×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    Shqipëria në Qendrën Evropiane të Ekselencës, Balla: Forcon sigurinë

    FrontOnline
    10 Shtator 2024

    Ministri për Marrëdhëniet me Parlamentin, Taulant Balla ka prezantuar projektligjin për anëtarësimin e Shqipërisë në Qendrën Evropiane të Ekselencës kundër Kërcënimeve Hibride që po diskutohet në Komisionin e Jashtëm. Balla e cilësoi domosdoshmëri këtë anëtarësim, në një kohë kur këto sulme po bëhen gjithnjë e më të sofistikuara.

    Sipas ministrit anëtarësimi në këtë qendër do të mundësojë zhvillimin e  strategjive për të shmangur sulmet kibernetike dhe dezinformimin duke ruajtur sigurinë, stabilitetin dhe funksionimin e demokracisë në vendin tonë.

    “Pranimi i Shqipërisë në bashkëpunim të ngushtë me qendrën evropiane të ekselencës kundër kërcënimeve hibride ka si qëllim kryesor ruajtjen nga këto sulme. Pjesëmarrja ka të bëjë me nevojë e shtuar sa i përket përballimit të kërcënimeve hibride, të cilat sikurse secili prej jush është në dijeni përfshinë një gamë të gjerë veprimesh që rrezikojnë stabilitetin, sigurinë dhe proceset demokratike në vendin tonë por edhe më gjerë se kaq. Këto kërcënime vijojnë bëhen çdo ditë më të sofistikuara dhe më të përhapura në mbarë botën duke përfshirë sulmet kibernetike, dezinformimin, ndërhyrja në proceset demokratike dhe forma të tjerë të ndikimeve malinje që cenojnë sigurinë e shteteve. Për të adresuar problematika që sapo citove dhe për të forcuar qëndrueshmërinë e vendit tonë kemi vlerësuar si të domosdoshme anëtarësimin e Shqipërisë në këtë mekanizëm ndaj kërcënimeve hibride. Kjo është një organizatë ndërkombëtare autonome që ka mision forcimin e  qëndrueshmërisë dhe aftësimin e vendeve anëtare për t’u përballur me këto sulme hibride. Anëtarësimi i Shqipërisë në këtë qendër është një hapi rëndësishëm për të përmirësuar aftësitë tona kombëtare dhe bashkëpunim tonë ndërkombëtare për mbrojtjen ndaj kërcënimeve hibride”, tha Balla.

    Shqipëria ka disa nga përfitimet kryesore nga ky anëtarësim që lidhet me sforcimin e kapaciteteve mbrojtëse, investimet në modernizimin e infrastrukturës dhe rritja e trajnimit dhe profesionalizmit të institucioneve që do jenë pjesë e kësaj qendre ekselencën kundër kërcënimeve hibride. Ministri Balla tha se ky anëtarësim vjen në një kohë kur Shqipëria ka rreth 97 % të shërbimeve online.

    “Përfitimet e Shqipërisë janë: forcimi i kapaciteteve tona kombëtare për përballimin e kërcënimeve hibride. E dyta anëtarësimi në këtë qendër do na çojë në programe shumë të avancuara trajnimi dhe edukimi të të gjitha institucioneve që janë pjesë e këtyre përfitimeve nga anëtarësimi. Rritja e profesionalizmit dhe siguria analitike në përballje e sulmeve hibride. Do ndajmë informacione mes vendeve anëtare mbi kërcënimet hibride dhe ky bashkëpunim është një instrument shumë i domosdoshëm për të siguruar një rrjet të fort mbrojtje dhe të koordinuar me aleatët tanë ndaj këtyre sfidave. Na duhet zhvillimi i strategjive mbrojtëse përmes ekspertizës dhe trinimeve të ofruar nga kjo qendër. Kjo kërkon edhe investime në modernizmin e infrastrukturës.  Shqipëria duhet të investojë në modernizmin e kapaciteteve mbrojtëse dhe të përmbushur angazhimet që vijnë nga anëtarësimi në këtë qendër”, tha Balla.

    Qendra e ka selinë në Finlandë dhe në të janë të anëtarësuar një numër i madh shtetet, anëtare të NATO-s, që zhvillojnë strategji për përballimin e këtyre  sulmeve në fusha të ndryshe që nga ekonomia, strategjitë ushtarake ,ato sociale dhe ligjore. Kjo qasje gjithëpërfshirëse garanton një mbrojtje sa më efektive./rtsh.al

    Menaxho shpenzimet dhe fito zbritje me aplikacionin e Petrol Company
    Nga Rubrika
    Bota/Rajoni10 Shtator 2024
    Eurodeputeti Olliver Ropke, njëkohësisht edhe kryetar i komisionit për Ekonomi në PE nga zyra e Europës në Tiranë u shpreh sot se...
    Bota/Rajoni10 Shtator 2024
    Shtetet e Bashkuara më 10 shtator vendosën sanksione të reja ndaj Iranit në përgjigje ndaj mbështetjes ushtarake që Teherani i jep Rusisë,...
    Bota/Rajoni10 Shtator 2024
    Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme i Shqipërisë, Igli Hasani ka zhvilluar një bisedë telefonike me homologun e tij ukrainas, Andrii...
    Të tjera
    Lajme10 Shtator 2024
    Valon Murati nga Lëvizja për Bashkim (LB), ka bërë një reagim pasi paneli i Gjykatës së Apelit të Dhomave të Specializuara, ia...
    Sport10 Shtator 2024
    Një komision i pavarur ka marrë vendimin unanim për kartonin e kuq që mesfushori i Arsenalit, Declan Rice e kishte marrë në...
    Lajme10 Shtator 2024
    10 shtatori i 2012-tës, është data që shënon edhe përfundimin e mbikëqyrjes së shpalljes së Pavarësisë së Kosovës. Tashmë janë bërë 12...
    Bota/Rajoni10 Shtator 2024
    Shtetet e Bashkuara më 10 shtator vendosën sanksione të reja ndaj Iranit në përgjigje ndaj mbështetjes ushtarake që Teherani i jep Rusisë,...
    Lajme10 Shtator 2024
    Anëtari i Kryesisë së AAK-së, Daut Haradinaj, ka thënë se kryeministri Albin Kurti po “e mbanë gjallë lanin patriotik” për të fituar...
    Lajme10 Shtator 2024
    Drejtoreshë e Arsimit në Komunën e Prishtinës, Jehona Lushaku-Sadriu sonte në emisionin “Rubikon” në Klan Kosova ka folur në lidhje me mësimin...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.