×
  • Lajme
  • Hulumtime
  • Hulumtime

    Dyshime për kurdisje të tenderit 3.3 milionësh nga Komuna e Vushtrrisë

    FrontOnline
    19 Shtator 2024

    Një tender prej hiç më pak se 3.3 milionë euro për ndërtimin e rrjetit të ujësjellësit në Komunën e Vushtrrisë po dyshohet se është kurdisur nga zyra e Prokurimit,  si dhe zyra e urbanizimit e kësaj komune.

    Më 26 gusht të këtij viti komuna e Vushtrrisë ka shpallur tenderin Ndërtimi i stacionit të pompimit rrjetit primar dhe rezervuarve të ujit në pjesën lindore të Vushtrri sipas lot I dhe lot II-ri tenderim”, por Operatoret Ekonomik (OE) që dëshirojnë të aplikojnë në këtë proces prokurimi po ankohen se kriteret e vendosura nga zyra e Prokurimit janë përshtatur për kompani të caktuar, pra sipas tyre në këtë proces tenderues është eliminuar në terësi konkurrenca.

    Kompania Diamanti për kriteret e vendosura në dosje të tenderit është ankuar në komunën e Vushtrrisë, por këta të fundit ankesën e kompanisë e kanë cilësuar si të pa bazë.

    Kompania në fjalë tashmë është ankuar edhe në Organin Shqyrtues të Prokurimit (OSHP), por këta të fundit deri më tash ende nuk kanë marrë vendim për këtë çështje.

    Në ankesën e kompanisë “Diamanti” të siguruar nga Front Online thuhet se gjatë vendosjes së kritereve komuna e Vushtrrisë ka shkelur pesë nene të Ligjit të Prokurimit Publik si dhe nenin 17 dhe 26 të Rregullores së Prokurimit.

    Më tutje në ankesë thuhet se kërkesat e panevojshme dhe diskriminuese të vendosura në dosje të tenderit po keqpërdoren nga stafi i komunës, më saktësisht zyra e Prokurimit në bashkëpunim me zyrën e Urbanizimit më saktësisht nga  Nexhat Merovci, ku për këtë sipas ankesës kompania Diamanti ka fakte të mjaftueshme.

    Kompania “Diamanti”: Ky tender është përgatitur  100 % për kompani të caktuar

    “Ky tender është përgatitur  100 % për kompani të caktuar dhe kufizohet konkurrenca”, thuhet në ankesën e kompanisë “Diamanti” drejtuar gjykatës së tenderëve në vend.

    Më tutje në ankesën e kompanisë drejtuar OSHP-së thuhet së një prej kritereve të kërkuara sipas dosjes së tenderit është edhe kërkesa që Operatorit Ekonomik që aplikon në këtë proces prokurimi duhet të ketë një  makinë për shpime horizontale nëntokësore me sistem të kontrollit llaser prej DN 110 mm-550 mm.

    “Në tregun e Kosovës sipas informatave që ne kemi ketë pajisje e ka vetëm kompania “Union Raketa”, prandaj duhet të largohet si kriter që pajisja duhet të jetë me sistem të kontrollit llaser me dimensionet e kërkuara sepse nuk e posedon askush përpos një kompanie të cilën neve si OE jemi në dijeni dhe mendojmë që është diskriminuese dhe favorizuese sepse të gjitha kompanitë bien nga konkurrenca dhe që është kriter vetëm për një kompani të caktuar” thuhet më tutje në ankesën e kompanisë në fjalë drejtuar bordit të OSHP-së.

    Gjithnjë sipas ankesës së kompanisë “Diamanti” kërkesat e dosjes së tenderit janë mjaftë diskrminunuese për shumicën absolute të OE dhe njëkohësisht është favorizues vetëm për një OE, sepse nuk posedon askush tjetër, pra vetëm kompania “Union Raketa” në tregun e Kosovës, dhe më ketë kërkesë faktikisht qysh tash është përcaktuar fituesi i këtij tenderi.

    Po ashtu, kompania Diamanti në ankesën drejtuar OSHP-së ka gjetur edhe shumë kritere  tjera favorizuese, por edhe të meta tjera që sipas tyre krijohet dyshim se tenderi është përgatitur për kompani të caktuar.

    Azemi: Pretendimet janë refuzuar në mungesë të fakteve

    Ilmi Azemi, drejtor i Prokurimit në komunën e Vushtrrisë, ka thënë për FrontOnline se pretendimet e kompanisë “Diamanti” janë refuzuar nga komuna e Vushtrrisë pasi që sipas tij kompania ka pasur mungesë të fakteve.

    “Lidhur me kërkesën tuaj ju konfirmoj se një OE ka ushtruar ankesën në OSHP. Pretendimet e ngritura nga OE në procedurë i kemi shqyrtuar në cilësinë e AK dhe të njëjtat janë refuzuar në mungesë të fakteve dhe provave. Tani lënda ka kaluar për shqyrtim në panelin e OSHP-së dhe besojmë fuqishëm se do të vendoset në mënyrën meritore” ka thënë ai për FrontOnline.

    Kritere favorizuese e diskriminuese

    Përfaqësues të kompanisë Diamanti kanë thënë për Front Online se kriteret e vendosura për këtë proces milionësh prokurimi janë 100%  kritere diskriminuese e favorizuese.

    “Me një fjalë këto kritere janë kritere anomalike të dorës së parë dhe keqpërdoruese të vendosura për kompani te caktuara që vërehen nga aeroplani dhe vetëm qe nuk janë vendosura  edhe tabelat për kompani të përcaktuara për fitimin e këtyre tenderove.  Kritere të cilat janë të palogjikshme, shihet qysh ne fillim dhe kuptohet lehtazi se me këto kërkesa të kushtëzuara nga ana Komunës së Vushtrri, përfituesi i këtij aktiviteti të prokurimit vetëm se është përcaktuar me publikimin e njoftimit për kontrate” thuhet në përgjigjen e kompanisë Diamanti.

    Më tutje, përfaqësues të kësaj kompanie thonë se për të gjitha shkeljet e gjetura e kanë njoftuar edhe përmes e-mailit zyrtarisht edhe Kryetarin e Kuvendit Komunal te Vushtrrisë, Ferit Idrizi.

    Sipas tyre, komuna e Vushtrrisë ka kërkuar staf te inxhinierive dhe mekanizëm të panevojshëm për ekzekutimin e këtij projekti duke eliminuar dhe diskriminuar te gjitha kompanitë tjera te cilat kane interes te marrin pjese ne ketë tender, ku kane kërkuar llojin e mekanizmit te cilën e posedon vetëm një kompani ne rajon (Kosove), mekanizëm i cili është i panevojshëm për ekzekutimin e projektit.

    “Keqbërësit me vetëdije të plot përmes zgjedhjes se përfituesit paraprakisht, se pari po e dëmton buxhetin e kësaj komune, gjegjësisht buxhetin e taksapaguesve të qytetareve të kësaj komune, duke rritur se paku dyfishin e çmimit te projektit nga vlera reale i cili ky projekt mund te përfundohet ne tërësi. Gjithashtu ju informojmë se50% e projekteve nga ky investitor tenderohen, publikohen dhe fitohen pa hartim të  projektit ekzistues, por vetëm me paramane dhe parallogarit. Po i njëjti projekt është tenderuar 3-here mirëpo për shkak të mosmarrëveshjeve të keqpërdoruesit kompetent të brendshëm në komune, është anuluar dhe tani i publikuarPo i njëjti aktivitet i prokurimit te ujësjellësit është anuluar vitin e kaluar nga OSHP, për shkak të mungesës se projektit ne baze te ankesës nga kompania jonë” thuhet më tutje në përgjigjen e kompanisë Diamanti / Front Online /

     

     

    Filloi aplikimi për gjeneratën e 10-të të KEDS Academy për nxënës dhe studentë të rinj
    Nga Rubrika
    Lajme08 Tetor 2024
    Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka marrë pjesë në ceremoninë e varrimit të babait të Haxhi Shalës, dhe ka shprehur ngushëllime tek...
    Lajme08 Tetor 2024
    Se nuk do të ketë pensione më të vogla se 150 euro, është zotuar i pari i Lidhjes Demokratike të Kosovës Lumir...
    Lajme08 Tetor 2024
    Policia, gjegjësisht Drejtoria për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit sot kanë zhvilluar një aksion ku është jë person pas intervistimit është...
    Të tjera
    Vip08 Tetor 2024
    Arbana Osmani, publikoi një fotografi ku shihet se ka filluar punë të re. Me shumë fleta e shkrime Arbana, shihet më e...
    Lajme08 Tetor 2024
    Shërbimi Korrektues i Kosovës njofton se sot, Drejtori i Përgjithshëm i Shërbimit Korrektues të Kosovës, Ismail Dibrani, së bashku me Drejtorin Ekzekutiv...
    Lajme08 Tetor 2024
    Gramos Agusholli, deputet nga Lëvizja Vetëvendosje, e vlerësoi heqjen e masës kufitare nga Qeveria Kurti si një vendim të drejtë, pas presionit...
    Lajme08 Tetor 2024
    Emsiari amerikan dhe zv.Ndihmës Sekretari i Shtetit, Aleksander Kasanof, do të vizitojë Kosovën këtë javë. Kështu kanë konfirmuar për Gazetën Express nga...
    Lajme08 Tetor 2024
    Prokuroria Speciale dhe Policia e Kosovës kanë dhënë detaje nga aksioni i përbashkët në Ministrinë e Mjedisit Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës. Sipas...
    Lajme08 Tetor 2024
    Policia e Kosovës dhe Prokuroria Speciale me anë të një komunikate të përbashkët kanë njoftuar se përgjatë bastisjes në aksionin e Ministrisë...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.