×
  • Lajme
  • Lajme

    Rritje e frikshme e numrit të divorceve në Kosovë

    FrontOnline
    10 Tetor 2024

    Viteve të fundit në Kosovë, ka rritje të rasteve me divorce. Në bazë të dhënave nga Agjencia e Statistikave të Kosovës, bëhet e ditur se gjatë periudhës vjetore janar, dhjetor 2023, kanë qenë 156 dhe 131 raste të shkurorëzimit.

    Ndërsa në fillim të këtij  viti muaji janar prinë me 155 raste të shkurorëzimeve dhe në muajin qershor ka rënie të numrit të shkurozimit me 118 raste të tilla.

    Psikologia klinike Lule Alidema në lidhje me çështjen e faktorëve të shkurorëzimeve në Kosovë ka thënë se kjo dukuri kryesisht po ndodh për shkak se martesat të cilat bëhen me baza interesi dhe me imponime nga familja. Çrregullimet psikologjike si ankthi i xhelozisë patologjike, përdorimi i lëndëve narkotike, varësitë në rrjete sociale në theks varësi ndaj pornografisë etj”, deklaron psikologia klinike për rtv21.

    “Faktorët që ndikojnë në shkurorëzime janë të shumtë por mbi gjithë faktorët më ndikues janë martesat që ndodhin me baza interesi (materiale, intelektuale), ato me imponime qoftë nga familja apo edhe nga vet çifti apo cilido njërës palë, kushtet ekonomike mbi dhe nën nivel”, shtoi ajo.

    Në lidhje me çështjen e divorcit në Kosovë është deklaruar edhe avokati Fitim Klinaku, ai për Rtv21 thotë se njëra ndër faktorët që ndikojnë në zgjidhjen e martesës janë kushtet e rënda ekonomike dhe mënyra e të jetuarit ndryshe karshi botës virtuale.

    “Kushtet e rënda ekonomike, dhe faktorë tjerë social siç janë mënyra e të jetuarit ndryshe karshi botës virtuale, në raste të caktuara edhe çiftet me fëmijë me probleme të përhershme shëndetësore siç janë autik etj dhe si rrjedhojë e saj vjen edhe dhuna në familje dhe ç’rregullimi serioz i raporteve në mes të çifteve dhe deri tek ndarja faktike e bashkëjetesës”, tha Klinaku

    Nga ana e sociologut Bekim Selishta po shihet mungesë e ndihmës së shtetit ndaj familjeve të reja.

    “Janë bërë disa vite që është rritur procesi i shkurorëzimeve. Të sapo martuarit apo të sapo bërit prindër janë goxha të sfiduar me jetën, sepse gjenerata nga gjeneratat kanë ndërruar. Ky trend i fundit sidomos në Tiktok dhe disa probleme tjera në rrjete sociale kanë ndikuar në numër dhe negativisht. Problemet fillojnë nga ana financiare, kushtet, inflacioni, shteti nuk po ja zgjat dorën për ndihmesë për prindërit e ri”, tha ai.

    Avokati Ardian Bajraktari thotë se sfiduese vazhdon të jetë edhe kontributi i gruas përgjatë kohëzgjatjes së martesës

    “Kurdo që ky vullnet nuk ekziston, bashkëshortët mund të inicion procesi i shkurorëzimit, i cili mund të bëhet në dy mënyra, me marrëveshje ose përmes padisë, kur për këtë të fundit, janë të përcaktuara shkaqet për shkurorëzim, e që sipas nenit 69 paragrafi 2 të Ligjit të Familjes janë: jeta e padurueshme e bashkëshortëve, shkelja e besnikërisë bashkëshortore, veprat penale kundër jetës së bashkëshortit, keqtrajtimi serioz, lënia qëllimkeqe dhe e paarsyeshme, sëmundja psikike e pashërueshme dhe paaftësia e vazhduar për të vepruar, ndërprerja e paarsyeshme e jetës faktike për më shumë se një vit dhe shkurorëzimi me marrëveshje të dyanshme. Sfidë vazhdon me qenë aspekti i pasurisë dhe ndarja e sajë, veçmas e grave, ku në masë të madhe nuk merret në konsideratë roli dhe kontributi i gruas përgjatë kohëzgjatjes së martesës”, tha Bajraktari.

    Nga Rubrika
    Lajme25 Korrik 2025
    Gjykata Themelore në Prishtinë më 20 korrik 2025 ka caktuar masën e paraburgimit në kohëzgjatje prej 30 ditësh ndaj Igor Popoviqit, ndihmësdrejtor...
    Lajme25 Korrik 2025
    Deputetja e betuar e AAK-së, Time Kadrijaj ka folur pas dështimit të seancës së 52-të konstituive. Ajo parashtron një pyetje gjatë fjalimit...
    Lajme25 Korrik 2025
    Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Mërgim Lushtaku ka akuzuar Vetëvendosjen për bllokim të procesit të formimit të institucioneve. Ai ka thënë...
    Të tjera
    Lajme25 Korrik 2025
    Deputeti i Vetëvendosjes, Hekuran Murati, pas dështimit të 52’të për konstituim, tha se ata kanë ofruar edhe marrëveshje politike e edhe kompromise,...
    Bota/Rajoni25 Korrik 2025
    Kryeministri shqiptar, Edi Rama, ka reaguar pas intervistës së mikut të tij, ish presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, të dhënë në Rubikon....
    Lajme25 Korrik 2025
    Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi ka komentuar edhe një herë intervistën e ish-presidentit Hashim Thaçit në “Rubikon”. I pari i PDK-së u...
    Lajme25 Korrik 2025
    Për të gjithë fansat që mezi po presin Sunny Hill Festival 2025, kemi lajme të mira: tashmë është hapur Info Point-i zyrtar i festivalit, pika e vetme...
    Lajme25 Korrik 2025
    Policia e Kosovës ka bërë të ditur se me datë 24 korrik, një mërgimtarë me një Audi S6 me targa të Zvicrës,...
    Lajme25 Korrik 2025
    Ambasadorë nga vendeve perëndimore, përfshirë përfaqësues të Shteteve të Bashkuara, Mbretërisë së Bashkuar, Gjermanisë, Francës, si dhe shefi i Zyrës së BE-së...
    -->

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.