×
  • Lajme
  • Lajme

    Osmani shkon në SHBA për sesionin e Asamblesë së OKB-së, Presidenca njofton për “takime me liderë botërorë”

    FrontOnline
    19 Shtator 2024

    Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani ka udhëtuar për në New York të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, ku do të jetë pjesëmarrëse në kuadër të Javës së Nivelit të Lartë të sesionit të 79-të të Asamblesë së Kombeve të Bashkuara.

    Presidenca e Kosovës njofton se Osmani atje do të zhvillojë takime me liderë botërorë, organizata ndërkombëtare, si dhe aktivitete tjera zyrtare.

    Përgjatë kësaj vizite, Presidentja në takime me homologët e saj do të diskutojë për zhvillimet e fundit në Kosovë, përkushtimin e Republikës së Kosovës për ta forcuar pozitën ndërkombëtare të saj, si dhe thellimin e raporteve me shtete të tjera në përfitim të qytetarëve tanë.

    Ajo poashtu do të marrë pjesë edhe në aktivitete e diskutime të shumta të organizuara nga shtetet aleate, thuhet në njoftimin e Presidencës.

    Në agjendën e Presidentes Osmani do të jenë edhe një sërë aktivitetesh të përbashkëta me mërgatën shqiptare në Amerikë si dhe disa nga shoqatat të cilat e zhvillojnë aktivitet në SHBA.

    One Stop Shop i Petrol Company, një market ndryshe në Kosovë
    Nga Rubrika
    Kronika19 Shtator 2024
    jë person është arrestuar në Suharekë, nën dyshimin se ka kryer veprën penale “Materialet me përmbajtje të shfrytëzimit dhe keqpërdorimit seksual të...
    Kronika19 Shtator 2024
    Një shtetas polak është ndaluar në Izvor të Zveçanit nën dyshimin se kishte hyrë ilegalisht nga Serbia në Republikën e Kosovës. Policia...
    Kronika19 Shtator 2024
    Policia e Kosovës ka dhënë detaje lidhur me vdekjen e një 12 vjeçari dje në QKUK. Sipas policisë, ai para disa ditësh...
    Të tjera
    Vip19 Shtator 2024
    Këngëtarja kosovare Kida po shijon kulmin e suksesit. Krahas mbrëmjeve muzikore ajo njihet edhe për një jetë mjaftë luksoze. Duket se është...
    Sport19 Shtator 2024
    Real Madridi po do që ta transferojë Edon Zhegrovën, raporton Radio Montecarlo. Këtë raportim e ka publikuar edhe mediumi i mirënjohur spanjoll,...
    Bota/Rajoni19 Shtator 2024
    Kryetari i PD-së Sali Berisha ia kushtoi Gerti Bogdanit fjalimin e tij të përnatshëm nga dritarja e banesës, shkruan A2. Kreu i...
    Lajme19 Shtator 2024
    Partia Socialdemokrate e Kosovës sot do të mbajë një aksion simbolik. Ky aksion i subjektit që udhëhiqet nga Dardan Molliqaj, do të...
    Hulumtime19 Shtator 2024
    Një tender prej hiç më pak se 3.3 milionë euro për ndërtimin e rrjetit të ujësjellësit në Komunën e Vushtrrisë po dyshohet...
    Lajme19 Shtator 2024
    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe presidenti serb, Aleksander Vuçiq janë ftuar për drekë pune sot në Bruksel nga Presidentja e Komisionit...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.