolonën e gjatë të investitorëve të jashtëm që po presin para qeverisë që po thuhet dhe lëvizja me tatime të ndryshme që i ngarkon bizneset është e panevojshme. Është premtim elektoral. Qeveria duhet të zbret dhe të komunikojë më të gjithë akterët e bizneseve se vetëm bizneset e mëdha mund të krijojë vende të reja të punës’’ thotë ai.

    Kelmendi thotë se ky lig i ndalon edhe ardhjen e investitorëve të huaj për të investuar në Kosovë.

    ‘’Nëse vjen një investitor i jashtëm dhe kishte me ndërtuar një termoelektran e cila ka vlerën e pasurisë 1.5 miliardë dhe sipas këtyre parametrave të prezantuar do ti paguaj gati 50 milionë në vit tatim. Ky shtet, sa më shumë po shtojshe prona po tatimojka më shumë dhe nuk vjen asnjë investitor me llogarit me kompaninë time i bie afërsisht 1 milionë euro për pronë. Kjo nuk është e menduar mirë’’ tha ai.

     

    Ibrahimi: Ligji parasheh rritje të tatimit në pronë nga 150 deri në 260%, bëjmë apel të rishikohet

    Sazan Ibrahimi nga Asociacioni i Komunave të Kosovës, ligjin për tatimin në pronë e sheh të pa koordinuar mirë dhe ligj që ndikon negativisht për bizneset.

    ‘’Ligji i ri mbi tatimin në pronë parasheh që të ketë ndryshime sa i përket vlerës së faturave për pronat komerciale. Ministria e Financave ka bërë rivlerësimin e pronave komerciale, mirë po faturat do iu dërgohen vitin e ardhshëm dhe ka rritje enorme të tatimit në pronë, për pronat komerciale dhe rritja është 150% deri në 260% dhe ky ligj është hartuar pa komunikim me komunat si hisedari kryesor në këtë çështje sepse tatimi në pronë mblidhet nga komuna dhe ne kemi kërkuar që atëherë që ky ligj të ndryshohet sa më parë’’ thotë ai.

    Ibrahimi thotë se me këtë ligj, është e logjikshme që të ketë edhe rritje të çmimeve të produkteve por edhe të ketë zvogëlim të vendeve tëpunës.

    ‘’Vitin e ardhshëm bizneset do të përballën me rritje enorme të tatimit në pronë. Nëse një biznesi i ngritet fatura e tatimit në pronë, është e logjikshme që pronari i asaj prone komerciale që ta ngritë qeranë dhe ai qermarrës do të mundohet të i ngritë çmimet ose të largoj nga puna punëtorët e tij, dhe kjo do të shkaktoj dëme të mëdha’’ thotë ai.

    Ibrahimi ka bërë apel që ky ligj të rishikohet edhe njëherë

     ‘’Ne bëjmë apel që të rishikohet ky ligj’’ tha Sazan Ibrahimi nga AKK.

     

    Lladrovci: Ligji për tatimin në pronë i godet bizneset në mënyrë direkte dhe rritë çmimin e produkteve

     

    Kryetari i Drenasit, Ramiz Lladrovci, për FrontOnline, ligjin për tatimin në pronë e sheh si goditës të biznesve në mënyrë indirekte.

    ‘’Sipas mendimit tim, ky vendim do të godas direkt bizneset, por, në mënyrë indirekte, preken edhe qytetarët’’ thotë ai.

    Lladrovci, thotë se me këtë ligj, do të rrriten edhe çmimet e produkteve dhe shërbimeve ndaj konsumatorëve.

    ‘’ E para, përveç se bizneset do të goditen rend, detyrimisht kjo rritje do të reflektojë edhe në rritjen e çmimeve të produkteve dhe shërbimeve ndaj konsumatorëve’’ thotë ai.

    Po ashtu i pari i Drenasit thotë se vendime si ky do të kenë ndikim negativ në inkasimin e të hyrave nga komunat.

    ‘’Vendimi për lirim nga tatimi në pronë për pronat nën vlerën 30,000.00 euro, besoj se po tentojnë ta kompensojnë me rritjen e tatimit për bizneset, por, këto vendime do të kenë ndikim negativ në inkasimin e të hyrave nga komunat’’ tha Lladrovci.

     

    Shala: Qeveria po i godet bizneset me ligjin për tatimin në pronë

    Deputeti Ferat Shala për FrontOnline thotë se Ligji për tatimin në pronë ka synim goditjen e bizneseve nga ana e Qeverisë së Kosovës.

    ‘’Këtë vit ka hy në fuqi ky ligj. Vitin e ardhshëm i pret bizneset rritja e çmimit të tatimit në pronë. Fatkeqsisht kjo është politike qeverisëse e cila po orvatet dhe po i godet bizneset me masa të tilla ndëshkuese të gjithë pronarët që kanë prona të paluajtshme’’ thotë ai,

    Shala thotë se hartimi i këtij ligji është bërë pa koordinim me komunat dhe nuk ka shkuar sipas vlerësimit të zonave territoriale të pronave.

    ‘’Ky vlerësim dhe ky kategorizim nuk ka shkuar sipas vlersëimit të zonave territoriale të pronave dhe të interesit tëpërgjithshëm ekonomik të vendit’’ tha ai.

    Për Shalën, ky ligj është ndëshkues për bizneset dhe investitorët e huaj.

     ‘’Ky është ndëshkim për bizneset dhe invesitorë e sidomos për ata që janë fillestar sepse çmimi për pronën është shumë i lartë dhe asksush nuk do të investoj kur i sheh këto çmime’’ tha Ferat Shala.

    /FrontOnline/

    Nga Rubrika
    Lajme31 Tetor 2024
    Çështja e Asociacionit të komunave me shumicë serbe në Kosovë është ndër temat e pakta, për të cilën flitet gati çdo javë...
    Lajme31 Tetor 2024
    Dëshmitari Haxhi Mazreku ka vazhduar dëshminë e tij para Dhomave të Specializuara në Hagë në rastin ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të...
    Lajme31 Tetor 2024
    Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka vizituar kampuset e universiteteve amerikane në Doha. Përmes një postimi në Facebook, Osmani thotë se ka...
    Të tjera
    Lajme31 Tetor 2024
    Ministri i Financave, Hekuran Murati, ka kthyer sot një deklaratë të vitit të kaluar të kryetarit të LDK-së, Lumir Abdixhiku, i cili...
    Lajme31 Tetor 2024
    Zyrtari i Lidhjes Demokratike të Koosvës, Berat Rukiqi, i ka reaguar Ministrit të Financave, Hekuran Murati, i cili ka deklaruar se ‘fitimi...
    Lajme31 Tetor 2024
    Inspektorati Policor i Kosovës ka rekomanduar suspendimin e tre policëve, të cilët dyshohet se kanë arrestuar një punonjës të sigurimit për Misionin...
    Lajme31 Tetor 2024
    Federata e Sindikatave të Shëndetësisë së Kosovës ka vendosur të organizojë një protestë më 14 nëntor nga ora 11:00, para Ministrisë së...
    Lajme31 Tetor 2024
    Një aksident mes tri veturave u regjistrua sot në fshatin Bresalc të Gjilanit. Rastin për Front Online e konfirmoi zëdhënësi i policisë...
    Vip31 Tetor 2024
    Këngëtarja e njohur shqiptare, Melinda Ademi ka ndarë disa foto në Instagram. Por njëra bie në sy si më e lezetshmja Bukuroshja...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.