×
  • Lajme
  • Lajme

    Kurti e Vuçiq të ftuar në drekën që Von der Leyen do të shtrojë sot për liderët ballkanikë

    FrontOnline
    19 Shtator 2024

    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe presidenti serb, Aleksander Vuçiq janë ftuar për drekë pune sot në Bruksel nga Presidentja e Komisionit Evropian, Ursual von der Leyen, lidhur me Planin e Rritjes.

    Në këtë drekë pune, siç ka konfirmuar zëdhënësja e Komisionit Evropian, Ana Pisonero, janë të ftuar edhe kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, kryesuesi i Këshillit të Ministrave të Bosnjë-Hercegovinës, kryeministri i Maqedonisë së Veriut, dhe kryeministri i Malit të Zi.

    Siç ka njoftuar ajo, Komisioni Evropian aktualisht është duke finalizuar rishikimin e agjendave të reformave të paraqitura nga vendet e Ballkanit Perëndimor.

    “Këto janë axhenda reformash nga aspekti socio-ekonomik, por edhe fusha themelore. Ndërsa jemi duke finalizuar shqyrtimin e këtyre agjendave të reformës, ne do të konsultohemi me shtetet anëtare në komitetin e ardhshëm të IPA-s. Nëse komiteti IPA merr një vendim pozitiv, komisioni do të pranojë axhendat e reformës”, ka deklaruar ajo.

    Ndërkohë Qeveria e Kosovës ende s’e ka konfirmuar pjesëmarrjen e Kurtit në drekën e Von der Leyen, por European Policy Center ka njoftuar se Kurti do të jetë folës të enjten në Bruksel si i ftuar i tyre.

    Ndërsa Presidenca e Serbisë ka njoftuar se Vuçiq do të jetë i pranishëm në drekën e organizuar nga Kryetarja e KE’së me të cilën do të ketë edhe një takim të ndarë.

    Siç raportoi Radio Evropa e Lirë në gjuhën serbe, qëllimi kryesor i këtij takimi, është diskutimi i “agjendave të reformës dhe rritjes”, të cilat pothuajse të gjitha vendet e rajonit të Ballkanit Perëndimor i kanë dorëzuar Komisionit Evropian, si parakusht për marrjen e pagesave të para nga Rritja

    Plani për Ballkanin Perëndimor, u miratua nga BE-ja në maj të këtij viti. Von der Leyen ishte i përfshirë personalisht në promovimin e atij plani dhe ai u mbështet nga Parlamenti Evropian dhe vendet anëtare të Këshillit të BE-së.

    Sipas raportimit, takimi do të jetë një mundësi e mirë për të parë se deri ku kanë arritur këto vende me përgatitjet për të realizuar qëllimet e Planit të Rritjes. Nëpërmjet Planit të Rritjes për Ballkanin Perëndimor, BE-ja planifikon të ndajë rreth gjashtë miliardë euro për vendet e rajonit nga viti 2024 deri në vitin 2027.

    Nga kjo shumë, dy miliardë do të jenë grante nga BE-ja, ndërsa pjesa tjetër do të jetë në formën e kredive favorizuese. Përfitues të këtyre fondeve janë të gjitha vendet e rajonit: Serbia, Shqipëria, Maqedonia e Veriut, Mali i Zi, BeH dhe Kosova.

    Punime në rrjet, KEDS tregon ku do të ketë nesër ndërprerje të rrymës
    Nga Rubrika
    Lajme19 Shtator 2024
    Partia Socialdemokrate e Kosovës sot do të mbajë një aksion simbolik. Ky aksion i subjektit që udhëhiqet nga Dardan Molliqaj, do të...
    Hulumtime19 Shtator 2024
    Një tender prej hiç më pak se 3.3 milionë euro për ndërtimin e rrjetit të ujësjellësit në Komunën e Vushtrrisë po dyshohet...
    Lajme19 Shtator 2024
    Sot mbi Kosovë do të mbajë mot me diell dhe vranësira të pakta. Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, këto vranësira gjatë ditës...
    Të tjera
    Lajme18 Shtator 2024
    Ish-Përfaqësuesi i Posaçëm i BE-së për Kosovën, Ambasadori Wolfgang Petritsch, ka thënë se duhet të mendohet një format i ri i dialogut...
    Sport18 Shtator 2024
    Barcelona e nis sezonin 2024/25 në Ligën e Kampionëve të enjten me një udhëtim në Monaco, ku trajneri Hansi Flick ka shprehur...
    Lajme18 Shtator 2024
    Anëtari i kryesisë së Lidhjes Demokratike të Kosovës Visar Azemi, duke folur për zgjedhjet parlamentare të 9 shkurtit, është shprehur i bindur...
    Lajme18 Shtator 2024
    Deputeti i LDK-së, Besian Mustafa, ka deklaruar se në krye me LDK-në në pushtet do të bëhet një verison i ri i...
    Lajme18 Shtator 2024
    Deputeti Besian Mustafa ka thënë se arsyeja pse Qeveria po manipulon me shifra në ekonomi, më saktësisht me këtë të fundit për...
    Lajme18 Shtator 2024
    KFOR’i ka publikuar pamje nga arritja në Kosovë e trupave nga Mbretëria e Bashkuar. Në njoftimin e KFOR thuhet se trupat britanike...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.