×
  • Lifestyle
  • Lifestyle

    Shtatë llojet e dhimbjes së stomakut, kur duhet të shqetësoheni?

    FrontOnline
    08 Tetor 2024

    Krizat apo fryrja janë vetëm disa nga llojet e ndryshme të dhimbjeve të stomakut. Por çfarë kuptimi kanë dhe kur duhet të shqetësoheni?

    “Zorrët janë një pjesë e rëndësishme e trupit të njeriut dhe lidhen ndjeshëm me sëmundjet e përgjithshme dhe me shëndetin. Sidoqoftë shumë njerëz e durojnë dhimbjen, sepse mendojnë se këto janë të zakonshme”,- tha Dr Reshma Rakshit, e cila është konsulente gastroenterologe, sipas “The Sun”.

    Këtu do të gjeni të listuara disa nga dhimbjet më të zakonshme të stomakut si dhe shpjegimet përkatëse për secilën prej tyre.

    Nëse dhimbja është si një goditje e mprehtë në anën e djathtë të stomakut lart.

    Mund të keni gurë në tëmth.

    “Gurët e tëmthit janë gunga të lëndës së ngurtë që formohen në fshikëzën e tëmthit. Ato irritojnë fshikëzën e tëmthit dhe shkaktojnë dhimbje të mprehtë në pjesën e sipërme të barkut. Kjo mund të ndodhë nga përkeqësimi i dietës, e cila mund të përmbajë shumë yndyra. Njerëzit mund të ndjejnë dhimbje edhe në shpatullën e djathtë ose në rreth zonës së shpinës”-, thotë Dr Reshma.

    Nëse dhimbja lidhet me fryrje të pakëndshme.
    Kjo mund të ndodhë nga gazi i tepërt në stomak.

    “Gazi në traktin tretës vjen nga ajri i gëlltitur dhe ndodh kur hamë shumë shpejt, përtypim çamçakëz, kemi shumë ëmbëlsues artifizialë ose hamë sasi të mëdha të perimeve me gjethe jeshile ose fasule”,- tha Dr Rashima, e cila shtoi: “Gazi i tepërt është një simptomë e zakonshme, por nëse keni simptoma të tjera, të tilla si gjak në jashtëqitje, humbje peshe pa shkak, atëherë mund të shqetësoheni. Fryrja mund të lidhet me probleme serioze të tilla si tumoret, prandaj duhet të bëni një vizitë tek mjeku”.

    Nëse keni dhimbje të lehtë deri në të fortë në pjesën e sipërme të stomakut.
    Zakonisht kjo ngatërrohet me gurët në tëmth dhe anasjelltas. Kjo ndodh kur stomaku është dëmtuar dhe ju vuani nga ulçera. Kjo mund të shkaktohet nga ilaçet kundër dhimbjeve si ibubrofen ose aspirina.

    “Dhimbja mund të përhapet në shpinë dhe zakonisht ndodh para ose pas ngrënies. Nëse nuk trajtohen, ato mund të shkaktojnë të vjella me gjak. Ju mund të përjetoni edhe urth, humbje të oreksit dhe humbje peshe, prandaj duhet të shkoni menjëherë tek mjeku”,- tha Dr Rashima.

    Nëse dhimbja është e fortë dhe fillon në shpinë.
    Mund të vuani nga infeksioni i veshkave. Nëse vuani nga një ndjesi djegieje të rëndë kur shkoni në tualet, atëherë mund të keni infeksion në veshka.

    “Simptoma të tjera të këtij infeksioni janë marrje mendsh, të vjella, dhe mungesë energjie. Ju keni nevojë për trajtim të shpejtë me antibiotikë”, – tha Dr Rashima.

    Nëse keni dhimbje të mprehtë në pjesën e poshtme të barkut.

    Mund të jetë apendicit.

    “Kjo shkaktohet kur hyrja e apendisitit bllokohet dhe mostrajtimi mund të çojë në shpërthim të tij. Simptoma të tjera janë të vjella, ethe dhe marrje mends hose të përziera”,- thotë Dr Rashima

    Nëse keni dhimbje barku dhe diarre.

    Edhe pse emri i zakonshëm për gastroenteritin është grip ii stomakut, problem në fakt është një infeksion i traktit tretës. Kjo shkaktohet kryesisht nga helmimi me ushqim ose nga ndonjë infeksion, sipas Dr Rashima-s.

    Simptoma të tjera që mund të hasni janë diarre, dhimbje stomaku, të vjella dhe ethe. Ju duhet të qëndroni të hidratuar dhe të merrni ilaçe kundër dhimbjeve. Gjithashtu këshillohet që të lani duart pas prdorimit të tualetit dhe pas ngrënies

    Nëse keni dhimbje stomaku shoqëruar me fryrje.

    Mund të vuani nga sindroma e zorrës së irrituar (IBS).

    Ekzistojnë tre lloje të IBS. E para shkakton dhimbje barku shoqëruar me diarre dhe fryrje, e dyta shkakton dhimbje, fryrje dhe kapsllëk, e treta shkakton një përzierje të të dyja llojeve të para.

    Simptomat e tjera përfshijnë nevojën urgjente për të shkuar në tualet pavarësisht se mund të keni pak minuta që keni kryer nevojat tuaja.

    Vetëm 60 euro kap ofertën Al Inclusive të “Sharr Travel” në Aqua Fafa
    Nga Rubrika
    Lifestyle07 Tetor 2024
    Dashi Gjatë kësaj dite do arrini që të realizoni synimet tuaja në punë dhe të merrni më shumë nga sa kishit parashikuar....
    Lifestyle07 Tetor 2024
    Gjetja e fjalëve të duhura kur dikush komenton shtimin ose humbjen e peshës është më e lehtë sesa duket – mjafton të...
    Lifestyle07 Tetor 2024
    Shumë njerëz kanë probleme me këmbët e ftohta dhe më shpesh është e padëmshme, por ekspertët mjekësorë thonë se tek disa njerëz...
    Të tjera
    Lajme08 Tetor 2024
    Mustafë Kadriaj, ekonomist, e vlerësoi heqjen e masës kufitare nga Qeveria Kurti si një veprim të rëndësishëm, siç tha ai, të një...
    Lajme08 Tetor 2024
    Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Xhavit Haliti, i ka komentuar deklaratat e ambasadorit amerikan, Jeffrey Hovenier, i cili javën e kaluar...
    Lajme08 Tetor 2024
    Ministri i Financave, Hekuran Murati iu është përgjigjur opozitës pas reagimeve të tyre lidhur me rritjen e pensioneve. Murati përmes një shkrimi...
    Bota/Rajoni08 Tetor 2024
    Një ngjarje tragjike ka ndodhur në fshatin Sllatinë të Tetovës, ku janë gjetur të vdekur në rrethana misterioze një nënë 38-vjeçare dhe...
    Bota/Rajoni08 Tetor 2024
    Një ditë pas protestës së opozitës në Shqipëri, Policia ka iniciuar kallëzim penal për tre drejtues të Partisë Demokratike. Kallëzimi penal ka...
    Lajme08 Tetor 2024
    Pal Lekaj, deputet  i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), kritikoi ashpër vendimin e Qeverisë “Kurti” për heqjen e kufizimeve ndaj mallrave...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.